Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar një autobus të një kompanie nga Serbia, që po udhëtonte në relacionin Shkup-Beograd. Autobusi është ndaluar në pikën kufitare “Tabanoc”, ku është vërejtur hapësirë e posaçme, e bërë për fshehjen e gjësendeve. “Inspektorët doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc kanë kapur një autobus me hapësirë të posaçme të projektuar, përshtatur dhe modifikuar, me qëllim fshehjen e mallit. Përkatësisht, më 09.08.2023, autobusi i një kompanie transportuese serbe, i cili kryen transport të rregullt të udhëtarëve në linjën Shkup – Beograd”, thonë mes tjerash nga Dogana.
Author: Politiko
Një grua marokene nga një fshat në provincën e Chichau, pranë Marakeshit, humbi burrin dhe katër fëmijët e saj në tërmetin që goditi Marokun të premten. “Burri im dhe katër fëmijët vdiqën në tërmetin shkatërrues. Unë mbeta vetëm pa asgjë”, tha nëna e pikëlluar për Channel 1 të Marokut, transmeton Telegrafi. Më shumë se një 2 mijë njerëz humbën jetën dhe më shumë se 3 mijë tjerë u lënduan në një tërmet të fuqishëm me magnitudë 7.2 që goditi Marokun, njoftoi të shtunën Ministria e Brendshme e vendit. Ndërkohë është bërë e ditur se në mesin e të lënduarve mbi…
Një prej përdoruesve të rrjetit social X, ka regjistruar momentin kur minarja e xhamisë së vjetër 850 vite në Marok, shkundet nga dridhjet e fuqishme. Nga ky tërmet deri më tani kanë humbur jetën mbi 2 mijë persona, kurse mbi 1.400 tjerë janë në gjendje kritike, transmeton Telegrafi. Mbi 300 mijë banorë janë prekur nga ky tërmet i fuqishëm që goditi kryesisht pjesët malore, kurse shumë prej tyre e kanë kaluar natën e dytë në ambient të hapur. Bëhet fjalë për xhaminë në sheshin e Marakeshit, në video shihet njerëzit duke ikur sa më larg që munden nga xhamia, nga…
Në stadiumin “Fadil Vokrri” të shtunën u zhvillua ndeshja në mes të Kosovës dhe Zvicrës e vlefshme për kualifikim në “Euro 2024”, e cila përfundoi në rezultar 2-2. Në tribunë, tifozët Dardanë kishin përgatitur një koreografi për të nderuar lojtarët e Kosovës, policët, ushtarët dhe mjekët. Ndërsa në krye të banerit gjigant ishte vendosur ylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, me shallin me flamurin e Kosovës – nga sekuencat e klipit të famshëm “Shine Ya Light”. E mesa duket një nderim i tillë i ka rënë në sy edhe vetë këngëtares së hiteve ndërkombëtare, e cila i rishpërndau pamjet…
Zgjedhja e një parfumi është një çështje personale dhe jo të gjithë janë të fiksuar pas erës së tij. Megjithatë shumë gra dhe vajza investojnë kohë dhe kërkime për të gjetur parfumin e duhur, në mënyrë që të mos e ndërrojnë më. Hailey Bieber e ka një të preferuar dhe në fakt nuk i përket ndonjë marke shumë të kërkuar. “Vanille Eau de Parfum” nga Laura Mercier është aroma e preferuar e Hailey-t. “Pas dushit, unë gjithmonë aplikoj një vaj trupi dhe më pas përdor këtë parfum. E adhuroj aromën e vaniljes”, ka thënë modelja për revistën Glamour. “Vanille Eau…
LSDM-ja pushtetare përmes një kumtese për media ka bër me dije se vendi nuk ka zgjidhje tjetër përpos anëtarësimit në BE, duke numëruar arritjet dhe të mirat që i vijnë qytetarëve nga eurointegrimi, përcjell KlanM. “E ardhmja e Maqedonisë është evropiane dhe nuk ka rrugë tjetër, anëtarësimi në BE është alternativa e vetme, për vendin, për standard më të mirë të jetesës së qytetarëve, për mundësi më të mira për të rinjtë. LSDM-ja për vetëm pak vite arriti ta rrisë pagën minimale nga 8.000 denarë në 21.000 denarë, ndërsa pagën mesatare në 36.000 denarë. Me anëtarësimin në BE, pagat do…
Përfaqësuesja U21 e Maqedonisë luajti në mënyrë fantastike në Jönköping dhe arriti të merr një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Suedisë në kuadër të xhiros së parë të grupit C, të eliminatoreve për kualifikimin në Kampionatin Evropian në Sllovaki 2025. Të përzgjedhurit e seleksionuesit Dragi Kanatllarovski luajtën taktikisht në mënyrë perfekte, kompakte dhe nuk i lanë shumë hapësirë përfaqësueses suedeze për të luajtur dhe në fund Maqedonia me meritë arriti të merr një fitore minimale 1:0. Goli i vetëm në takimin e sotëm u shënua nga Ivan Nikolov, i cili arriti të realizoj që në minutën e 7-të. Vlen të…
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit të tërmetit tragjik në Marok. Kreu i shtetit shqiptar thotë se ndihet zemërthyer nga pasojat që ka shkaktuar tërmeti dhe shpreh ngushëllime për familjet e prekura nga kjo tragjedi. “Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj. Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6.8 kanë humbur jetën deri më tani mbi 600 persona. Mbi 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar. Autoritetet thonë se numri i viktimave dhe të plagosurve…
‘Quiet Cutting’, është sfida më e re me të cilët po përballen punonjësit e kompanive të ndryshme në botë. Pra, një formë indirekte që shefat t’i pushojnë nga puna. Sipas Wall Street Journal, në SHBA çdo mëngjes qindra njerëz hapin e-mailet e tyre dhe informohen se megjithëse nuk janë pushuar nga puna, u është ngarkuar një detyrë e re dhe shumë e vështirë. Kjo është metoda e punëdhënësve për t’i larguar nga puna. Sipas ekspertëve të tregut të punës, caktimi i detyrave të reja që mund të shoqërohet dhe me ndryshim në pozicionin e punës, është tendencë për kompanitë në…
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Dritan Goxhajt për të fituar lirinë. Togat e zeza kanë lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg me qëllim ekstradimin e tij në kosovë ku akuzohet për pengim të drejtësisë. Ish-ushtarit të UÇK-së i ka përfunduar afati 40 ditë i masës së sigurimit dhe mbrojta pretendon se për aq kohë sa drejtësia e Kosovës nuk ka sjellë prova shtesë për ekstradim Goxhajt duhej që të fitonte lirinë. Goxhaj u arrestua më 31 Korrik me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës, që e akuzon atë se ka intimiduar dëshmitarët në procesin kundër…