Author: Politiko

Presidenca e Maqedonisë së Veriut ka shpërndarë fotografi nga takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Brdo-Brione. Në fotografitë e publikuara hihen liderët e Sllovenisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut që janë fotografuar me secilin president të shteteve tjera të Ballkanit përfshirë edhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Po ashtu, është bërë edhe një fotografi e të gjithë liderëve së bashku, në takimin e sotëm është diskutuar zhvillimi i Ballkanit Perëndimor dhe integrimi evropian i tij.

Read More

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka përkujtuar sot ngjarjen tragjike të 11 shtatorit, sulmin terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ahmeti shkruan se viktimat e Kullave Binjake duhet të kujtohet me nderime dhe ngjarje të tilla të mos përsëritën më. Statusi i plotë: Bota mbarë përkujton sot një nga episodet më tragjike që ka përjetuar në historinë e saj, 22 vjetorin e sulmit terrorist ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës që u mori jetën rreth 3000 njerëzve të pafajshëm të përkatësive të ndryshme etnike dhe fetare. Ky akt i kobshëm lëkundi themelet e vlerave demokratike të…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në shtëpinë e një të dyshuari kosovar që është arrestuar më herët, ka gjetur dhe sekuestruar sekuestruar një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplumb, tre këllëf të pistoletë dhe një sprej. Rasti nga policia është hapur si “armëmbajtje pa leje”. “Leposaviq 09.09.2023 – 20:30. Njësia e Hetuesisë gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit kosovar që ishte arrestuar më herët ka gjetur dhe sekuestruar një helmetë ushtarake, dy pllaka antiplumb, tre këllëf të pistoletë dhe një sprej. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Read More

Kievi u sulmua nga dronët rusë orët e para të mëngjesit të sotëm, por nuk raportohet për viktima. Të paktën 10 shpërthime u dëgjuan në kryeqytetin ukrainas dhe sirenat e sulmit ajror sinjalizuan se banorët duhet të mbrohen. Shefi i Administratës Ushtarake të Kievit, Serhiy Popko tha se mbeturinat e dronëve kishin shkaktuar një zjarr në një ndërtesë banimi, por ajo ishte shuar. Gjatë fjalës së tij, Popko tha se rreth 20 dronë sulmues “Shahed” të prodhuar nga Irani ishin rrëzuar të dielën. Ai shtoi se ata kishin fluturuar mbi Kiev në grupe nga disa drejtime. “Shumica e mbeturinave ranë…

Read More

Kosova ka arritur një barazim të në fundin e ndeshjes ndaj Zvicrës me rezultat 2-2 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”. E mediumi i njohur zviceran, “Blick” ka kritikuar ashpër dyshes shqiptare të Zvicrës, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. “U fol shumë para kësaj ndeshjeje. Për lidhjet mes Kosovës dhe Zvicrës. Për faktin se në kombëtaren e Zvicrës luajnë lojtarë me rrënjë nga Kosova. U fol shumë. Por sporti u diskutua vetëm pak paraprakisht”. “Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i bëri thirrje ekipit të tij, tifozëve dhe mediave një ditë më parë: Le të jemi miq para…

Read More

Gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar një 27-vjeçar nga Shkupi pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një polic. “Me datë 09.09.2023 rreth orës 01:20 në rrugën lokale në fshatin Marino – vendbanimi Ilinden, Shkup, nga ana e zyrtarëve policorë është arrestuar B.T. (27) nga Shkupi, pasi ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor i cili ka qenë duke kryer detyra zyrtar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Read More

Nga qendra e menaxhimit të krizave bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 22 vatra zjarri në hapësirë ​​të hapur dhe të gjitha janë shuar dhe se nuk ka zjarre aktive. Gjithashtu QMK bën me dije se paralelisht me aksionin për zjarret në ambiente të jashtme, zjarrfikësit kanë pasur disa ndërhyrje në djegien e objekteve të ndryshme në zonat e banuara dhe urbane të vendit.

Read More

Sergei ishte ishullori i parë që u largua nga vila e dashurisë mbrëmjen e djeshme. Love Island Albania ishte live në Tv Klan nën drejtimin e Luana Vjollcës. Në dalje të vilës luksoze Sergei dha një intervistë ekskluzive për Love Island Albania. Pyetje: Si ndihesh tani që po largohesh nga vila? Sergei: Tani jam i lumtur sepse vërtet kuptova kush më do dhe kush nuk më do dhe mendoj se u tregova më i sinqertë se sa duhet, fola për ca gjëra që nuk duheshin treguar. Ishin vajzat e vilës ato që zgjodhën partnerët e tyre për të vazhduar rrugëtimin…

Read More

Mbi 2 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht. Shifrat janë ndarë nga kryeministri Edi Rama në Facebook, i cili shkruan se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe përgjatë muajit shtator. “Mirëmëngjesi dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama.

Read More

Së paku tre persona e humbën jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar në aksidentin e komunikacionit që sot herët në mëngjes ndodhi në pjesën veriore të Greqisë, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, ku u përplasën një autobusi turistik nga Serbia fillimisht me një automjet e më pas u përfshi në aksident edhe një tjetër veturë. Sipas MIA, prej orës 6:30 rruga është e mbyllur për komunikacion. Sipas televizionit shtetëror grek ERT ka pasur ndeshje të drejtpërdrejtë të një autobusi dykatësh turistik me 78 turistë nga Serbia, me një automobil, jetën e kanë humbur tre nga katër…

Read More