Tashmë ka dy javë që Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka konfirmuar takimin me 14 shtator mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel Në anën tjetër, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke punuar drejt “rezultateve pozitive” në procesin e dialogut. Lajçak të dielën përmes një postimi në Facebook tha se se java e kaluar ishte e mbushur me punë përgatitore mbi takimin në Bruksel, ku do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti…
Author: Politiko
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të Martë këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin si Enca. Policia e Tiranës bën me dije se pasi ushtroi kontroll në banesën e këngëtares, në ballkon gjeti 5 vazo të mëdha të mbjella me kanabis. Pas arrestimit, siç raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj, këngëtarja ka thënë se është përdoruese dhe e ka për përdorim vetjak. 27-vjeçarja është kapur bashkë me të dashurin e saj. Banesa e këngëtares ndodhet në afërsi të Tegut në një vilë private.
Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant gjatë orëve të paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira të lehta në të gjithë zonën malore duke lënë zonat e ulëta dhe të gjithë vijën bregdetare nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta. Gjatë natës pritet që vranësirat të shtrihen në një pjesë të mirë të territorit por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 35°C.…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, i ka siguruar të gjithë pacientët se terapia në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, është kualitative dhe i përmbush të gjitha kriteret. Ai apeloi që ky rast të mos keqpërdoret nga politika dhe ju bëri thirrje qytetarëve mos të manipulohen, por t’i besojnë sistemit shëndetësor. “I siguroj qytetarët e vendit dhe pacientët që terapia që merret në Onkologji është terapi kualitative, terapi që i përmbush të gjitha kushtet. Unë ju garantoj se pacientët e marrin të gjithë terapinë që shkruhet nga ekspertët apo specialistët e lëmisë. Por, dua të apeloj është një herë, mos të…
Universiteti i Tetovës, përmes një akademie përkujtimore, dje e nderoi jetën dhe veprën e nobelistit Prof. Dr. Ferid Murad, njëherit edhe laureat i titullit Doctor Honoris Causa i Universitetit të Tetovës. Siç kumton zyra për informim e UT-së, rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli, në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve tha se nderimi i një kolosi me përmasa globale, sikurse ishte Prof. Dr. Ferid Murad, është detyrim për secilin prej nesh, sepse ai e ngriti në piedestalet më të larta emrin e kombit shqiptar, të cilit edhe ai vet i përkiste. “Karriera e nobelistit tonë, Prof.…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia, u shpreh se ndryshimet në Kodin Penal nuk janë amnisti dhe nuk do ta kthejnë as ish-kryeministrin Nikolla Gruevski në Maqedoninë e Veriut. “Ndryshimet në Kodin Penal nuk janë amnisti ndaj keqpërdoruesve, nuk lirohet asnjë. Rastet gjyqesore ndër vite kanë marrë epilog, rasti Sopoti e mori një përfundim. Kemi raste si Alfa apo Monstra që janë në gjykatën supreme. Për Alfan kemi ekspertizë dhe vlerësim që tregon se në burg ndodhet një person i pafajshem.Ekspertiza e re do të dëshmoi pafajsinë e Agimit. Politika nuk guxon…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia tha se BDI është e fortë me Ali Ahmetin, figura politika që faktorizoi shqiptarët. “BDI është e fortë me Ali Ahmetin të gjithë ne jemi ndjekës së frymës së tij, udhëheqjes së tij. Ali Ahmeti ka lindur lider dhe prijës i këtij vendi, si Ahmeti nuk ka në Evropë, nëse nuk do ishte ai do të duhej të shpiknim një fiksion të tij por një i dytë nuk mund të koekzistojë. Të gjitha partitë e vogla që kanë dalë tani janë si ato qeset e instant…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha në emisionin “Klan Debat” se disa oligarkëve maqedonas po ju pengojnë shqiptarët e suksesshëm në politikë. Ai potencoi se edhe sulmet ndaj projektit Korridori 8 po vijnë nga këto qendra. “VMRO donte largimin e BDI-së nga pushteti, problemi nuk ishte më çështja bullgare por shqiptarët. Oligarkët maqedonas e kan hallin që shqiptarët janë të zotit për vetëqeverisje, dhe me këtë kulturë politike dhe mediatike kemi arritur që të realizojmë investime marramendëse kapitale, ku dallimi është shumë i madh ku ne kemi lidhur marrëveshje me kompani amerikane dhe evropiane dhe jo me kompani kineze. Oligarkët…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia tha se do ta padis kryetarin e Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski për shpifje. Grubi tha se, Dimistrievski nuk ka kërkuar falje, madje ka ndryshuar disa herë deklaratat. “Ai po gënjen. Kishte 24 ore afat që të kerkoj falje, ai nuk e respektoj këtë vendim. Tha se kam qenë në Budapest, aludoj në shumë takime e mbledhje që realisht nuk kanë ndodhur kurrë, sepse unë asnjeherë nuk kam qenë as në Budapest as në Hungari. Ai do vëmendje, ai do të aktualizohet, mirëpo unë nuk do…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia, tha se me Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme. “Propozim ligji për Ndryshimin e Kodit Penal erdhi me flamur europian, isha dhe unë present ndërsa u udhëhoq nga kryeministri. Me Kodin Penal bëhet zgjerim më i madh i hapësirës për sekuestrim të pasurisë së paligjshme, që është fituar përmes korrupsionit, është në përputhje me ligjet europiane dhe nuk ka asgjë për tu debatuar. Më shumë po diskutohet për nenin 353, nen i vendosur dikur për të pasur frikësime e presione i vendosur…