Author: Politiko

Ka mbetur vetëm edhe një ditë nga takimi në mes Kosovës e Serbisë. Dje Bashkimi Evropian njofton zyrtarisht takimin trepalësh mes Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell dhe udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq. Takimi dy palesh qe nis ne oren 9 te memgjesit do të fokusohet në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale. “Të enjten, më 14 shtator, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell do të presë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel, me pjesëmarrjen e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.…

Read More

Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST Kosova, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar me shtetet partnere, njofton se sot ka arrestuar Andi Vokshin. Njësia FAST-Kosova, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Pejë, në koordinim edhe me organe tjera të sigurisë, kanë arritur të lokalizojnë vendndodhjen e më pas edhe ta arrestojnë personin e dyshuar. Lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla, thekson policia. “Personi i kërkuar, i cili kërkohej nga INTERPOL-i në llogari të organeve shtetërore turke, dyshohet se është i përfshirë në trafikim ndërkombëtar me lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Read More

“Disa masa anti-krizës, të cilat do t’u drejtohen kategorive të cenueshme të qytetarëve, duhet të jenë aktive që nga fillimi i nëntorit”, tha zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet ekonomike, Fatmir Bytyqi. Ai theksoi se mjetet tashmë janë të parapara në ribalancin e buxhetit dhe kur të kalojë procedura parlamentare do të shpallen masat. “Nuk merren masa kundër krizës për tregtarët, që dikush diku të llogarisë diçka. Do të merren masa kundër krizës për qytetarët, në ndihmë të atyre që sot kanë më shumë nevojë. Ne duam të merremi me pasojat sepse do t’i zgjidhim shkaqet në mënyrë institucionale. Pasojat janë ato,…

Read More

Deputetët në seancës së 120-të kuvendore, do t’i shqyrtojnë propozimet për emërimin e anëtarëve të Këshillit Fiskal të Maqedonisë, projektligjet për tatimin e solidaritetit, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, Ligjin për tatimin në fitim, njofton Flaka Deputetët do ta kenë para vetës edhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për shëndetësi, të gjitha në procedurë të shkurtuar, njofton Flaka. Në rend dite do të jetë edhe strategjia fiskale e Maqedonisë për vitet 2024-2028. Flaka

Read More

Numri i turistëve në korrik të vitit 2023 është 197.273, nga të cilët 46,0 për qind janë turistë vendor dhe 54,0 për qind të huaj. kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës. Numri i bujtjeve të kaluara në korrik të vitit 2023 është 742.970, nga të cilat 71,4 për qind janë turistë vendor dhe 28,6 për qind të huaj. Në periudhën janar – korrik 2023, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i turistëve është rritur me 25,3 për qind, edhe atë: te turistët vendor ka rritje prej 1,2 për qind, ndërsa te turistët e huaj ka rritje prej 44,0…

Read More

Rregullatorët francezë kanë urdhëruar sot kompaninë Apple që të ndalojë shitjet e iPhone 12 për shkak të emetimit të tepërt të rrezatimit elektromagnetik si dhe ka kërkuar tërheqjen e telefonave ekzistues nga tregu. Agjencia franceze që rregullon frekuencat e radios, ANFR, tha se testimi tregoi se modeli lëshonte më shumë valë elektromagnetike të ndjeshme ndaj përthithjes nga trupi sesa lejohej.

Read More

Presidenti Italian Sergio Mattarella i tha homologut malazez Jakov Milatoviç se Bashkimi Evropian nuk mund të jetë i plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor. Vete Milatovic, ka kërkuar që afati i paraparë për zgjerimin e BE-së në vitin 2030 duhet qe të modifikohet në atë mënyrë që vendet kandidate, të mund të hyjnë shumë më herët në familjen evropiane në përputhje me meritat e tyre. Sipas Milatoviç Mali i Zi ka mundësi reale e për të përmbushur parakushtet e nevojshme për anëtarësim para këtij afati. Mali i Zi u bë shtet kandidat për anëtarësim në dhjetor të vitit 2010, por…

Read More

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi jugor i vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri 15, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 29 deri 34 gradë celsius. Në ditët në vijim moti do të jetë i ngrohtë, ndërsa nga dita e premte do të ketë reshje të shiut.

Read More

Me minimin në fshatin Banjicë e Epërme në afërsi të Gostivarit u shënuan fillimet e punimeve për Korridorin 8 i cili shtrihet nga Tetova në Gostivar, vazhdon në Kërçovë e deri në Ladorisht të Strugës ku do të jetë edhe kufiri me Shqipërinë. I pyetur për krahasimin midis projektit kinez dhe atij amerikan, zv/kryeministri i parë Artan Grubi u shpreh se një projekt i tillë as që krahasohet, pasi kinezët për 10 vjet nuk e bënë asnjë metër autostradë dhe nga 400 milionë Euro rritën koston në 600 milionë Euro, ndërsa amerikanët për 6 muaj projektuan autostradën, përcaktuan trasenë dhe…

Read More

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati në Budapest të Hungarisë ka demantuar pretendimet e kryetarit të Kumanovës Maksim Dimitrevski se ai ka takuar zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi për të diskutuar mbi ndryshimet në Kodin Penal, informon Indeks.mk “Mohoj se jam takuar me Artan Grubin apo Maksim Dimitrievskin në Budapest. Herën e fundit që e kam takuar Artan Grubin ka qenë në selinë e VMRO-DPMNE-së në fillim të vitit 2017 i shoqëruar nga Ali Ahmeti. Maksim Dimitrievski ka marrë udhëzime…., për të shpikur takimet e mia të supozuara, nuk mbaj mend ta kem takuar…

Read More