Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, ditën e djeshme njoftoi për jetësimin e projektit më të rëndësishëm infrastrukturor në vend, Korridori 8. Një korridor i cilësuar si pan-evropian që do të krijojë lidhjen e Maqedonisë së Veriut me shumë shtete të Ballkanit, projekt që u rikthye në fokus të BE-së përmes projektit infrastrukturor evropian TEN-T. Por, shënimi i kësaj ngjarje të rëndësishme është neglizhuar krejtësisht në një nga televizonet më të shikuara në vendin tonë! Gazetari dhe analisti i mirënjohur politik Seladin Xhezairi, në statusin e tij në Facebook e ka theksuar këtë neglizhencë, për të cilën aludohet se është televisioni…
Author: Politiko
Policia arrestoi ditën e sotme këngëtaren e njohur Enca pasi 27-vjeçarja akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Pas kontrollit në banesën e saj, në ballkon policia ka gjetur 5 vazo të mbjella me kanabis të mëdha. Gjithashtu bëhet e ditur se edhe i dashuri i saj është arrestuar. Këngëtarja para bluve të Tiranës është shprehur se i ka për përdorim vetjak, por kush e ka spiunuar këngëtaren? Burime për AlbEu bëjnë me dije se ka qenë një person nga rrethi i saj që e ka spiunuar në polici, pasi ajo organizon shumë festa private në banesë. Njoftimi i policisë: Finalizohet…
Kiara Tito është një ndër moderatoret më të dashura për publikun. Ajo u bë akoma më e dashur pas martesës së saj me Luizin, përcjell ORAinfo. Kiara është shumë aktive në rrjetet sociale, me postime nga më të ndryshmet. Kiara se fundmi ka publikuar disa fotografi ku shfaqet super joshëse. E veshur me fustan të ngushtë dhe të shkurt, Kiara shfaqet super hot. Ndërsa nuk ka munguar as reagimi i burrit të saj, Luiz Ejllit. ‘Është dobësuar prandaj i ka rënë pak minifund. Falemnderit për mirëkuptimin’, ka qenë përshkrimi qe i ka bërë fotografive të Kiares, Luizi. /ORAinfo/
Dashi Një qëndrim elegant ndaj jetës mund t’ju sjellë shumë kënaqësi. Ka disa rreth e rrotull që do të donin të të kishin në dorën e tyre dhe të telefononin nga mëngjesi deri në mbrëmje. Dorëzojuni kërkesave të tyre dhe mund të kaloni orët tuaja të punës duke pyetur veten se çfarë keni humbur. Demi Mos u stepni për të thënë Jo, nëse dikush që ka pranuar së fundmi të fillojë të mbajë mbi supe pjesën e tij të përgjegjësive, ju kërkon të ndihmoni sërish. Është e gabuar që ju duhet të vazhdoni me detyrat e tyre si dhe tuajat.…
Përmes ceremonisë së detonimit, prej dje kompania prestigjioze ‘Bechtel – Enka” filloi me ndërtimin e Korridorit 8. E pranishme në fillimin e punimeve ishte dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski si dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi. Në faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA-ve në Maqedoni shkruan se projekti Korridori 8 përveç rëndësisë infrastrukturore, do të mundësoj lëvizje më të lirë të njerëzve dhe mallrave, duke e kthyer shtetin në vend që tërheq investime të…
SPANJË- Një burrë është arrestuar në Madrid pasi ka sulmuar seksualisht gazetaren e kanalit televiziv spanjoll Cuatro, Isa Balado , teksa ajo raportonte drejtpërdrejt detaje për një grabitje të fundit, raportojnë mediat e huaja. Burri iu afrua dhe i preku të pasmet. Gazetarja, pasi e largoi, tentoi të vazhdonte rrëfimin e saj, por një koleg nga studioja e ndërpreu për ta pyetur se çfarë kishte ndodhur: “Më falni që ju ndërpreva, Isa, por të preku?”. Drejtuesi i studios shpjegoi se kishte lajmëruar policinë. Menjëherë më pas, Policia Kombëtare njoftoi se kishte ndaluar personin dhe kishte publikuar pamjet e arrestimit.
Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se Google nuk ka luajtur në bazë të rregullave në përpjekjet e platformës për të mbizotëruar fushën e kërkimeve në internet, duke paguar miliarda dollarë për të eliminuar shanset e rivalëve më të vegjël. “Ky rast ka të bëjë me të ardhmen e internetit,” tha Kenneth Dintzer i Departamentit të Drejtësisë, i cili po argumenton në këtë rast se që nga viti 2010 Google ka mbajtur monopolin e tij në mënyrë të paligjshme. Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzon kompaninë Google se u ka paguar miliarda dollarë çdo vit kompanive, që prodhojnë pajisje, si Apple,…
Banorët në Libi kanë përjetuar orë tmerri, pasi stuhia shkatërrimtare ka marrë me vete gjithçka. Deri më tani rezulton se numri i të zhdukurve ka kaluar mbi 10 mijë. Presidenti Bajram Begaj përmes një postimi në platformën X ka shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për popullin e Libisë në këtë kohë të vështirë. “Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin e Libisë gjatë kësaj kohe të vështirë. I shpreh ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit për shkak të ndikimit shkatërrues të stuhisë Daniel në Libinë lindore”, ka shkruar presidenti Begaj. Qyteti Derna, më i godituri, dyshohet…
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte zbuluar praninë e 35 avionëve kinezë dhe 27 anijeve ushtarake rreth ishullit. Sipas ministrisë nga 35 avionë, 28 kaluan vijën dhe hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Taipeit. Ndërkohë aeroplanmbajtësja kineze Shandong lundroi gjithashtu në Paqësorin lindor. “Forcat e Armatosura të Tajvanit kanë monitoruar situatën dhe kanë ngarkuar avionët, anijet e marinës dhe sistemet e raketave me bazë tokësore për t’iu përgjigjur këtyre aktiviteteve”, thuhet në një deklaratë. Grupi transportues Shandong dhe dy grupe të veprimit sipërfaqësor kaluan tranzit në Detin Filipine, në lindje të Tajvanit, për stërvitje të…
Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, tha të martën se pret nga palët të marrin seriozisht detyrimet e tyre, të dala nga marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, dhe të fillojnë përmbushjen e tyre për të shënuar përparim në zbatimin e saj. Takimi mes dy udhëheqësve do të mbahet të enjten në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pas disa muajsh tensionesh dhe përshkallëzimi në Kosovë. Zëvendës-Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar thotë se “Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të…