Author: Politiko

Me minimin në fshatin Banjicë e Epërme në afërsi të Gostivarit dje u shënuan fillimet e punimeve për Korridorin 8 i cili shtrihet nga Tetova në Gostivar, vazhdon në Kërçovë, Strugë deri në kufij me Shqipërinë. Të pranishëm në këtë eveninet ishin zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi i cili është edhe koordinator i aktiviteteve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoj Boçvarski, drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore Ejup Rustemi, si dhe ambasadorja amerikane, Angela Ageler, thuhet në njoftimin nga BDI, Gostivar. Bechtel dhe Enka kanë zgjedhur 37 sub-kontraktues, 36 nga të cilët…

Read More

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në selinë e NATO-s në Bruksel do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Takimi i Osmanit me njeriun e parë të NATO-s është në kuadër të vizitës njëditore të punës të shefit të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut në Bruksel. Siç lajmëroi raportuesi special i MIA-s nga Brukseli, Osmani do të ketë takim edhe me këshilltarin kryesor për Politikë të Jashtme në Kabinetin e kryetarit të Këshillit të BE-së, Sharl Mishel, Simon Mordju dhe me këshilltaren për Politikë të Jashtme përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor dhe Migracion, Maja Kocijançiq.…

Read More

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Për shkak të punimeve ndërtimore në aksin rrugën R2235 ndërmjet digës Mavrovë dhe fshatit Mavrovë, me datë 13.09.2023. (e mërkure), qarkullimi do të ndalet në orën 09:00. – 16:00. Qarkullimet do të rikahëzohen përmes fshatit Bunec – f. Leunovë – f. Nikiforovo – f. Mavrovë. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve…

Read More

Ndryshimet kushtetuese janë për vazhdimin e rrugës evropiane dhe do të sigurojnë të ardhmen evropiane të shtetit dhe qytetarëve të tij, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së. “Rëndësia e momentit historik me të cilin po përballet vendi është thelbësore dhe duhet të bëjë një hap përpara në procesin e integrimit evropian. Dyert e BE-së janë të hapura, mbështetja e partnerëve strategjikë është e fortë dhe e qartë. VMRO-DPMNE nuk ka argumente për të bllokuar miratimin e amendamenteve kushtetuese, të gjitha gënjeshtrat deri në një janë fundosur. Së pari shpërndanë frikë dhe panik për asimilimin dhe bullgarizimin dhe gjuhën maqedonase…

Read More

Në rrjetet sociale qarkullojnë vazhdimisht trende, këshilla, vlogje për situata të ndryshme të jetës së përditshme. Madje ka dhe nga ato blogere që të mësojnë se si të gjesh një punë me kërkesa shumë të ulëta, praktikisht “punë për dembelë”. Por, si mund të gjendet ekuilibri i duhur mes punës dhe pushimit? E vërteta është se çdo fillestar në punë zhgënjehet për një sërë arsyesh, qoftë prej shpërblimit financiar, ambienti apo edhe vetë aftësitë e tij. Kështu lind demotivimi, por kjo ndodh edhe te njerëz që kanë vite tek e njëjta punë. Sipas profesoreshës së Universitetit të New York-ut, Suzy…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e strukturave të policisë së Vlorës, të cilat sipas tij, neutralizuan një grup të rrezikshëm kriminal, i cili dyshohet se kishte në plan akte të rënda kriminale dhe terroriste, përmes përdorimit të lëndëve plasëse. Gjatë aksionit të policisë u sekuestruan disa mina me telekomandë dhe një shtetas u arrestua gjatë këtij aksioni (Lexo më shumë). Ministri Balla ka përshëndetur menjëherë strukturat e policisë së Vlorës me atë në një postimi në Facebook: “Policia e Shtetit ka goditur një grup kriminal me rrezikshmëri të lartë, duke parandaluar kështu ngjarje të rënda kriminale dhe…

Read More

Policia nga SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal kundër L.A.(35) nga Kumanova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “tentim vrasje” dhe kundër N.M.(36) nga Kumanova për shkak të dyshimin për veprën e kryer penale “mosdhënia e ndihmës”. “Më 29.7.2023 në Kumanovë, pas një debati të mëparshëm, L.A. e ka lënduar me thikë N.S., pas së cilës është larguar, ndërsa N.M., i cili ka qenë gjatë gjithë kohës, e ka lënë në rrugë dhe nuk e ka ndihmuar N.S., i cili ishte në rrezi”, njoftojnë nga MPB.

Read More

Me datën 12.09.2023 rreth orës 15:10 në magjistralen Veles-Shkup, zyrtarë policorë nga stacioni policor për mbikëqyrje kufitare Mihajllovë në Qendrën regjionale për çështje kufitare Jug dhe polic nga SPB Veles kanë ndaluar S.E.(24) nga .Studeniçani, Shkup për shkak të veprës penale të kontrabandimit të emigrantëve, përcjellë Klan M. Ai me veturën “Mazda” me targa të Shkupit të cilin e drejtonte, nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga zyrtarët policorë, pas së cilës automjeti është përplasur me veturën zyrtare të policisë, duke u shkaktuar lëndime dy policëve dhe S.E. Më parë siç njofton Klan M, S.E. në afërsi të…

Read More

Ministri i jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani ka publikuar një foto nga aeroporti i Vjenës duke ngrënë një sanduiç. “Jeta e një ministri të jashtëm, në 5 të mëngjesit me veshje pune, me një senduiç në dorë duke pritur aeroporteve ( tani në Vjenë) për në destinacionin e rradhës dhe takimet e ditës për të bër një lobim më tepër për një të ardhme më të mirë të njerëzve. I privilegjuar të kem besimin tuaj. Sot nê Bruksel në takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg dhe takime tjera të rëndësishme. Në mbrëmje nisem për Pragë ku si…

Read More

Shpenzimet kapitale me 11 shtator janë realizuar në vlerë prej 26 miliardë denarë, ose që është një rritje prej 136% në krahasim me vitin e kaluar. Vazhdimisht po punohet për rritjen e shumës për shpenzime kapitale në buxhet, por edhe për përmirësimin e realizimit të tyre, për shkak të efektit të tyre shumëfishues në ekonomi, theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi. Besimi për “TVM” theksoi se ridrejtimi i një pjese të mjeteve nga shpenzimet kapitale me rishpërndarjen në Buxhet, për rritjen e pagave në sektorin publik dhe pensionet, është nga projektet ku e lejon dinamika e realizimit, si dhe se…

Read More