Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»BOTA»SHBA-ja akuzon kompaninë Google për mashtrim
    BOTA

    SHBA-ja akuzon kompaninë Google për mashtrim

    13/09/2023
    Facebook Twitter Email

    Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se Google nuk ka luajtur në bazë të rregullave në përpjekjet e platformës për të mbizotëruar fushën e kërkimeve në internet, duke paguar miliarda dollarë për të eliminuar shanset e rivalëve më të vegjël.

    “Ky rast ka të bëjë me të ardhmen e internetit,” tha Kenneth Dintzer i Departamentit të Drejtësisë, i cili po argumenton në këtë rast se që nga viti 2010 Google ka mbajtur monopolin e tij në mënyrë të paligjshme.

    Departamenti amerikan i Drejtësisë akuzon kompaninë Google se u ka paguar miliarda dollarë çdo vit kompanive, që prodhojnë pajisje, si Apple, AT&T dhe krijuesve të aplikacioneve e programeve për të siguruar qasje në internetit, si Mozilla, që ta mbajnë hapësirën për kërkim të Google në krye të faqes.

    Pa konkurrencë serioze, Google investoi më pak dhe i kushtoi më pak vëmendje çështjeve si privatësia, sipas zotit Dintzer.

    Kompania argumenton se tregu jashtëzakonisht i lartë i saj nuk është rezultat i shkeljes së ligjit, por falë faktit se është platformë kërkimi e shpejtë dhe efektive. Po ashtu ajo është falas.

    Konsumatorët, sipas avokatëve të kompanisë Google, mund të heqin aplikacionin e Google nga pajisjet e tyre apo thjesht të kërkojnë aplikacionin Bing të Microsoft-it, apo Yahoo dhe DuckDuckGo për platforma të tjera kërkimore. Ata do të argumentojnë se konsumatorët mbështetën te Google për të gjetur përgjigje në pyetjet e tyre dhe janë të kënaqur me rezultatin.

    Procesi në një gjykatë federale në Uashington pritet të zgjasë 10 javë dhe do të ketë dy faza. Në fazën e parë, gjykatësi Amit Mehta do të vendosë nëse Google ka shkelur ligjin anti-trust me mënyrën se si e menaxhon pjesën e kërkimit dhe reklamat.

    Nëse Google e ka shkelur ligjin, gjykatësi Mehta pastaj do të vendosë se si duhet zgjidhur kjo çështje. Ai thjesht mund të vendosë të urdhërojë Google të ndalojë praktikat, që sipas tij, janë të jashtëligjshme apo mund ta urdhërojë kompaninë Google që të shesë pasuritë e saj.

    Kjo betejë ligjore do të ketë ndërlikime të mëdha për kompanitë e mëdha të teknologjisë, që po akuzohen se po blejnë apo se po shtypin konkurrentë të vegjël, por ato e kanë mbrojtur veten nga akuzat e shumta sipas së cilave po shkelin ligjin anti-trust për shkak se shërbimet që u ofrojnë përdoruesve janë pa pagesë, si në rastin e Google, apo jo të shtrenjta, si në rastin e Amazon.com./ VOA/

    Previous ArticleSituatë dramatike nga stuhia “Daniel”, presidenti Begaj shpreh ngushëllimet për popullin e Libisë
    Next Article Ngacmoi me dorë gjatë tranmetimit live gazetaren, arrestohet autori (Video)

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.