Borussia Dortmund nuk e ka nisur mirë sezonin e ri të Bundesligës. Pas pesë ndeshjesh është në vendin e gjashtë me tri fitore dhe dy barazime. Me një lojë të keqe u shqua Karim Adeyemi, një lojtar ofensiv që duhet të bartë në sulm skuadrën e Edin Terzic.Adeyemi (21 vjeçar) ende nuk ka shënuar asnjë gol, nuk ka asistime dhe ka gjuajtur vetëm dy herë në portë në pesë ndeshje. Gazeta gjermane ‘Bild’ zbulon se Adeyemi së fundmi ka hyrë në një lidhje të re me muzikanten Loredana (28 vjeçe) dhe se po e largon atë nga futbolli dhe stërvitjet.…
Author: Politiko
Moderatorja e njohur Bora Zemani shumë shpejt do t’i rikthehet ekranit. Atë do e shohim nën moderimin e edicionit të dytë të “Dancing With The Stars”. Tashmë dihet edhe data se kur do të startojë, të gjithë sy e vesh para ekranit të premten e 6 tetorit. E nuk ka pasur mundësi të mungojnë disa fotografi nga prezantuesja që i ka realizuar për promon. Në të bardha e me buze të kuqe, ajo duket për mrekulli, përcjell Top24.Përveç prezantimit Borën shumë shpejt do e shohim edhe si aktore, krahë partneri të saj, Donald Veshaj. Çifti shumë i dashur për publikun…
Artistja Donna Dafi, në baladën e saj më të re “Genug”, që në shqip do të thotë “Mjaft”, ka bërë bujë të madhe në industrinë e muzikës botërore. Në videoklipin “Genug”, ylli i muzikës pop, Donna Dafi, flet për përvojat e një gruaje të fortë që ka rënë pre e një marrëdhënieje të pasinqertë. Gruaja, duke i parë këto veprime të partnerit të saj, i përmbledh emocionet e veta dhe, pa u hamendur, i jep fund kësaj marrëdhënieje, duke i thënë “mjaft”. Kjo këngë, që është duke e magjepsur audiencën në mbarë botën, në ndërdijen e dëgjuesit ka një mesazh…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk nguron në asnjë moment të flasë për prejardhjen e saj shqiptare. Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja ka folur për vajzat shqiptare dhe trendet e bukurisë që ndiqen në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo tha se vetbesimi i vajzave shqiptare është veçoria që asaj i pëlqen më shumë. “Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend i bukurisë, por gjëja që më duket më frymëzuese tek gratë e Kosovës është vetëbesimi i tyre”, u përgjigj Dua Lipa. Këngëtarja e viziton shpesh Shqipërinë dhe Kosovën, teksa në dy vitet e fundit…
Dje (28-shtator) në ora 16:30 në SPB-Tetovë është raportuar se një plumb i padestinuar kishte dëmtuar xhamin e pasmë të automjetit Shevrolet Aveo me shenja regjistrimi të Tetovës, e cila kishte qenë e parkuar në rrugën ,,JNA” në Tetovë, në pronësi të 58-vjeçares S.K. nga Tetova. Është kryer inspektimi dhe po dokumentohet çështja.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar për një përleshje me thikë mes dy fqinjëve në Vrapçisht të Gostivarit. Si pasojë, është arrestuar një 56-vjeçar me iniciale A.C. nga po i njëjti fshat, pasi i njëjti pas një konflikti verbal, kishte sulmuar me thikë fqiun e tij, T.B.(68). “Është privuar nga liria 56-vjeçarin A.C. nga Vrapçishti i Gostivarit, i cili më parë kishte qenë i raportuar nga fqinji i tij T.B. (68) se për shkak të borxhit, pas një zënke verbale mes tyre e kishte sulmuar me një mjet të mprehtë. Rasti është duke u dokumentuar dhe kundër A.C.…
Lë fushën e lojës në minutën e 38-të Sulmuesi kuqezi Myrto Uzuni e nisi si titullar për Granaden në sfidën e mbrëmshme kundër Betisit, por u detyrua të lërë fushën në minutën e 38-të për shkak të një dëmtimi. Uzuni u përplas me një nga kundërshtarët dhe pasi kërkoi ndihmën mjekësore u zëvendësuar menjëherë. Pritet të dalin rezultatet e analizave mjekësore mbi gjendjen e lojtarit. Për trajnerin Silvinjo mungesa e Uzuni mund të shkaktojë probleme në sfidën e 12 tetorit me Çekinë, pasi mund të ketë edhe dy mungesa të tjera si Cikalleshi në sulm dhe Ismajli në mbrojtje. Tv…
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë mbrëmjes që lamë pas, ka pasur një arrestim masiv në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Nëntë (9) shtetas të Turqisë kanë përfunduar nën pranga, pasi të njëjti dyshohet se kanë falsifikuar vizat dhe lejet britanike. “Më 28.09.2023 në ora 20.00 në Vendkalimin Kufitar “Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit”, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria Е.Т.(42), О.Е.(33), А.Ј.(29), К.А.(29), Е.S.(27), М.Е.А.(30), H.Т.(28), М.Z.(21) и V.S.(25), të gjithë nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit kufitar tek ata janë gjetur viza dhe leje britanike për qëndrim për të cilat ekzistojnë dyshime se janë…
Nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, ka marrë përgjegjësinë e plotë për ngjarjet në fshatin Banjskë në veri të Kosovës. Kështu është thënë në deklaratën e lexuar për media nga avokati i tij, Goran Petronijeviq. “Po e informoj opinionin se së bashku me bashkatdhetarët e mi më 24 shtator kam ardhur në veri të Kosovës në rajonin e Banjskës”, ka thënë Radojiçiq në një deklaratë. Siç shton ai, arsyeja e kthimit të tij në Kosovë ishte “inkurajimi i popullit në rezistencën ndaj regjimit të Albin Kurtit”. Në deklaratën e tij, Radojiçiq theksoi se nuk ka pasur ndihmë nga autoritetet në…
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot kanë marrë pjesë në hapjen solemne të elektrocentralit fotovoltaik më të madh në Ballkan të kompanisë “Mеy Energy” në Novaci, me kapacitet prodhimi të energjisë elektrike prej 55MW. Me këtë rast, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka theksuar se Qeveriа qëndron në mbështetje të fuqishme të çdo investimi që rrit kapacitetet prodhuese të energjisë elektrike. “Përgëzova mikun tim, afaristin Shefket Demiri dhe bashkëpunëtorët e tij për realizimin e këtij projekti që është i një…