Author: Politiko

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të mbajë fjalim në hapjen solemne të centralit fotovoltaik “FEC Novac”, një investim i ri vendor, në komunën e Novacit. Siç njoftuan nga shërbimi për shtyp i Qeverisë, në ngjarje do të marrin pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike dhe Koordinim të Resorëve Ekonomik Fatmir Bytyqi, ministrat e Ekonomisë dhe të Transportit dhe Lidhjeve, Kreshnik Bekteshi dhe Bllagoj Boçvarski. Centrali i ri fotovoltaik prej 55MW në Novac është i kompanisë “Mej Enerxhi”, “ATS Group”, në vlerë të 40 milionë eurove.

Read More

Ish reperi fero ka udhëtuar për në Arabi Saudite për të vizituar Meken dhe Medinen. Nga atje ai po publikon pamje të shumta të qëndrimit atje, duke përfshirë edhe lutje të ndryshme.Vëmendje mori me nja nga postimet ku ai i ka publikuar disa thënie arabisht dhe me përkthim shqip. ”Keni për ta parë Xhehenemin. Keni për ta parë me sytë tuaj dhe do të bindeni plotësisht për të” thuhet ndër të tjera në këtë postim./InfoKosova/ Shiko foton:

Read More

Binjaket e njohur Donald dhe Romeo Veshaj kanë ndarë disa video te veçanta për ata ne ‘Instastory’. Arsyeja se pse ata janë parë te emocionuar është se disa fansa të tyre kanë bërë dhurata për moderatorët. Teksa binjakët i hapin dhuratat shprehen se këto janë shumë të rëndësishme për ne, pasi qe nuk marrim shumë dhurata nga ndjekësit. Kujtojmë se Donaldi dhe Romeo se shpejti do te fillojnë transmetimin e emisionit të tyre “Me lerë të flasë” pasi qe kanë filluar edhe xhirimet./Kosovarja/ Shiko videon:Binjakët Veshaj shfaqen tejet të emocionuar, marrin surprizën më të bukur

Read More

Parlamenti Evropian do të diskutojë të martën lidhur me raportet Kosovë-Serbi, pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku. Në njoftimin e publikuar në faqen PE’së, thuhet se diskutimi do të mbahet të martën pasdite.“Pas përleshjeve të fundit vdekjeprurëse në veri të Kosovës, eurodeputetët do të diskutojnë të martën pasdite për marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës me Komisionin dhe Këshillin. Këtë javë, Përfaqësuesi i Lartë dënoi në termat më të ashpër sulmin e një bande të armatosur kundër policëve të Policisë së Kosovës në veri të…

Read More

Momenti kur policia largohet nga restoranti i gruas së Radoiciqit, bashkë me veturat e konfiskuara Tashmë ka përfunduar bastisja e Policisë së Kosovës në veri të vendit. Mediumi lokal Kontaktplus ka publikuar një video nga momenti kur policia e përfundon bastisjen. Në video shihet edhe njëra ndër makinat që u konfiskua nga bastisja në restorantin e gruas së Milan Radojiciqit, njeriut kryesor që mori pjesë në sulmin terrorist në veri. download

Read More

Policia e Kosovës për momentin është duke bërë kontroll në të paktën një lokacion në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas medias lokale në Veri, Kontaktplus policia ndodhet para ndërtesës së banimit ku ka jetuar Milan Radojiçiq. Sipas mediumit dhe pamjeve që janë publikuar, së paku tri autoblinda të Policisë së Kosovës janë përballë restorantit dhe objektit të banimit, rruga është e bllokuar për qarkullim, por jo për këmbësorë. Dy forca speciale janë në hyrje të rrugës.http://www.youtube.com/watch?v=pnSSi2s4iWE

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke kryer bastisje në pesë lokacione në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës mëngjesin e së dielës, ku u vra polici Afrim Bunjaku, raporton Express. Operacioni policor është duke vazhduar nga njësitet relevante të Policisë së Kosovës, me prezencën në vend ngjarje të Prokurorit të PSRK-së. Derisa Kontaktplus medium lokal në veri ka publikuar disa foto të reja nga bastisja në pjesën veriore të Mitrovicës.

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se po kryen kontrolle në pesë lokacione në tri komuna në veri të vendit, lidhur me sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë. REL raportoi pak më herët se Policia ka kryer bastisje edhe te restoranti Gray, i cili besohet se është në pronësi të Ema Radoiçiqit, bashkëshortes së nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq. “Kossev” raporton se në garazh të këtij lokali, janë konfiskuar disa vetura, dy prej të cilave me targa të Beogradi dhe një pa targa fare, përcjell Express. Nq duart e policëve janë parë, sipas mediave lokale, qese letre…

Read More

Sipas MeteoAlb, orët e para të mëngjesit do të vijojnë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta e kalimtare në pothuajse të gjithë territorin e vendit, por gradualisht gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat pritet të bëhen më të dukshme ku në zona të izoluara në qendër dhe jug të vendit do të rrezikojnë reshje të pakta dhe të izoluara shiu si edhe rrebeshe në juglindje. Orët e vona të natës përmirësojnë dukshëm kushte atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, POR ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C…

Read More