Author: Politiko

Gazetari i BIRN, Aleksandar Gjorgjeviq tha për N1 se grupi i terrorist serb që e sulmoi Policinë e Kosovës ku mbeti i vdekur një polic, u krijua kur serbët u larguan nga institucionet e Kosovës me nxitjen e Vuçiqit dhe shtetit serb. Ai në emisionin “Dan” ka thënë se i ndjeri Oliver Ivanoviq ka paralajmëruar për Milan Radoiçiqin, se për këtë ka njoftuar edhe Aleksandar Vuçuçin dhe opinionin e gjerë. “Për Milan Radoiçiqin dëgjuam “jashtë Kosovës” për herë të parë kur u vra Oliver Ivanoviq. I ndjeri Ivanoviq ka përmendur qysh në vitin 2017 se në veri të Kosovës, grupet…

Read More

Editorial i portalit indeks.mk/ Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, një kohë të gjatë po e zhvillon betejën politike për zgjedhje të parakohshme, sikur të ishte ky prioriteti i vetëm i shtetit. Do të thoshim, çka se, një opozitar duhet ta shikojë interesin e partisë që udhëheq. Kjo pra, nuk është ndonjë mëkat. Mëkati lidhet me interesin e shtetit, e një opozitar me gojën plot “interes nacional”, sigurisht se nuk do të duhej të realizonte interesin e partisë dhe të tij personal, para prioriteteve të shtetit. Tash në këtë moment, interesi më madhor i shtetit është integrimi në BE dhe hapat…

Read More

Grupi i tifozëve të ekipeve të Novi Pazarit në Serbi njihet për kundërshti të politkave shtetërore dhe urrejtje ndaj shtetit serb. Ata gjatë ndeshjeve që luajnë ekipët e Novi Pazarit asnjëherë nuk kanë valvitur flamur serb, por flamurin e tyere të krahinës së Sanxhakut, flamurin turk apo edhe atë të Kosovës të cilën këta tifozë e shfaqen në vitin 2018 në ndeshjën e hendbollit mes Novi Pazarit dhe Dinamos. Tifozët e Novi Pazarit gjatë kësaj ndeshje, jo pak herë kanë brohoritur “Kosova është më shqipëri, e jo Serbi”, dhe kjo ka sjellë pakënaqësi të mëdha te mediet e këtij vendi.…

Read More

Pavarësia e përforcon shpërnguljen masive të të rinjve jo vetëm nga vendi ynë, por edhe nga i tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor. Me atë humbim kapital të çmueshëm njerëzor dhe social nga i cili varet rritja afatgjate ekonomike dhe zhvillimi i shteteve tona dhe i tërë rajonit. Janë të domosdoshme reforma në segmentet vitale kyçe për zhvillimin ekonomik, siç janë investimet, produktiviteti i punës, dimensionimi i arsimit sipas kërkesave të tregut të punës dhe krijimi i vendeve të punës, porositi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin në Konferencën e nëntë ndërkombëtare hulumtuese që e organizojnë Banka Popullore dhe Komiteti për ndërlidhje…

Read More

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përgëzoi investitorët “Mej Enerxhi”, “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, me kapacitet prej 55MW. Bekteshi tha se së shpejti, vendi do të prodhojë energji edhe për nevojat e rajonit, e jo vetëm të vendit tonë. “Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit. Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër,…

Read More

NATO do të vendosë përkohësisht avionë vëzhgimi të Sistemit të Paralajmërimit dhe Kontrollit Ajror (AWACS) në Lituani. I pari nga dy avionët mbërriti të enjten (28 shtator 2023) dhe do të kryejë misione për të monitoruar aktivitetin ushtarak rus pranë kufijve të Aleancës. “Lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ka rritur fokusin tonë në mjedisin e sigurisë në rajonin e Detit Baltik”, tha zëdhënësi në detyrë i NATO-s, Dylan White. “AWACS-ët tanë mund të zbulojnë avionë dhe raketa qindra kilometra larg, duke i bërë ato një aftësi kyçe të paralajmërimit të hershëm për NATO-n. Falenderoj Lituaninë për pritjen e…

Read More

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një vizitë në Kiev e quajti Ukrainën më afër aleancës se kurrë më parë, ndërsa Rusisë i kanë mbetur vetëm Irani dhe Koreja e Veriut. “Kur isha për herë të fundit këtu në prill, ne diskutuam përgatitjet tona për samitin e NATO-s në Vilnius. Dhe përgatitjet tuaja për kundërofensivë”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi. “Sot forcat tuaja po ecin përpara. Ata përballen me luftime të ashpra. Por gradualisht po fitojnë terren”. Stoltenberg tha se Ukraina ka mbështetjen e 31 aleatëve në NATO dhe shumë partnerëve ndërsa ushtarët e saj luftojnë për…

Read More

Qeveria franceze ka paraqitur një plan gjithëpërfshirës për mbrojtje më të madhe të klimës. Ajo angazhohet për të reduktuar emetimet e gazeve serrë me 55% deri në vitin 2030 krahasuar me vitin 1990. Për të arritur këtë qëllim, Franca duhet të lëvizë tani “dy herë më shpejt” se në vitet e mëparshme, theksoi Presidenti Emmanuel Macron në një takim ministror. Fundi i dy termocentraleve të qymyrit deri në 2027 Macron prezantoi planet se si të punohet për të arritur qëllimet klimatike. Ai konfirmoi se dy termocentralet e fundit të Francës me qymyr do të ndalojnë së funksionuari në vitin 2027.…

Read More

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate e Maqedonisë, Dimitar Kovaçevski bashkë me Oliver Spasovskin, që të dy pjesë të ekzekutivit janë ulur sot bashkë me ish liderin, Zoran Zaevin i cili ka një kohë të gjatë që nuk është parë në aktivitete partiake. Megjithatë, siç bëhet e ditur, takimi i sotëm është koordinues për siç njoftojnë, “të bëhet çmos që të sigurohet konsensus nacional dhe shtetëror me qëllim të përmbushjes së përcaktimit të shumicës së madhe të qytetarëve, të bëhemi shtet i plotfuqishëm europian deri në vitin 2030”. Më tej njoftohet: “Rruga europiane dhe anëtarësimi i plotfuqishëm në BE është prioritet më…

Read More

Komuna e Prishtinës merr masa në rastin e banesës së çiftit Naim e Mihrije Abazi Inspektorati i Kryeqytetit përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se ka zhvilluar procedurat lidhur me rastin e publikuar që lidhet me rinovimin e një kulmi në lagjen “Bregu i Diellit”, që ishte dëmtuar nga zjarri. Inspektorati ka urdhëruar palën që të sanoj pjesët e dëmtuara nga zjarri, duke respektuar formën, lartësinë dhe gjitha pozicionet e mëparshmë. “Për mosrespektim të urdhrit për ndërtimin e njëjtë, inspektorati me datë 18.09.2023, ka urdhëruar palën që kulmin ta kthej në gjendjen e mëparshme, dhe ka shqiptuar…

Read More