Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot foli në ceremoninë e hapjes së termocentralit privat fotovoltaik në vend – “FEC Novaci”, i cili aktualisht është më i madhi në Ballkan. Termocentrali i ri ka një kapacitet total prej 55 MË dhe parashikohet të prodhojë 85,000 MWh në vit, që paraqet energji elektrike e cila është mjaftueshme për të plotësuar nevojat e 30,000 familjeve. Kryeministri Kovaçevski theksoi se kjo është dëshmi se si funksionon një Qeveri e përgjegjshme dhe si krijon kushte për ndërtimin e investimeve kaq të mëdha. “Stabiliteti në sigurimin e energjisë elektrike përmes të gjitha burimeve në dispozicion është prioriteti ynë…
Author: Politiko
Një episod dramatik në Francë. Një futbollist i ekipit francez Nice, skuadër që po lufton për titullin në Ligën Një, tentoi të kryejë vetëvrasje. Bëhet fjalë për Aleksis Beka Beka, i cili kishte hipur në urën Magnan 100 metra të lartë. Në vendngjarje shkoi ushtria si dhe shërbimet e emergjencës. Pas shumë bisedimesh, negociatorët arritën të bindin futbollistin që mos shkonte drejt tragjedisë. Në fund ishin zjarrfikësit ata që ndërhynë, duke parandaluar aktin fatal. Mediat franceze raportuan se futbollisti kërkoi t’i japë fund jetës për shkak të ndarjes nga e dashura. Ndërkohë klubi francez i Nisë pezulloi të gjitha aktivitetet…
Situata te Manchester United vazhdon të rëndohet. Së fundi kampi i skuadrës së Ten Hag ka marrë dy lëndime të reja. Reguilon ka pësuar lëndim në stërvitje dhe do të jetë jashtë fushave për së paku 2 javë. Lajm i keq është lëndimi i rëndë që ka pësuar Lisandro Martinez. Mbrojtësi argjentinas do të jetë për një kohë të gjatë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi të përsëritur./Indeksonline/
Një numër i lojtarëve të rregullt të ekipit të parë të Arsenalit mund të mos jenë të disponueshëm për përballjen kundër Bournemouthit të shtunën, ka zbuluar trajneri Mikel Arteta. Nënshkrimi i verës, Declan Rice, i cili u largua në pjesën e parë të barazimit 2-2 të fundjavës së kaluar me Tottenham Hotspurin, nuk është stërvitur këtë javë, sipas Mikel Artetës.Pas ndeshjes, anglezi u diagnostikua me një problem në shpinë, sipas spanjollit. Si Gabriel Martinelli, ashtu edhe Leandro Trossardi humbën ndeshjen kundër Spurs dhe nuk janë raportuar ende në stërvitje. Bukayo Saka u zëvendësua vonë në derbin e veriut të Londrës…
Antony është rikthyer në skuadrën e Manchester Unitedit dhe do të jetë i disponueshëm për stërvitje dhe ndeshja pas takimit me policinë mbi akuzat për sulm. Anësori u lejua nga klubi më dhjetë shtator pasi ish e dashura e tij Gabriela Cavallin e akuzoi atë për sjellje të dhunshme dhe dy femra të tjera braziliane dolën me akuza të ngjashme. Antony, i cili ka mohuar të gjitha akuzat kundër tij nga të tre femrat, kishte mbetur në Brazil, por u kthye në Manchester të martën dhe mbajti një takim pesë-orësh me policinë të enjten pasi mori pjesë vullnetarisht në një…
Blogerja Sara Berisha u bë e njohur për publikun shqiptar pas pjesëmarrjes në “BBV”, ku krijoi një romancë dashurie me Dj PM. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.Së fundmi Sarah ka qenë e ftuar në Javën e Modës në Paris dhe mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’. Blogerja ishte e veshur me një fustan të zi me tyl dhe një make-up shumë të thjeshtë e mund të themi se dukej shumë klas. Gjatë eventit…
Një nënë beqare ka treguar se nuk mund të gjejë dot dashurinë e jetës, pasi vetëm të rinjtë janë të interesuar për pamjen e saj. 55-vjeçarja nga Basingstoke, Fran Sawyer, shprehet se është e bukur dhe e zgjuar, por nuk ka shumë fat në dashuri. Nëna e dy fëmijëve ka shtatë vite që është beqare dhe ajo duket se e di shumë mirë arsyen se pse ndodh një gjë e tillë. “Mediat sociale dhe aplikacionet e takimeve janë fajtore për rënien e gjetjes së dashurisë së vërtetë në këtë kohë dhe epokë”, ka thënë 55-vjeçarja në një intervistë ekskluzive për…
Thrilleri i ardhshëm “Argylle” me regji të Matthew Vaughn dhe me protagonist së bashku me Henry Cavill, yllin e pop-it Dua Lipa do të bëjë debutimin e saj të madh në film. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik të vitit 2021, ku “The Hollywood Reporter” njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e “Argylle”. Ndërkohë një trialë i papritur i filmit është publikuar së fundmi, ku Dua Lipa shfaqet bionde, duke kërcyer me Cavill. “Argylle” është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway. Një datë zyrtare e…
Sot, reperi Mozzik ka 28 vite jetë mbi supe dhe ndihet falenderues për gjithçka që ka arritur deri tani. Ai ka punuar fort për të fituar para dhe për të patur një karrierë të mirë, me projekte të suksesshme dhe vende të para në top-lista. Megjithëse të tjerët kanë nisur ta urojnë sapo ka kaluar mesnata, Mozzik ka zgjedhur t’i bëjë edhe vetë vetes një urim për ditëlindje. 28 Vite sot ! Faleminderit Zotit për krejt t’mirat e shëndetin . Faleminderit qe m’bone pikërisht prej atyne qe s’dinë mu thy ..Faleminderit familje shoqëri [❤️] Faleminderit dashamirë/e t’muzikës tem qe sot…
Producenti i njohur shqiptar, Rzon, ka publikuar sot në mesnatë (e premte) një këngë të re. “4×4” mban titullin ky projekt, për të cilin ka bashkëpunuar me Salim Montarin, Il Ghost, Taynën dhe Marinin.Kënga e tyre është kompletuar edhe nga ana vizuale me paraqitje e performancë të veçantë të secilit artist. Producimi u bë nga vet Rzon me masterizimin nga Lorenc Aliaj Avaxus.Kënga nën drejtimin e Kotorri tashmë ndodhet edhe në YouTube, në kanalin e Rzon. I njëjti qëndron prapa një sërë projekteve të suksesshme duke qenë se ka bashkëpunuar me emra të njohur të estradës. Rzon vlen të ceket…