Ky është stadiumi i Tetovës, dhe kjo është gjendja e tij pas shumë premtive nga kreret e komunës se me parshme dhe te tashme. Kanë kaluar gati 8 vite që kur premtohet nga kompania Ekolog dhe komuna e Tetovës, por deri tani as edhe në letër nuk figuron. Kompania Ekolog vite me parë nënshkroi një kontratë për ndërtimin e Stadiumit me ish kryetaren e Tetoves, Teuta Arifi që stadiumi i Tetovës do të ndërtohet për një afat dy vjeçar, prej asaj date u shkelen të gjitha pikat e marrëveshjes dhe Ekolog as nuk u penalizua nga komuna e as nisi…
Author: Politiko
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që përmes instrumentit financiar të fletëobligacioneve të ndihmoj komunën e Tetovës dhe Zhelinës për shlyerjen e detyrimeve të papaguara. Lajmin e ka bërë të ditur për opinionin, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në Facebook, me ç’rast ka ndarë dhe detaje më të hollësishme nga ky vendim. Statusi i plotë: ✅Përmirësojmë stabilitetin financiar të komunës së Tetovës dhe Zhelinës! 👉Qeveria përmes instrumentit financiar të fletëobligacioneve strukturore të emetuara nga Ministria e Financave do të ndihmojë komunën e Tetovës dhe Zhelinës në shlyerjen e detyrimeve të maturuara dhe të papaguara të tyre.…
Miliarda denarë ose miliona euro janë derdhur nga xhirollogaria e Komunës së Tetovës në llogari të dy kompanive të afërta me Bilall Kasamin Ky është dyshimi i fundit për të cilin, një qytetarë ka alarmuar dhe denoncuar në adresën elektronike të portalit tonë, indeks.mk. Denoncuesi që dëshiron të mbetet anonim, thotë se Kasami ka shpërndarë, mbi dy milion euro kompanive të cilët e ndihmuan në zgjedhje lokale. E për të dëshmuar këtë, denoncuesi në adresën tonë ka dorëzuar disa dokumente dhe një skemë që sipas tij, është përdorur nga ana e kompanive, për të përfituar milionat nga ana e Komunës.…
Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi në një prononcim me shkrim për indeks.mk ka zbuluar se deri më sot 600 persona kanë aplikuar për tu punësuar në konzorciumin “Bechtel Enka”, kompani kjo e angazhuar nga Qeveria për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D. Rexhepi thotë se aplikimi do të vazhdojë të jetë i hapur dhe njofton se javëve në vazhdim, do të ketë panaire punësimi nga “Bechtel Enka” edhe në Shkup, Kumanovë dhe Kërçovë. “Deri më sot, janë paraqitur rreth 600 CV, aplikime të personave të interesuar për tu punësuar në ndërtimin e projektit shekullor, Korridorit 8 dhe 10d.…
Këshilli i Atlantikut të Veriut u takua për të diskutuar situatën në Kosovë. Sipas deklaratës zyrtare, aleatët shprehën “shqetësimin e tyre të thellë për tensionet në rritje në veri të Kosovës”. “Misioni KFOR i NATO-s mban një prani të dukshme dhe të shkathët në mbarë Kosovën. Ne gjithmonë do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt, dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë. Ne e bëjmë këtë në mënyrë të paanshme dhe në përputhje me mandatin tonë të OKB-së. Që nga muaji maj, ne kemi…
Automjete, anije, thika, pllaka antiplumb, dronë, gëzhoja e pajisje të tjera janë sekuestruar si prova materiale nga Policia e Kosovës gjatë aksionit të bastisjeve që është zhvilluar mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës. Policia ka njoftuar se aksioni që është zhvilluar në pesë lokacione në tri komuna me shumicë serbe në veri të vendit, ndërlidhet me sulmin terrorist të datës 24 shtator në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit. Sipas Policisë, bastisjet janë kryer kryesisht në pronat të cilat tanimë janë të evidentuara si prona të të dyshuarve Millan Radoiçiq dhe Vladimir Radojeviq. Pas kontrollit në pronat e të…
Një lojtar i OGC Nice thuhet se po kërcënon që të hidhet nga një urë, sipas lajmeve të fundit nga Franca. Mediumi francez “BFM Nice Cote d’Azur” thotë se lojtari, emri i të cilit nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndaloi në pjesën A8 të autostradës dhe po kërcënon se do të hidhet nga ura Magnan, 100 metra lartësi nga toka, përcjellë KosovaPress.Shërbimet emergjente duke përfshirë policinë dhe zjarrfikësat kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konferenca e mediave e klubit të Nice është anuluar. “RMC” ka përditësuar rastin në fjalë se klubi i Nice ka dërguar një psikolog në vendin e…
Nedim Bajrami është “vrasësi” i skuadrave të mëdha dhe nëse bëjmë një bilanc, janë 8 golat që ai ka shënuar kundër ekipeve me emër në Itali, ndërsa ndaj skuadrave të vogla në total ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës, një gol më pak që tregon se “gjahu” i preferuar për fantazistin janë ekipet kryesuese. Gjithçka nisi me Napolin para dy vitesh ku gjatë një ndeshjeje Kupe, Empoli u mposht 3 me 2 dhe të dy golat i shënoi Nedimi. Më pas do të ishte Milani. Në 22 dhjetor 2021, mesfushori do të shënonte në portën e Menjasë, edhe pse…
Kundëranaliza e Paul Pogbasë, i cili doli pozitiv në testin antidoping pas ndeshjes kundër Udineses, është planifikuar për më 5 tetor. Nëse këto analiza të reja nuk e ndryshojnë situatën, lojtari i Juventusit do të përballet me një skualifikim të gjatë dhe në atë moment Juventusi, që e ka pezulluar lojtarin si masë paraprake dhe i ka bllokuar pagën, do të duhet të kthehet në treg që në janar për të gjetur zëvendësuesin e francezit. Kush mund të jetë pasuesi i Pogbasë? Sipas “Gazzetta dello Sport”, emri në krye të listës së Cristiano Giuntolit është ai i Pierre-Emile Hojbjerg, një…
“MEY Energy”, ka ndërtuar centralin fotovoltaik për prodhim të energjisë elektrike në Novaci, ku është promovuar sot nga autoritetet e vendit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski bëri të ditur se kjo kompani ka një hapësirë prej 57 hektarë dhe do të prodhojë energji prej 85 mijë megavat për orë brenda një vitit. Parashikimet thonë se me këtë energji të prodhuar do të furnizohen 30 mijë familje. “Dua ta uroj kompaninë “MEY energy” për investimin e ri më të madh në centralen fotovoltaike në Ballkan i cili gjendet në Novaci me hapësirë prej 57 hektarë. Ka kapacitet prej 55 megavat dhe për një…