Lionel Messi, ka shkëlqyer me kombëtaren e Argjentinës. Ai i ka realizuar dy gola brenda 10 minutash kundër Perusë, në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit 2026. Messi golin e parë e realizoi në minutin e 32-të ndërkaq të dytin në të 42-tën. Argjentina është e para në grup me 12 pikë nga 4 ndeshje, pra me një seri perfekte prej katër fitoresh. https://twitter.com/lmfootbalI/status/1714469533136621814?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1714469533136621814%7Ctwgr%5Ee4b708b97780a634b17c329d80d934e5031b3e62%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fmessi-shenoi-dy-gola-per-10-minuta-video%2F
Author: Politiko
Gjatë ndeshjes mes Serbisë dhe Malit të Zi, që u zhvillua sonte në Beograd, pati tensione mes tifozëve. Sipas raportimeve, tensionimi i situatës erdhi pasi një tifoz serb ua vodhi transparentin tifozëve malazezë. Mediumi serb “telegraf” shkroi se një tifoz, që ishte i veshur si roje sigurie, ua vodhi transparentin tifozëve mysafirë. Kjo nxiti pastaj malazezët që të mësynë drejt tifozëve serbë për përballje fizike. Megjithatë, tifozët që kishin udhëtuar nga Mali i Zi hasën në rezistencë të policisë, me të cilët pastaj patën përplasje.
Në një vizitë zyrtare në Tiranë, presidenti i Francës Emanuel Macron dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Rama ka vlerësuar se shqiptarët në rajon janë në ditët e tyre më të mira dhe ka theksuar se gjuha shqipe është bërë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai ka kujtuar se dikur shqiptarët atje nuk mund të vendosnin flamurin e tyre në ballkone pa u përballur me ligjin. Macron ka pohuar se Francia mbetet një aleat i fortë i…
Loredana është shumë aktive në rrjete sociale. Ajo ka postuar një foto me dorën e saj dhe të vajzës Hanës. Në dorën e të voglëë shihet një tatuazh i njëjtë me mamin Loredanën. Duket se edhe Hana ka dëshira të njëjta me prindërit e saj. Por, a është ky një tatuazh i vërtet apo i vizatuar me stilolaps nuk e dimë. Gjithesis, si do e komentonit ju këtë gjest?
Në një konferencë të përbashkët me mediat, presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri shqiptar Edi Rama kanë folur për situatën në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, ku u plagosën pesë policë kosovarë. Makron tha se pret nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që të jetë më i përgjegjshëm dhe t’i dënojë prerazi sulmet, ndërsa Rama tha se Kosova e ka futur veten në një kurth dhe rrezikon të humbasë të drejtën për të hyrë në BE. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kërkon nga Komisioni Evropian të ndërmerre masa ndaj Serbisë, ndërsa përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Nita Latifi, ka realizuar një fotosesion të ri në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të bardhë dhe me një shami të gjatë ngjyrë rozë. “Të festojmë me ato që fituan luftën, t’i kujtojmë ato që e humbën atë.. T’i japim shpresë atyre që po e luftojnë tani..Kryeni kontrollet për kancerin e gjirit, zbulimi i hershëm shpëton jetë”, ka shkruar ajo sipër videos. E në tjetrin postim shtoi: “Gratë nuk lindin të forta, ato bëhen nga stuhitë nëpër të cilat kalojnë”. Artistja ndërkohë gjatë kohës sa ishte…
Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Gjatë intervistës për “Real Story”, i pyetur për përplasjet mes Tiranës dhe Prishtinës, ai tha se duhet të ketë një shtensionim dhe bashkërendim të marrëdhënieve. “Së pari, në rast se i referohemi marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera sepse flasim për një komb dhe s’ka ndonjë barrierë në mes në kuptimin njerëzor, ekonomik dhe të shkëmbimeve. Pra, s’duhet të barazojmë politikën me marrëdhëniet që janë mes nesh. Kjo është e rëndësishme ndërkohë mendoj që ka nevojë për një shtensionim dhe bashkërendim…
Emanuel Macron, presidenti i Francës, është sot në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri, e para vizitë zyrtare e një presidenti të Francës në historinë e Shqipërisë. Presidenti Macron u prit me nderime nga homologu i tij, presidenti i Republikës Bajram Begaj, dhe kryeministri Edi Rama. Një nga momentet më emocionuese të vizitës ishte ceremonia e vlerësimit të urave të miqësisë që lidh dy vendet më përfaqësuesin më të spikatur, Ismail Kadarenë, të cilit iu dha zyrtarisht medalja e Oficer i lartë i Legjionit të Nderit. Presidenti Macron e quajti Kadarenën një “gjeni letrar” dhe një “dritare…
Nora Istrefi po shijon pushimet me shoqërinë. Ajo ka ndar foto të ndryshme nga qastet e kaluara së bashku Këto të fundit morrën komente pafund për linjat në top formë qe po i shfaq këngëtarja. E veshur në bikini tejet tërheqese dhe provokative Nora po sjell pak diell.
Një zyrtar i OKB-së për të drejtat e njeriut ka paralajmëruar se Izraeli po kryen “spastrim etnik masiv” të palestinezëve në Gaza, ku më shumë se 2700 njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që nga maji. Francesca Albanese, Raportuesja Speciale e OKB-së për situatën e të drejtave të njeriut në territoret palestineze të pushtuara që nga viti 1967, tha në një deklaratë se Izraeli po përdor pretekstin e vetëmbrojtjes për të justifikuar veprimet e tij, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut. “Izraeli ka kryer tashmë spastrim etnik masiv të palestinezëve nën mjegullën e luftës”, tha…