Author: Politiko

Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe Aeroporti “Shën Apostol Pali” në Ohër shënojnë rritje prej 30% të trafilkut ajror për periudhën janar-shtator të vitit 2023, në krahasim me vitin 2022 dhe rritje prej 15 % në krahasim me vitin 2019, kumtoi TAV Maqedoni. Nga TAV Maqedoni thonë se për periudhën janar – shtator të vitit 2023, në këta dy aeroporte ka pasur rreth 2,4 milionë (2.357.712) udhëtarë. “Presim që deri në fund të këtij viti, me linjat e reja ajrore dhe kompanitë e reja ajrore që kanë hyrë në tregun vendor, së bashku me përsosmërinë në shërbimet tona që i japin…

Read More

Ambasada e SHBA-së në Liban u ka kërkuar qytetarëve të saj të qëndrojnë larg zonës së Awkar, ku ndodhet ambasada, pasi demonstratat pro-palestineze u kthyen të dhunshme ditën e sotme. Sipas raporteve të mediave lokale, policia hodhi gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që u përpoqën të shkelin barrierat e sigurisë pranë ambasadës. Ambasada tha se ajo ishte ende e hapur, por kishte prioritet ofrimin e shërbimeve konsullore për qytetarët amerikanë në Liban. Ai gjithashtu u kujtoi atyre që të tregonin kujdes nëse ndodheshin pranë ndonjë tubimi ose proteste të madhe. Ambasada e SHBA në Jordani lëshoi…

Read More

Gaza po përballet me një krizë humanitare të paparë pas 10 ditësh bombardimesh nga Izraeli, që kanë shkaktuar vdekjen e mbi 3,400 palestinezëve dhe plagosjen e mbi 12,000 të tjerëve, sipas Ministrisë së Shëndetit në Gaza. Izraeli ka prerë furnizimin me karburant, ujë, ushqim dhe energji elektrike për rrethin bregdetar, duke lënë 2.3 milion banorë të izoluar dhe në nevojë të madhe. Njësitja e vetme e prodhimit të energjisë në Gaza ka mbetur pa karburant javën e kaluar, duke çuar në ndalimin e impianteve të kthimit të ujit të detit në ujë të pijshëm. Qindra mijëra civilë po vuajnë nga…

Read More

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pritet të vizitojë Maqedoninë e Veriut në fund të tetorit. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se po bëhen përgatitjet e fundit mbi datën e saktë të vizitës, ndërsa theksoi se edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron ka shprehur dëshirë për të vizituar Maqedoninë e Veriut. “Kryetarja e Komisionit Evropian do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut, unë mendoj se kjo do të ndodhë në fund të muajit, duke marrë parasysh se datat nuk mund t’i japë në emër të atyre që janë mysafir. Presidenti Macron shprehu dëshirë në disa raste publike që pjesë e…

Read More

Euroambasadori në Shkup David Geer, sot tha se ka mbështetje të fuqishme për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se shteti do të lëvizë përpara me miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe zbatimin e reformave. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Geer tha se hapat ardhshëm në rrugën eurointegruese janë vendime që duhhet t’i sjellin akterët politikë në vend, e jo Këshilli i BE-së ose vendet tjera anëtare të Unionit. “Ka mbështetje shumë të fortë nga institucionet e BE-së për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe nga shtetet anëtare të BE-së. Siç e dini, me…

Read More

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski sot theksoi se janë formuar grupi punës nga ministrat nga Qeveria e cila duhet të punojë për zgjedhjen për pagat e funksionarëve, përkatësisht, ashtu siç tha ai, një zgjidhje që nuk do të anulohet nga Gjykata Kushtetuese. “Sjellja e një zgjedhjeje që cenon sistemin e pagesave, në sektorin publik, do të thotë reagim i menjëhershëm. Dje u hap një diskutim se si duhet të duket modeli. Ministrat do të punojë për të ardhur në zgjedhje, synimi është të arrihet deri në rregullimin e pagave të sjellë në një nivel më pranishëm dhe në të njëjtën kohë të…

Read More

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, me ftesë të Presidentit Begaj ndodhet për një vizitë dyditore në Shqipëri. Në konferencën e përbashkët që u mbajt sot, Milanovic deklaroi se vendet e Bashkimit Evropian po tregohen të pandershëm me Shqipërinë dhe Kosovën dhe se ai është i vetmi joshqiptar që ka kërkuar njohjen e Kosovës. Milanoviç tha se në 20 vite ka qenë dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në të gjitha aspektet, por ky progres nuk është shoqëruar me reagime të duhura institucionale nga BE. Ai kujtoi se kur ishte kryeministër i Kroacisë në vitin 2012, kishte thënë se Shqipëria e meritonte…

Read More

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim komandantin e KFOR-it, Gjeneral Ozkan Ultutas, për të biseduar për situatën e sigurisë në vend. Takimi u zhvillua në zyrën e kryeministrit në Prishtinë. Kryeministri Kurti theksoi që është i interesuar për bashkëpunim të fortë, takime të shpeshta dhe komunikim të rregullt me Komandatin e KFOR-it. Ai falenderoi KFOR-in për rolin e saj në mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës dhe në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Kosovë, i cili rezultoi…

Read More

Panairi i Punës nga kompania prestigjioze “Bechtel Enka” ka vijuar me prezantime dhe pranim të aplikimeve për punësim në qytetin e Shkupit. Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Grubi ka bërë sërish thirrje që të interesuarit të aplikojnë për punësim, pasi në dispozicion janë 2000 vende pune. Statusi i plotë: 2000 vendet e reja të punës në Bechtel & Enka, janë mundësi që nuk duhet lëshuar! Vazhdoni të aplikoni duke dërguar CV-në tuaj në hr@beuk.mk! Nga dita e djeshme (17.10.2023) vazhdon prezantimi i profileve dhe kritereve të punësimit…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se në Pekin, ku po mbahet forumi ndërkombëtare “Belt and Road”, ka pasur një takim bilateral me presidentin e Kinës, Xi Jinpin, të cilën e ka quajtur “jashtëzakonisht miqësore”. Vuçiq ka thënë se në këta takim është biseduar “për të gjitha temat e rëndësishme”, përfshirë edhe temën e Kosovës. Ai ka thënë se, në këtë kontekst, ka kërkuar respektimin e normave juridike ndërkombëtare, shmangien e standardeve të dyfishta, respektimin e Kartës së OKB-së dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. “Ne hasëm mirëkuptimin e miqve tanë kinezë”, ka thënë ai. Vuçiq…

Read More