Në një vizitë zyrtare në Tiranë, presidenti i Francës Emanuel Macron dhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë zhvilluar një konferencë për shtyp, ku kanë folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, situatën në rajon dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë. Rama ka vlerësuar se shqiptarët në rajon janë në ditët e tyre më të mira dhe ka theksuar se gjuha shqipe është bërë gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ai ka kujtuar se dikur shqiptarët atje nuk mund të vendosnin flamurin e tyre në ballkone pa u përballur me ligjin. Macron ka pohuar se Francia mbetet një aleat i fortë i Shqipërisë dhe se do të mbështesë hapjen e negociatave për anëtarësimin e saj në BE. Ai ka shtuar se BE duhet të ketë një vizion më të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe të zgjidh problemet e brendshme që e pengojnë këtë proces. (politiko.makdomen.net)