Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»RAJON»Bushati: Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës
    RAJON

    Bushati: Serbinë duhet ta shohim me sytë e Kosovës

    18/10/2023
    Facebook Twitter Email

    Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati theksoi se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës. Gjatë intervistës për “Real Story”, i pyetur për përplasjet mes Tiranës dhe Prishtinës, ai tha se duhet të ketë një shtensionim dhe bashkërendim të marrëdhënieve.

    “Së pari, në rast se i referohemi marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Kosovës janë të shkëlqyera sepse flasim për një komb dhe s’ka ndonjë barrierë në mes në kuptimin njerëzor, ekonomik dhe të shkëmbimeve. Pra, s’duhet të barazojmë politikën me marrëdhëniet që janë mes nesh. Kjo është e rëndësishme ndërkohë mendoj që ka nevojë për një shtensionim dhe bashkërendim kapilar të marrëdhënieve zyrtare. Në radhë të parë mes Shqipërisë dhe Kosovës, Tiranës dhe Prishtinës. Shqipëria është shtet i pavarur që në 1912, ka qasje në disa organizata ndërkombëtare në të cilat Kosova nuk është prezente. Shqipëria për fatin e madh nuk kanë qenë pjesë e ish-Jugosllavinë. Marrëdhëniet tona me Serbinë më tepër janë shenjuar nga mënyra se si janë trajtuar shqiptarët në ish-Jugosllavi dhe në këtë kontekst, ne nuk e njohim Serbinë përveçse me sytë e Kosovës. Duhet të jemi vigjilent, që Serbinë sapo përpiqemi të kultivojmë raporte normale dhe duhet të përpiqemi, duhet ta shohim me sytë e Kosovës.”, u shpreh Bushati.

    Ish ministri i Jashtëm u ndal edhe tek rezoluta e parlamentit shqiptar, e miratuar pak ditë më parë, që dënon sulmin serb në Banjskë të Zveçanit, duke thënë se priste që priste të përcaktoheshin disa detyra. Bushati thotë se Shqipëria duhet të kërkojë një hetim në Këshillin e Evropës për këtë sulm.

    “Shqipëria duhet të bëjë detyrat e saj. Miratoi një rezolutë, nuk më erdhi mirë që na u desh dy javë për të thënë se jemi dakord me parlamentin e Kosovës ndërkohë që në një orë e gjithë klasa politike u bashkua në dënimin e sulmit të Hamasit ndaj Izraelit. Pra, me gjithë respektin për Shqipërinë, ne kemi një rol modest në Lindje të Mesme, roli kryesor është në rajon. Prisja një rezolutë ku parlamenti i përcaktonte detyra vetes dhe qeverisë. Atëherë Shqipëria duhet të mobilizohet për të shkuar në Këshillin e Evropës dhe për të kërkuar hetim për këtë çështje, për të pasur një reporter ndërkombëtar. Shqipëria ka disa detyra që burojnë nga shteti amë“, shtoi ish ministri.

    Sa i përket moskoordinimit të Prishtinës zyrtare me qeverinë e Shqipërisë për çështje të rëndësishme, Bushati shtoi: “Në drejtim të Prishtinës, mendoj se dera e parë e Prishtinës ka qenë, është dhe do të jetë Tirana për çdo gjë. Ka ndodhur edhe në kohën kur kam qenë në qeveri që kishte kërkesa që Prishtina zyrtare bënte drejt institucioneve zyrtare pa koordinim me Tiranën. E kam menduar atëherë dhe vazhdoj ta mendoj edhe sot. Natyrisht që Shqipëria nuk zëvendëson as SHBA, Gjermaninë, Britaninë apo Francën. Duhet të jenë dy mekanizma që duhet të funksionojnë si orët zvicerane nëse duam të kemi një efektivitet. Dhe nga ky mekanizëm varet se si operon faktori shqiptar në Ballkanin Perëndimor.”

    Previous ArticlePresidenti i Francës viziton Shqipërinë, shpreh mbështetje për integrimin europian
    Next Article Nita Latifi vjen me një fotosesion dhe dërgon mesazh për të gjitha gratë

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.