Gordana Siljanovska Davkova po hyn në garë kundër statutit të partisë së saj dhe në mënyrë jolegjitime për të marrë legjitimitet nga populli, për t’u bërë presidente e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partia e Mickoskit, VMRO DPMNE, e ndarë në fraksione, e ka shkelur Statutin e saj gjatë zhvillimit të garës për zgjedhjen e kandidatit për president, gjë që e bën këtë vendim të pavlefshëm.
Gjykata Administrative e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar padi brendapartiake të Oliver Andonov kundër Hristijan Mickoskit, për shkelje të rëndë të procedurave, njofton bild.mk.
Në këtë mënyrë kandidatja potenciale e DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, nuk do të ketë bazë ligjore dhe legjitimitet për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme.
