Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Tetova, Gostivari, Zhelina dhe komunat tjera të Pollogut dështojnë në luftën kundër ndotjes së ambientit
    MAQEDONI

    Tetova, Gostivari, Zhelina dhe komunat tjera të Pollogut dështojnë në luftën kundër ndotjes së ambientit

    26/02/2024
    Facebook Twitter Email

    Nëntë komunat e rajonit të Pollogut kanë dështuar në luftën e tyre kundër ndotjes së ambientit. Edhe pse në Pollog ka një numër të madh të objekteve industriale, megjithatë mbetjet e tyre nuk përfundojnë në deponinë në Rusino, por nëpër fushat e Pollogut dhe Parkut Kombëtar. Kjo po ashtu ul edhe likuiditetin e Ndërmarrjes së përbashkët Rusino, thotë drejtori i saj Besim Dogani. Ai së bashku me Ministrinë e Ekologjisë, kanë kërkuar nga regjioni planor i Pollogut që të rrisin kapacitetet e inspektorëve të ekologjisë, ose të formohet një trupë e përbashkët inspektorësh e nëntë komunave që të luftojë këtë fenomen.

    “Nga i tërë rajoni i Pollogut mbetje tek sjellin vetëm dy kapacitete industriale. Në takimin e përbashkët me krerët e komunave dhe ministrinë lindën disa ide siç ishte edhe krijimi i një trupi të përbashkët inspektues të rajonit të Pollogut, ku do merrnin pjesë më shumë inspektor të komunave dhe bashkë do inspektonim, por nuk pati sukses sepse shumica e komunave u ankuan për mungesë të inspektorëve të mjedisit jetësor”, tha Besim Dogani, drejtor i NKP “Rusino”.

    Nga gjithsej nëntë komuna të Pollogut, kërkesën për trupin e përbashkët e miratoi vetëm komuna e Tetovës, edhe pse e njëjta ka mungesë inspektorësh. Nga komuna e Tetovës thonë se kjo mungesë vjen si pasojë e pengesave të pushtetit qendror.

    “Ne si komunë kemi punësuar inspektor sipas planit, por tani kjo më nuk është e mundur shkaku i pengesave të pushtetit qendror. Por pavarësisht pengesave që kemi ne vazhdojnë të përmirësojnë çështjen e inspektoratit. Duke ditur faktin se komuna jonë rritet me popullsi dhe zona banuese është e vështirë vetëm me këto inspektor, por besojmë me kohën do kemi më shumë kuadro profesionistë në fushën e ambientit jetësor”, theksoi Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

    Drejtori i Parkut Kombëtar “Mali Sharr” thotë se në mungesë të inspektimeve të rregullta, këto mbetje përfundojnë përgjatë parkut kombëtar. Apelon për bashkëpunim më të madh me komunat.

    “Në malin Sharr ka deponi të cilat kanë mbetje ditore, mbetje urbane dhe mbetje industriale të mobilierive të ndryshme në vende të caktuara. Për këtë patëm takim me Ministrinë e mjedisit për të marrë masa për eliminimin e deponive dhe pati një aksion, por problemi është se të njëjtat vazhdojnë si më parë. Përse ndodh kjo? Në disa raste më herret në deponitë me mbetje urbane kthehen nga qyteti dhe hudhen lartë”, shtoi Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

    Ndryshe, vit më parë televizioni Alsat raportoi mbi krijimin e deponisë gjigante në fushat e komunës së Vrapçishtit pas çka inspektorati i ekologjisë por edhe e Policisë dhe komunës së Vrapçishtit ndërmorën masa dhe ky fenomen u ndalua, por nga fushat, hedhja e mbetjeve sidomos atyre industriale, tashmë ka nisur të hidhet gjatë natës përgjatë malit Sharr, dhe në raste të shpeshta për të mos u identifikuar të njëjtat edhe digjen.

    Previous ArticleBujar Osmani kryeson si kandidati me më shumë nënshkrime, lë pas Taravarin dhe kandidatët maqedonas…
    Next Article Anti-bixhozi: Do të publikojmë fotografitë e deputetëve që nuk e votojnë Ligjin për lojërat e fatit

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.