Author: BILD

Sondazhi i publikuar sonte në rrjetet sociale, e që burim reference kishte Institutin për Kërkime Politike – IPIS -Shkup, del të të jetë i falsifikuar, konkretisht, i rremë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i këtij Instituti në emisionin Ora e Parë në Klan M, Vladimir Bozhinovski. “Anketa e fundit e paraqitur nëpër rrjetet sociale kinse e ka bërë IPIS nuk është e vërtetë, sepse ne nuk kemi nxjerë një anketë të tillë. Anketa e fundit e jona ishte më 20 Shkurt dhe sipas asaj në kampin shqiptar BDI është ende 2% para opozitës shqiptare VLEN. Pra mos të dezinformohet…

Read More

Pas sondazhit fallco që shpërndau opozita shqiptare kanë nisur shumë reagime nga analistët dhe opinionistët e vendit duke kritikuar opozitën shqiptare. Anita Latifi thotë se e postoj kush e postoj anketën – kush me vetdije se është e rrejshme, kush pa vetdije – tash ndaluni më… mos vije puna tu dasht të veni vetulla, të ngelni pa sy “OK, e postoj kush e postoj anketën – kush me vetdije se është e rrejshme, kush pa vetdije – tash ndaluni më… mos vije puna tu dasht të veni vetulla, të ngelni pa sy” ka shkruar Latifi Ndryshe Drejtori i Instituti për…

Read More

Ceremonia e funeralit të liderit opozitar rus, Aleksey Navylny po zhvillohet në një kishë në Mariyno të Moskës, dy javë pas vdekjes së tij në moshën 47-vjeçare, në një koloni burgu në Arktik. Mijëra qytetarë rusë u rreshtuan në rrugën teksa po transportohej trupi i liderit të opozitës ruse dhe jashtë kishës, duke i dhënë lamtumirën Navalnyt me lot në sy, duke hedhur lule dhe duke brohoritur në mënyrë ritmike emrin e tij. Forcat e policisë kanë ngritur barrikada metalike rreth kishës dhe po patrullojnë me armë. Të gjitha mediat ndërkombëtare kishin hapur një transmetim të drejtpërdrejtë nga vendi i…

Read More

Kanë mbetur edhe pak ditë deri te fillim i Muajit të Shenjtë mysliman dhe Bashkësia Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut ka publikuar kalendarin e Ramazanit për Maqedoninë e Veriut për vitin 2024, transmeton TV21. Mësohet se Ramazani do të fillojë më 11 mars dhe do të zgjasë 30 ditë. Dita e fundit e agjërimit do të jetë më 9 prill. Bajrami i Ramazanit do të festohet më 10 prill, duke nisur me faljen e namazit të bajramit në ora 06:43. Kujtojmë se brenda muajit të Ramazanit do të ndërrohet edhe përllogaritja e kohës – kalojmë në llogaritjen verore. Siç…

Read More

Komuna e Tetovës shpërblen me tenderë milionëshe kompanitë e familjes Bajrami që janë të afër me udhëheqësinë komunale dhe Lëvizjen Besa. Kështu kanë reaguar sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në lidhje me rastin për tenderët milionësh të Komunës së Tetovës ndaj tre kompanive: Eko-Peu, Ereu-Trans dhe Mujo Bajrami, për të cilat Portalb.mk raportoi para dy ditëve. Nga BDI theksojnë se miliona euro nga buxheti i Komunës së Tetovës janë derdhur në llogaritë e tre firmave Eko-Peu, Ereu-Trans dhe Mujo-Bau që janë në pronësi familjes Bajrami. “Këto firma kanë marrë tenderë ekskluzivisht nga Komuna e Tetovës dhe nga asnjë institucion…

Read More

Ministria e Punëve të Brendshme përmes një komunikate për opinionin njoftoi se nga sot terminet për caktimin e dokumenteve personale mund të caktohen në mënyrë elektronike. “Njoftojmë opinionin se nga dita e djeshme kemi prezantuar edhe një rubrikë të re në ueb-faqen https://termin.mvr.gov.mk/, e cila synon të kontribuojë në caktimin më të shpejtë të termineve për marrjen e fotografive për dokumente personale. Gjegjësisht, në këtë rubrikë të quajtur “Dërgo kërkesë për termin”, qytetarët shënojnë numrin e tyre amë, numrin e telefonit dhe zgjedhin se për cilin dokument dëshirojnë të caktojnë termin. “Pasi të dërgojnë kërkesën, operatorët e qendrës së thirrjeve…

Read More

Kryeministri Talat Xhaferi ka marrë pjesë në samitin e organizuar në Tiranë. Në një postim në rrjetet sociale, Xhaferi ka thënë se plani i rritjes është mekanizmi shumë ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit tonë eurointegrues. Xhaferi beson se plani i rritjes potencialisht do të ndryshojë rajonin dhe do të përshpejtojë lëvizjen drejt Bashkimit Evropian. “Në Samitin në Tiranë theksova se jo vetëm që konsiderojmë se Plani i rritjes është mekanizmi shumë ambicioz i propozuar nga Komisioni Evropian që nga fillimi i procesit tonë eurointegrues, por gjithashtu besojmë se ai potencialisht do të ndryshojë rajonin…

Read More

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka prezantuar para aktivistëve dhe mbështetësve të tij,kuadrin më të ri që i është bashkangjitur, ASH-së në kampin opozitar. Ajo që bije në sy është se kreu i ASH-së, si prurje të re e ka cilësuar vëllaun Pëllumb Velës, ish drejtor në spitalin e Tetovës. Në rrjetet sociale, Taravari ka shkruar se vëllau i Pëllumbit, Ilir Vela, është afrimi më i ri në parti, raporton indeks.mk. Më tej, Taravari i ka njoftuar mbështetësit e tij, me biografinë e mjekut, Ilir Vela. Postmi i plotë: Dr. Ilir Vela, mirësevjen në familjen e madhe, në…

Read More

Gazetari dhe publicisti i njohur nga Tetova, Xhelal Neziri, njëherit edhe analist politik nëpërmes një shkrimi në “Facebook”, ka kritikuar udhëheqësinë aktuale të Komunës së Tetovës për menaxhimin e keq të qytetit, raporton indeks.mk. Sipas Nezirit është fatkeqësi por Tetova ka kohë që menaxhohet pa concept. Në reagimin e tij, ai ka bërë edhe një krahasim që është bërë mes Tetovës dhe Ferizajit nga periudha 2001/05, kur i njëjti ka punuar gazetar në mediat e Kosovës. Reagimi i plotë: Në periudhën 2001/05 kam punuar si korrespondent i disa mediave nga Kosova. Çdo muaj nga Tetova udhëtoja me autobus për në…

Read More