Ministria e Shëndetësisë e Gazës, ka publikuar një raport prej 212 faqesh duke renditur mijëra emra të atyre që i përshkroi si “vdekje të dokumentuara që nga 7 tetori” në enklavë, të cilat ia atribuoi “agresionit” të ushtrisë izraelite. Lista, erdhi pasi Presidenti i SHBA Joe Biden komentoi se ai nuk kishte besim në shifrat e viktimave civile të raportuara nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës. Izraeli, së bashku me SHBA-në, kanë shprehur dyshime për numrin e viktimave të raportuara nga Gaza, por nuk kanë ofruar asnjë provë se ato janë ekzagjeruar. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, e…
Author: Politiko
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer, ka kritikuar ashpër shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për qëndrimin e tij në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Butikofer ka akuzuar Borrellin se i trajton të dyja palët në mënyrë të barabartë, duke mos marrë parasysh aktet e fundit të agresionit serb ndaj Kosovës. Ai ka pyetur edhe pse Borrelli nuk po e respekton kërkesën e Parlamentit Evropian për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës. Butikofer shkroi në Twitter se kjo është vërtet interesante dhe bëri disa pyetje retorike për Borrell. “Kjo është vërtet interesante: 1. E vetmja pengesë, e cila Borrell përmend, është Asociacioni. A nuk…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti njofton se mbrëmë ka realizuar takim me ish shefin e shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës, Richard Grenell ku kanë biseduar për zhvillime në rajon. Në takim Grenell i ka kumtuar Ali Ahmetit se asnjëherë nuk ka diskutuar me asnjë politikan për shkëmbim territoresh. “Mbrëmë në Shkup takova Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Tramp për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës. Në takim diskutuam për zhillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkarisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të…
Kampioni i Kosovës në futboll Ballkani, ka ende shpresë për t’u kualifikuar në fazën tjetër të UEFA Conference League, edhe pas humbjes kundër Astanas me rezultat 1:2 në Fadil Vokrri. Golin e vetëm për suharekasit e shënoi kapiteni Edvin Kuç. Në ndeshjen tjetër të Grupi C, Victoria Plzen ka shënuar fitore 1:0 në udhëtim ndaj Dinamo Zagrebit. Pas ndeshjeve të javës së tretë, Plzen e kryeson tabelën me nëntë pikë, ndërsa Ballkani dhe Dinamo Zagreb dhe Astana kanë nga tre pikë. Kampioni i Kosovës ka ende mundësi shumë të mira të dal e dyta në grup, dhe të kaloj në…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pasdite nga foltorja e Kuvendit theksoi se zgjedhjet në vend i shpall kryetari i Kuvendit sipas afateve të caktuara me ligj dhe mandat të funksionarëve të zgjedhur. “Zgjedhjet në këtë shtet sipas ligjit dhe Kushtetutës i shpall kryetari i Kuvendit në afate të caktuara në bazë të ligjit dhe mandatit të funksionarëve të zgjedhur. Kur flasim për zgjedhje, ju duhet të kujtoheni në atë kohë se zgjedhjet u organizuan ashtu si rastisnin rrethanat politike të partisë suaj dhe për këtë kishim zgjedhje parlamentare gati çdo vit ose çdo dy vjet, ndërsa ndonjëherë ndodhte kur një palë…
Richard Grenell, ish emisari amerikan ka takuar sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin, transmeton TV21. Grenell në rrjetin social “Instagram” nuk zbulon detaje nga takimi, ndërkaq nga fotografia e publikuar mësohet se takimi është zhvilluar në zyrën e Grubit në Shkup.
Sonte anëtarë të partisë Alternativa janë mbledhur në Shkup për të shprehur dorëheqjen e tyre nga kjo parti. Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë nga anëtarët e Alternativa – Çair: Ne anëtarët e Alternativa – dega Çair, 2/3 e anëtarëve të kuvendit të degës, simpatizantët dhe përkrahësit, jemi mbledhur këtu që të shprehim shqetësimet tona lidhur me pakënaqësitë e akumuluara gjatë këtyre muajve në degën tonë, por jo vetëm. Përkundër fakteve dhe disa tentativave për sinkronizim dhe harmonizim të degës, bisedimeve interne mes anëtarëve tanë – jemi të detyruar që të themi se problemet në degën e Çairit janë…
Kreshnik Bekteshi në Klan Debat shprehet i bindur se partia e tij është e para në bllokun politik shqiptar dhe se për ta nuk ka rëndësi data e zgjedhjeve. “BDI-së i përshtatet që çdo ditë të ketë zgjedhje për shkak se edhe në sondazhet e opozitës BDI është partia e parê”, tha Bekteshi. Por, sipas Bekteshit, BDI është parti e përgjegjshme dhe se e sheh edhe interesin e shtetit. Prandaj, siç thotë ai, duhet të përfundojë ky mandat i qeverisë aktuale e pastaj të shkohet në zgjedhje.
Në Qeveri nesër duhet të mbahen biseda ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatës përfaqësuese të AOGJSH-së. Në takim do të bisedohet për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore. Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritjen e rrogës për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagës. Të enjten e kaluar, administrata e gjykatës paralajmëroi se nuk do t’i trajtojë as rastet urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatat. “Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme që nëse grupi i punës nuk ulet të negociojë edhe pas kësaj proteste, i gjithë…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve në seancën e sotme parlamentare, foli për dinamikën e ndërtimit të projekteve më të mëdha që e pozicionojnë vendin tonë në hartën evropiane. Kryeministri theksoi se Qeveria është e përkushtuar për realizimin e ëndrrës dhjetëvjeçare të qytetarëve, për krijimin e një shteti modern me infrastrukturë të zhvilluar rrugore, e cila do ta fuqizojë Maqedoninë e Veriut në hartën ekonomike dhe investitore botërore rajonale dhe evropiane. “Investimi në infrastrukturë është investim në zhvillimin e ekonomisë. Ne investojmë në projekte me të cilat jo vetëm…