Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një nderim të veçantë nga një universitet prestigjioz në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është nderuar me “Çmimin për Qytetari Globale” nga Universiteti Drake në Iowa, një çmim që njeh kontributin e personaliteteve botërore për paqen, demokracinë dhe zhvillimin. Osmani shfrytëzoi këtë rast për të zhvilluar një bisedë kuptimplotë me profesorë dhe studentë të Universitetit Drake, ku foli për rrugën e Kosovës drejt pavarësisë si dhe sfidat me të cilat po përballet vendi i saj. Ajo theksoi se Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së dhe aleatëve të tjerë për…
Author: Politiko
Masat dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM për uljen e çmimeve po japin rezultat, vlerësojnë nga LSDM. “Me masat për çmim “të garantuar”, 25 kategori të produkteve ushqimore bazë nga industria e furrës, qumështit dhe mishit, janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës.janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës. Çmimet e shitjes me pakicë janë në rënie, veçanërisht ato që mbulohen nga vendimi i qeverisë, ndërsa ka të dhëna se çmimet janë në rënie edhe në kategoritë e tjera të produkteve”, thonë nga LSDM.…
Oda Ekonomike gjermane në vend kërkon që Maqedonia të jetë destinacioni për investitorët e saj. Drejtoresha e Odës Ekonomike gjermane thekson se RMV-ja ofron kushte për biznes dhe këtë e dëshmojnë mjetet të cilat kompanitë i riinvestojnë dhe rritja e eksportit me Gjermaninë kap shifrën prej 4,8 miliard euro. “Ndodhitë e fundit në Evropë dhe botë kanë ulur aktivitetet ekonomike dhe pasojat po i vuajmë çdo ditë. Zinxhiri furnizues është shkatërruar dhe çmimet e emergjensave janë rritur. Investitorët gjerman po kërkojnë zgjidhje alternative në Ballkan dhe Maqedonia rezulton të jetë vend ku ata nuk kanë tërhequr mjete, por të njëjtat…
Në mbrëmjen solemne me një koncert në Kolegjin mbretëror në Londër, mbrëmë është mbajtur 30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe Mbretërisë së Bashkuar nën organizim të Ambasadës së Maqedonisë së Veriut dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës. Para koncertit, në të cilin e filloi pianisti Dino Imeri dhe pianisti kroat Vedran Janjanin, fjalim ka mbajtur edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska dhe i dërguari special për Ballkanin Perëndimor të kryeministrit britanik, Lord Piç. Siç njofton Ministria e Kulturës, Kostandinovska – Stojçevska theksoi se akti i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve…
Ish-futbollisti i Real Madridit Pepe, ka hyrë në histori të Champions League. Portugezi është bërë futbollisti më i vjetër që ka luajtur në garën më prestigjioze të futbollit në kontinentin evropian. Ai ka startuar në ndeshjen e Portos kundër Royal Antwerpen, ekipit të futbollistit nga Kosova Arbnor Muja. Pepe aktualisht I ka 40 vjet e 241 ditë, raportojnë mediat. Ekipi nga Portugalia e mposhti ekipin belg me rezultat 1:4.
Policia i ka shpallur luftë pa kriter strukturave kriminale që dikush ka krijuar prej 30 vitesh, potencoi ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Sipas tij, të shtënat në “East Gate” janë një përballje kriminale dhe policia e di të kaluarën e personit që u qëllua, por në interes të hetimit, MPB-ja nuk zbulon detaje të reja. Bëri të ditur po ashtu se nuk është cenuar siguria e qytetarëve. “Vetëm muajin e fundit kemi arrestuar tre persona dhe kjo flet për një nivel të lartë të angazhimit dhe për konfrontim mes atyre grupeve kriminele që për 30 vite dikush i ka krijuar.…
Një recetë e thjeshtë për një pije me portokall, karrota dhe xhenxhefil po bëhet virale në internet, pasi shumë gra kanë raportuar një përmirësim të dukshëm në pamjen e tyre dhe humbje peshe pas konsumimit të saj. Kjo pije e quajtur “botox në gotë”, është e pasur me vitaminë C dhe kolagjen, dy elementë thelbësorë për bukurinë e lëkurës, flokëve dhe thonjve. Për të përgatitur këtë pije ju nevojiten vetëm katër përbërës: dy portokall të qëruar, katër deri në gjashtë karrota të vogla, tre centimetra xhenxhefil të prerë në feta dhe një e treta e një filxhani ujë. Hidhini të…
Një tragjedi e tmerrshme ka ndodhur të mërkurën në shtetin Maine të SHBA-ve, ku një person i armatosur ka hapur zjarr në disa vende, duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur 50 të tjerë. Sulmuesi, i identifikuar si Robert Card, 40 vjeç, ende nuk është kapur nga policia, e cila e ka cilësuar si të rrezikshëm. Motivi i sulmit nuk dihet ende. Sipas mediave amerikane, të shtënat kanë filluar në një bar sportiv në qytetin Lewiston, ku Card ka vrarë dhe plagosur shumë persona. Më pas, ai ka vazhduar të shtinte në dy zona të tjera, duke shkaktuar panik dhe…
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka paralajmëruar për mbipopullimin në strehimoret e Agjencisë së OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinë (UNRWA) në Gaza, ku rreth 629,000 njerëz kanë kërkuar strehim që nga përshkallëzimi i dhunës më 7 tetor. Në një deklaratë të lëshuar herët të enjten, OCHA tha se kushtet e mbipopullimit po kufizojnë ndjeshëm aksesin në ndihmën bazë dhe shërbimet thelbësore, duke rritur rreziqet e shëndetit dhe mbrojtjes dhe duke ndikuar negativisht në shëndetin mendor. OCHA tha se numri i personave të zhvendosur në strehimoret e UNRWA përfaqëson 45% të gjithsej…
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, po merr pjesë në organizimin e Komisioni Evropian të quajtur “Global Gateway”. Në fjalimin e tij në Bruksel, Rama tha se Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor, duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve evropiane. Ai tha se ‘martesa’ me Bashkimin Evropian është më e vështira, por që ia vlen. “Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën e duke qenë i lumtur me të, unë besoj që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë dhe të tjerët kur të martohen me BE-në. Dua që t’ju lë duke ju thënë një…