Author: Politiko

Masa për ngrirjen e çmimeve të produkteve deri më 30 nëntor të këtij viti është një masë e shkëlqyer që jep rezultate dhe është e mbështetur nga ana e konsumatorëve, ndërsa të dhënat dhe analizat që i kemi për zbatimin e saj japin hapësirë për të vazhduar deri në fund të këtij vitit që të mos ketë shkelje të tregut në dhjetor kur ka më shumë konsum, vlerësoi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. “Në ngjarjen e sotme do të kemi mundësi të diskutojmë në mënyrë të hapur dhe transparente për këtë me odat ekonomike dhe me palët e interesuara.…

Read More

Ushqimi është një proces sa i nevojshëm për çdo person. Nëpërmjet ushqimit, përveç shijes së mirë që përftohet, ai siguron edhe shumë vitamina dhe minerale për të cilat organizmi ka nevojë. Edhe pse të gjithë njerëzit duhet të ushqehen shëndetshëm dhe me kujdes, ndër vitaminat më të mira për meshkujt ekspertët specifikojnë në disa ushqime të veçanta. Sipas ekspertëve, 9 nga 10 burra në botë nuk marrin sasinë e duhur të perimeve në ditë. Një dietë e shëndetshme përfshin të paktën 5 perime të freskëta në ditë. Një nga perimet më të rekomanduara është spinaqi, i cili përmban oksid natriumi.…

Read More

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot u bëri thirrje partive politike me kohë të bien dakord për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm me qëllim të respektimit të afateve ligjore dhe kushtetuese. “Deri në vitin e ri duhet të kemi një konsensus lidhur me zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare janë tjetër histori dhe vlejnë procedura të tjera dhe afate të tjera, dhe ka kohë deri në shkurt, mars”, theksoi Xhaferi në brifingun e sotëm me gazetarët. Nëse partitë nuk bien dakord dhe kalkulojnë, thotë ai, nuk do ta lë ashtu, nuk do të lejoj që të…

Read More

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se janë dorëzuar tekstet në të gjitha shkollat ​​e Shkupit. Ai tha se gjatë këtyre ditëve kanë mbërritur edhe tekstet për klasën e gjashtë. “Faleminderit për mirëkuptimin. Ne jemi ndryshe nga viti i kaluar. Ne thamë se do të dorëzohen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, por për shkak të problemeve teknike po i dorëzojmë gjatë kësaj periudhe. Nuk kemi arritur atëherë, por më vjen mirë që mbaroi dërgesa”, u tha Shaqiri gazetarëve të pranishëm. Ministri theksoi se kur mbërrijnë në kohë programet arsimore, vijnë në kohë edhe tekstet. “Është…

Read More

Asnjë penale nga shteti nuk i është paguar konsorciumit “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e seksioneve të Korridoreve 8 dhe 10D, pohon zv.kryeministri i parë dhe koordinatori për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d, Artan Grubi. Ai sot po i përgjigjej pyetjes së deputetes së VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska-Davkova lidhur me thirrjet që i bën për punësim në konsorciumin “Bechtel and Enka”. – Më kujtohet në të kaluarën, në mos gaboj, në tre Qeveri që ka pasur VMRO-DPMNE nga viti 2006 deri në vitin 2017, me çdo investim të huaj, a nuk ka thënë kryeministri i atëhershëm, ministri i financave apo…

Read More

Deri dje në Shkup, sipas informacioneve që kam, janë dorëzuar tekstet për klasën e gjashtë, njoftoi sot ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri. Ai kërkon nga Byroja e Zhvillimit të Arsimit (BZHA) që më së voni deri në fund të muajit nëntor të dorëzojë në MASH programet mësimore për klasën e shtatë, në mënyrë që tekstet për vitin e ardhshëm shkollor të përgatiten dhe të shtypen në kohë. Sipas Konceptit për Arsimin fillor, i cili zbatohet në faza që nga viti 2020, reforma në vitin 2024/2025 do të përfshijë nxënësit e klasës së shtatë të cilët do të kenë…

Read More

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një prej çifteve më të simpatike të shoubizit shqiptar. Çifti është shpërngulur në Kosovë, teksa janë prindër të një djali, Trevit. Së fundmi ka qenë Einxheli që i ka bërë një intervistë në “Instagram” Dagz-it, me pyetje nga ndjekësit. Njëri prej tyre e ka pyetur kur do të ketë dasmë. “Kur të rritet Trevi, me na i sjellë unazat. Fëmija tjetër do qajë ndërkohë”, është shprehur Dj Dagz. Fëmija tjetër?

Read More

Izraeli është zotuar të intensifikojë bombardimet e tij ajrore të Rripit të Gazës të rrethuar dhe ta zgjerojë atë në një operacion shumëplanësh, pasi thotë se synon të zhdukë Hamasin, i cili është cilësuar nga Izraeli, Bashkimi Evropian dhe SHBA si organizatë terrorist. Përshkallëzimi i dhunës ka shkaktuar një krizë humanitare në Gaza, ku rreth 2 milionë njerëz jetojnë nën një bllokadë 14-vjeçare izraelite. OKB tha se më shumë se 40,000 njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre dhe janë strehuar në shkolla dhe xhami. Ai gjithashtu paralajmëroi për një mungesë të madhe të ushqimit, ujit, karburantit dhe ilaçeve. Pavarësisht…

Read More

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e ri të Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker. Marrëdhëniet bilaterale, rruga e integrimit europian, procesi i ndryshimeve kushtetuese, aleanca në NATO dhe stabiliteti në rajon, ishin tema të bisedës në këtë takim. Marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë cilësuar si të shkëlqyera dhe do të vazhdojnë në këtë frymë të miqësisë dhe bashkëpunimit shumë vjeçar në shumë sfera, përfshirë dhe atë të mbrojtjes tashmë si vende anëtare të NATO-s. Republika e Sllovenisë vazhdon të jep përkrahje të…

Read More

Presidenti amerikan Joe Biden ka shprehur dyshime për saktësinë e numrit të të vdekurve të raportuar nga zyrtarët palestinezë në Rripin e Gazës, ku sulmet ajrore izraelite kanë shënjestruar militantët e Hamasit që nga 7 tetori. Biden tha të mërkurën se ai “nuk ka besim në numrin që palestinezët po përdorin” për viktimat në enklavën e drejtuar nga Hamasi, për të cilat ata pretendojnë se kanë arritur në më shumë se 6,500 njerëz, duke përfshirë 2,700 fëmijë. “Nuk e besoj se palestinezët po thonë të vërtetën se sa njerëz janë vrarë”, tha Biden në një konferencë të përbashkët shtypi me…

Read More