Një marrëveshje e arritur me ndërmjetësimin e Katarit do të lejojë shtetasit e huaj të dalin nga Gaza përmes Kalimit të Rafahit, sipas një zyrtari amerikan. Ky plan është koordinuar me Izraelin, Hamasin dhe Egjiptin, në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zyrtarët e administratës së presidentit Joe Biden kanë ndjekur me vëmendje zhvillimet e kësaj marrëveshje, që synon të evakuojë rreth 5,000 persona nga enklava e rrethuar nga konflikti.
Sipas një korrespondence të brendshme të qeverisë amerikane, qytetarët amerikanë pritet të fillojnë të largohen nga Gaza sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta që prej ditës së enjte. Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se rreth 400 shtetas amerikanë dhe familjet e tyre – rreth 1,000 persona në total – janë bllokuar në Gaza dhe po përpiqen të dalin. Ai tha se ka folur me homologun e tij katarian për të bërë presion mbi Hamasin që të lejojë largimin e shtetasve të huaj përmes Rafahit.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit Matt Miller tha se ky proces nuk do të ndodh menjëherë, por do të zgjasë disa ditë. Ai theksoi se siguria dhe shpresa e njerzve në Gaza janë prioritet për administratën amerikane. (politiko.makdomen.net)
