Ariana Resources do të fillojë punën në Kosovë pasi të përfundojë studimi i duhur Ariana Resources, një kompani britanike e minierave dhe mineraleve, tha të enjten se dega e saj në Kosovë, “Western Tethyan Resources”, ka përfunduar studimin e projektit të arit në Kosovë, të quajtur “Projekti i Arit Slivova”. Kompania ka rreth shtatë vite që operon me licencë të kërkimit në Kosovë. Ariana Resources tha se një studim paraprak i vlerësimit ekonomik të projektit është duke u zhvilluar momentalisht. Studimi i paraprin punës së kërkimit.
Author: Politiko
Kuvendi mban sot mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama, për çështjen McGonigal, të kërkuar nga opozita. Grupi parlamentar i PS-së do të ketë 750 minuta në dispozicion, 350 minuta do jenë për PD, 70 minuta për grupin parlamentar ‘Aleanca për ndryshim’, 80 minuta për ‘Drejtësi dhe Integrim’, 30 minuta për Partinë e Lirisë dhe e njëjta kohë do të jetë në dispozicion edhe për deputetët e PSD. Ndërsa 9 deputetë të Rithemelimit do të kenë 10 minuta kohë për të folur. Ish-kryeministri Sali Berisha me një grup të deputetëve të Rithemelimit pritet të rikthehen këtë të enjte, pasi u…
Kemi dëgjuar për të dhe punën e tij në Amerikë e ai gjatë datës 20 Shkurt ka marrë shumë urime. E kemi fjalën për fotografin e njohur shqiptar atje Egzon Hasangjekaj ku të gjithë nga familja dhe shoqëria e nga emra të njohur të cilët kanë uruar dhe suprizuar artistin me rastim e ditëlindjes së tij. Nuk ka shumë kohë që Egzoni ka nisur karrierën e tij si fotograf por tashmë atë e duan të gjithë dhe e kërkojnë kudo, e pa harruar që ai ndihmon e vlerëson shumë personazhet shqiptarë pasi dashuria për shqipen dhe atdheun e mban fort.…
Ministri grek i Transportit, Kostas Karamanlis ka dhënë dorëheqje pasi të dy trena u përplasën në veri të Greqisë, prej ku mbetën të vdekur të paktën 43 persona. Ai tha se po largohej nga detyra “në shenjë respekti ndaj njerëzve që vdiqën në mënyrë të padrejtë”. Karamanlis tha se ai kishte bërë “çdo përpjekje” për të përmirësuar sistemin hekurudhor të Greqisë, që sipas tij, “nuk nuk i përshtatet shekullit të 21-të”. “Por, kur ndodh diçka kjo tragjike, është e pamundur të vazhdohet sikur asgjë të mos ketë ndodhur”. Ekipet e shpëtimit kërkuan deri në orët e vona të natës së…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar edhe njëherë përkrahjen e tij për propozimin franko-gjerman i cili është pranuar nga palët në dialog, Kosova dhe Serbia në takimin e fundit në Bruksel të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ka shtuar se marrëveshje e 27 shkurtit në Bruksel nuk është produkt i kryeministrit Kurti.Haradinaj në emisionin “Politiko” në Kanal 10 tregoi pse nuk kishte pranuar të zbatohej marrëveshja për Asociacionin.Fajin për këtë, ai ia ka hedhur edhe qeverive nënshkruese të kësaj marrëveshje, siç janë PDK-ja e LDK-ja tashmë parti opozitare.“Kosova nuk është se i ka mungu dëshira…
Na pret një rrugë e rëndësishme, hapja e klasterëve dhe mbajtja e konferencës së dytë ndërqeveritare, për këtë duhet që sa më shpejtë të parashtrohet iniciativa për ndryshimet kushtetuese, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së në ClickPlus në TV21. “Kalimi i ASH-së nga opozita në pushtet ishte mbështetje. Prandaj nuk është çështje nëse me këtë qeveri apo parapraken afrohemi apo largohemi nga numrat e nevojshëm për ndryshimet kushtetuese. Për ndryshimet kushtetuese, mendoj se sa më shpejtë duhet ta parashtrojmë iniciativën. Për këtë duhet të mendojnë dhe reflektojnë edhe nga VMRO-DPMNE-ja si parti politike serioze”, tha Ademi.
Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi, në emisionin “Intervistë në SHENJA, tha se asgjë nuk është e mundur dhe se mund të arrihet numri i nevojshëm i deputetëve për ndryshimet kushtetuese. “Sot isha në Kuvend dhe vlerësoj se ka gatishmëri, ka vullnet për të punuar dhe ka deputet që nuk identifkojnë vetëm me politika pro ruse, izoluese, bojkotuese, destruktive, në kuadër të VMRO-së”, tha Artan Grubi. Ai tha se VMRO-DPMNE me hyrjen e ASH-së në Qeveri po izolohet si një forcë destruktive, si një forcë për po pengon integrimin në BE. “Ata edhe po të fitojnë nuk kanë kapacitet koalicionues, nuk…
Maqedonia e Veriut është përballë një sfide serioze ajo e vazhdimit të bisedimeve me BE-në gjë për të cilën nevojiten ndryshime kushtetuese për futjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe për të cilin proces nevojiten 80 deputetë. Këtë e deklaroi zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se kjo ka qenë arsyeja që kanë filluar bisedimet që në shtator për shtrirjen e një fronit, aleance e të gjitha partive progresive në vend të cilët janë pro integrimit të vendit në BE. “Një prej tyre është edhe Aleanca, është Alternativa është edhe BESA, është PDSH dhe të…
Duke folur për zgjërimin e shumicës parlamentare, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka thënë se ai së bashku me kryeministrin Kovacevski kanë bërë gjithcka që Alternativa të mbetet në Qeveri por ajo nuk pranoi. Foli edhe për hyrjen e ASH-së në Qeveri. “Të gjithë duhet të japim kontribut e të sakrifikojmë e të gjiejmë gjuhën e përbashkët e të ecim para. Zgjatën bisedat me ASH-në dhe ajo u bë pjesë e shumicës. Bisedat u shndërruan në merkato futbolli, deputetët nxorrën pazaret nga më të ultat. Na duhet shumicë stabile. Kuvendi funksiononte me vështirësi. Izeti, Merita, Kastrioti janë pjesë e shumicës,…
Zv/kryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka folur për temën aktuale atë të ngrirje së çmimit të bukës dhe bojkotit nga ana e disa tregtarëve. Ai tha se qytetarët nuk duhet të kenë frikë se do të mbesin pa bukë, ngase, sipas tij, bëhet fjalë vetëm për tre tregtar të mëdhenj dhe të cilët kanë vendosur qytetarët dhe të mos respektojnë ndihmën të cilën po ja japin organet qeveritare me para të taksapaguesve. “Ne filluam të subvencionojmë rrymën për të gjitha furrat e bukës në mënyrë që çmimi i bukës të mos rritet, dhe përkundrazi në…