Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë”,në SHBA,Vilson Sinishtaj,mbajti fjalë rasti në konventën qendrore të Forumit Shqiptarë,i cili ndër të tjera tha: “Është nder dhe privilegj të flas këtu para jush në emër të shoqatës Jehona e Malesisë, në emër të komunitetit shqiptar nga Michigan, në emër të Dushiqit legjendar si dhe në emrin tim personal, dhe të paraqes kënaqësinë time dhe tonën që shqiptarët e bashkuar do të mbeten zotër shtëpie të vendit të vetë dhe zotërues të fateve të veta. Shqiptarët, edhe pse popull autokton, në shtëpinë e tyre, në oxhakun e tyre, u shtypën sistematikisht për vite me…
Author: Politiko
Sekretari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” Agron Dedivanaj ka kërkuar nga malësorët, nga banorët e komunës së Tuzit të mos lejojnë befasi, ta votojnë “Forumin Shqiptar” dhe Nik Gjeloshajn edhe për një mandat. Me 5 Mars, të bashkuar si asnjë herë më parë, na duhet ta dëshmojmë ekzistencën tonë, ta dëshmojmë praninë tonë, qenien tonë, në shtëpitë tona, në bjeshkët tona, në Malësinë tonë, sepse, ne jemi këtu. Brez pas brezi, këtu do të jemi përgjithmonë, ka shkruar Dedivanaj. Postimi i plotë i tij: Sot, Malësia jonë është në sprovë. Sprova e votës, sprova e dinjitetit dhe unitetit tonë nacional,…
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, Vilson Sinishtaj,ka konfirmuar lajmin e madh, letrënn e përkrahjes nga kongresmenja Lisa McClain, për shqiptarët në zgjedhjet lokale të 5 Marsit. Kjo letër po ashtu dëshmon se shqiptarët në kërrkim të të drejtave që ju takojnë kanë mbështetjen e miqve më te mirë te popullit tonë, popullit dhe politikës amerikane, ka shkruar Sinishtaj. Njoftimi i plotë i z. Sinishtaj: Një falenderim i veçantë për Congresswoman Lisa McClain për mbeshtetjën direkte që vazhdimisht i jep çeshtjës shqiptare. Po ashtu falëndëroj edhe Departmentin e Shtetit në komunikim të drejtëpërdrejtë dhe për mbështetje. Kjo letër është…
Me tekst dhe muzikë të Ilir Beranit dhe orkestrim të Ardian Kastratit, këngëtari Istref Tahiraj vjen me projektin më të ri dhe të parin profesional në karierën e tij, të titulluar “Qysh ma bon ta boj”, një këngë që i kushtohet dashurisë dhe vjen kënduar nga këngëtari Kosovar i cili deri më tani ka publikuar shumë projekte muzikore. Istref Tahiraj, krahas muzikës zbavitëse, këndon bukur edhe muzikën popullore dhe folklorike dhe është shumë i kërkuar nëpër dasma dhe ahengje të ndryshme familjare. https://youtu.be/D0EBvf_lZjY
Sot, Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka kontrolluar në terren, në disa markete se a janë të furnizuara me buk dhe se a po zbatohet Vendimi për ngrirjen e çmimit të bukës në 33 denarë, gjithashtu edhe se sa janë zbritur në përgjithësi çmimet e produkteve tjera ushqimore bazë. Kujtojmë se mbrëmë Bekteshi publikoi edhe Vendimin e ri për mbrojtjen e plotë të qytetarëve. Vendimin për përcaktimin e detyrimit të tregtarëve për të blerë dhe shitur lloje dhe sasi të caktuara të mallrave të caktuara tek konsumatorët në një mënyrë të caktuar. Vizita në terren sot dhe Vendimi i mbrëmshëm…
“Emri i tij nuk është ‘John Pedersen’. Quhet Artan Zymberi. Ky është ndryshimi”, ka thënë Hasna Zymberi për mediumin norvegjez TV2, teksa flet për vdekjen e djalit të saj, 28 vjeçar në burgun e Mitrovicës së Sremit në Serbi, në natën e 26 nëntorit 2022 Sipas saj, i biri iu vra për shkak të origjinës së tij shqiptare nga Kosova. Hasna Zymberi thotë se “Qaj çdo ditë. Është kaq e padrejtë ajo që ka ndodhur me Artanin tim”, teksa shihet duke qëndruar pranë varrit të tij. Për familjen e tij, është e vështirë të pranojë se ai ka vdekur. Ata…
Edhe pse së fundi u largua nga Qeveria, Alternativa opozitare lë hapësirë për t’u rikthyer përsëri në Qeveri, së paku nëse gjykojmë sipas deklaratës për “Slloboden peçat” të nënkryetarit të Parlamentit Hysni Ismaili nga partia e Afrim Gashit, se: “tani jo, por në politikë dhe në dashuri kurrë mos thuaj kurrë”. Por, a do të kenë sukses partnerët qeveritarë LSDM dhe BDI që t’i akomodojnë të gjitha partitë shqiptare në qeveri? PRESSonline.mk tanimë ka shkruar se janë në vazhdim e sipër bisedimet mes qeverisë dhe Besës për hyrjen e partisë së Bilal Kasamit në Qeveri, ndërsa Alternativa, ndonëse së fundmi…
Ditën e sotme në orën 12:00 opozita shqiptare do të zhvillojë protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama të cilin e akuzon si të përfshirë në çështjen “McGonigal”. Në kuadër të kësaj proteste Policia e Shtetit ka bërë të ditur se nga ora 10:00 do të bllokohen disa rrugë deri në përfundim të tubimit. Rrugët ku do të bllokohet qarkullimi: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi…
Avokati Saimir Vishaj është shprehur se e njihte personalisht Dan Hutrën autorin e vrasjes së tre grave dhe të plagosjes së tre të tjerave në Tiranë duke thënë se ky i fundit e bleu me lekë gruan e dytë. “Unë e njoh shumë mirë Dan Hutrën. Ai dyshonte në një shtatzëni. Në Shqipëri gratë blihen me lekë dhe që nga ky moment ato duhet të jenë të nënshtruara , të rri brenda mureve të shtëpisë. Këto martesash na kanë kthyer 500 vite mbrapa. Unë e njihja si familje ishte shumë e mirë ,. Gruaja e dytë mundohej që të pajtohej…
Moska i ka kërkuar Beogradit qëndrim zyrtar për informacionin se armët serbe i janë dorëzuar Ukrainës, tha sot zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova. “Ne tashmë i kemi kërkuar Beogradit të bëjë një deklaratë. Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen as përmes mediave, as përmes kanalit Telegram, as përmes rrjedhjeve të informacionit, por përmes qëndrimit të shpallur zyrtarisht të palës serbe”, tha Zaharova, transmeton TASS. Ajo shtoi se faktet duhet të zbulohen dhe në bazë të saj të nxirren përfundimet e duhura, sepse është një “temë jashtëzakonisht e rëndësishme për marrëdhëniet dypalëshe”. Më herët…