Bashkimi Evropian ka publikuar përmbajtjen e plotë të planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë që tash e tutje do të quhet edhe “Marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë -Serbi”. Sipas planit, palët pajtohen për fqinjësi të mirë dhe njohin dokumentet e njëra tjetrës, diplomat, targat etj., respektimin e pavarësisë së tyre, autonomisë e integritetit territorial, do të përmbahen nga përdorimi i forcës, nuk do të bllokojnë njëra tjetrën në rrugën euroatlantike, Serbia nuk do kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjërën prej organizatave ndërkombëtare, palët do të vazhdojnë procesin e dialogut për të shtuar bashkëpunimin,…
Author: Politiko
Me tekst nga Kreshnik Avdiu dhe muzikë e orkestrim nga Wirusi, dyshja e famshme Vlora dhe Xhafer Ahmetaj vijnë me projektin e ri të titulluar “Ndarja me lot”. Një këngë dashurie e cila i kushtohet një lidhje jo të suksesshme mes një çifti e që këngëtarët e sjellin në versionin më të mirë të mundshëm. Ka vetëm pak ditë që kjo këngë është publikuar dhe është pëlqyer jashtëzakonisht shumë nga publiku dhe ka grumbulluar mijëra klikime. Në vazhdim mund të dëgjoni hitin e ri: https://youtu.be/5gY2zbm0kco
I izoluar dhe i vetmuar anti NATO dhe BE, njëkohësisht edhe antishqiptar sipas qëndrimeve dhe vendimeve të tij, kryetari i VMRO DPMNE-së, Mickoski refuzon dhe shmang të deklarohet: Pse ua ka ndaluar kryetarëve të tij të komunave të bashkëpunojnë me shqiptarë, pse ka lëshuar urdhër që të mos lëshohen vendime për legalizim për shqiptarët nga ana kryetarëve të tij të komunave, pse ka lëshuar urdhër që të mos jepen leje ndërtimi për kompanitë pronari i të cilave është shqiptar dhe pse ai dhe bashkëpartiakët e tij bëjnë thirrje për luftë kundër shqiptarëve në vitin 2023? Publikimi i një fotoje me…
Sot, zëvendës ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi së bashku me Kryeministrin Kovaçevski dhe ministrin Boçvarski ishin në Gostivarë ku dorëzuan çelsat e 45 banesave sociale për familjet në nevojë të kësaj komune. Është kënaqësi kur politikat e qeverisë për të ciliat punojmë japin fryte dhe qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt ato përfitime tha zëvendës ministri Bekim Rexhepi. Sot së bashku me kryeministrin Kovaçevski ua dhamë çelësat e 70 banesave qytetarëve që i plotësuan kushtet e parapara në thirrjen publike dhe morën një shtëpi të re, në objektin social në Gostivar. Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Qeveria në tërësi,…
Në orët e hershme të mëngjësit të sotëm ka ndërruar jetë profesori Milaim Fejziu, njëri ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime ndaj familjes Fejziu, duke kujtuar profesorin e ndjerë për kontributin e tij në vendosjen e themeleve të arsimit sipëror si dhe aktivizimin e tij në çështje kombëtare. Ahmeti shkruan se veprat e profesorit Fejziu do të kujtohen gjithmonë me krenari. Statusi i plotë: Me pikëllim pranova lajmin për ndarjen nga jeta të Profesor Milaim Fejziut, njërit nga themeluesit e Universitetit të Tetovës dhe kryetarit të parë të Senatit…
Ka ndërruar jetë Milaim Fejzi, njëri nga themeluesit e Universitetit të Tetovës, raporton monitor.mk. ky lajm është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit, profesorit, të cilët lajmin e kanë shpërndaré në rrjetin social facebook. “Inna Lillahi ve inna ilejhi raxhiun… Te Allahut jemi dhe tek Ai do te kthehemi… Ndroi jete babai yne Prof.Milaim Fejziu. Varimi do te behet sot me namazin e iqindis… Allahu e meshirofte” shkruher në njoftimin e familjes Fejzi. Milaim Fejzi ishte themelues dhe kryetar i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës. Ai ishte një nga figurat më emblematike të rezistencës kombëtare dhe…
Pas publikimit të sondazhit nga mkd.mk lidhur me rejtingjet e partive dhe faktin që BDI-ja dhe Ali Ahmeti gëzojnë mbështetjen më të madhe në opinion, ka reaguar zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi. Nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, Grubi ka thënë se qytetarët vlerësojnë drejt dhe e çmojnë punën dhe angazhimin e sinqertë. Grubi thotë se pa marrë parasysh sulmet e shpifjet, BDI-ja po rritet. Statusi i plotë i Artan Grubit: Qytetarët vlerësojnë drejt dhe e çmojnë punën dhe angazhimin e sinqertë. BDI po rritet, pa marrë parasysh sulmeve dhe shpifjeve të koordinuara të njëpasnjëshme dhe të vazhdueshme sepse puna…
BDI si asnjëherë më parë nuk ka patur një rritje kaq të madhe të rejtingut që u publikua sot që natyrisht e gëzon këtë subjekt politik që është fokusuar me gjithë potencialin e vet në rrugën europiane por në ndërkohë mbizotëron një heshtje sidomos në kampin e Grupit të Zjarrit shkruan Tetovasot. Nga Grupi i Zjarrit nuk ka asnjë shpërndarje dhe asnjë koment të ndonjë anëtari për këtë publikim të sondazhit të realizuar nga mkd.mk që liderin Ali Ahmeti e nxjerr bindshëm më të besuarin dhe partinë e tij me një rritje 8.2% të votave që do t’a bënte fitoren…
Populli shqiptar në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut vazhdon ti besojë edhe më tej kreut të BDI-së, Ali Ahmeti po vazhdon edhe të besojë se Bashkimi Demokratik për Integrim është partia që më së miri përfaqëson shqiptarët e RMV-së në pushtet. Kësisoi, në një sondazh të realizuar nga mkd.mk kreu i integristëve, Ali Ahmeti gëzon më shumë besim tek qytetarët se sa Ziadin Sela, Arben Taravari, Bilall Kasami e Afrim Gashi bashkë. Sipas listës Ali Ahmeti gëzon 5.1% të qytetarëve dhe është lideri më i besueshëm shqiptarë kurse pas tij vijnë Bilall Kasami me 1.5%, Arben Taravari me 1.4%, Ziadin…
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takua edhe me përfaqësues të diasporës në Nju Jork dhe Nju Xhersi. Gjatë takimeve, Osmani konfirmoi përkushtimin e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për forcimin e marrëdhënieve me diasporën, përmes sistemimit të rolit dhe potencialit që kanë pjesëtarët e diasporës në vendet ku jetojnë. Ministri falënderoi diasporën për aktivitetet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës, mes tjerash, përmes realizimit të mësimit plotësues në gjuhën amtare. Osmani pati mundësinë të vizitojë edhe klasat ku zhvillohet mësimi. Ai shprehu mirënjohje…