Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Bekteshi: Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëvе
    MAQEDONI

    Bekteshi: Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëvе

    15/03/2023
    Facebook Twitter Email

    Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve, tha për MIA-n ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, në prag të hyrjes së nesërme në fuqi të çmimeve të ngrira të një pjese të makaronave dhe produkteve të qumështit.

    Ministria e Ekonomisë është duke bërë analiza shtesë të të dhënave për një zgjatje të mundshme të vendimit të Qeverisë për ngrirjen e çmimeve. Të gjitha vendimet, siç thotë Bekteshi, merren së bashku me shoqatat dhe odat.

    Sipas vendimeve të marra javën e kaluar, nga nesër do të ngrihen çmimet e makaronave dhe disa produkteve të qumështit. Çmimet e makaronave (makarona dhe shpageta) në raftet e marketeve do të jenë më të ulëta për 15 për qind, kurse të produkteve të qumështit (qumështi i lopës 2.8 për qind, 3.2 për qind, 3.5 për qind, si dhe kosi, jogurti, ajka,djathi i bardhë i përzier dhe i lopës dhe kaçkavalli i lopës) do të jenë 10 për qind më të ulëta.

    “Po ashtu, Ministria e Ekonomisë është duke analizuar vazhdimin e vendimit për ngrirjen e çmimeve të produkteve të tjera bazë që janë përfshirë në vendimin për ngrirjen e marzhës, përkatësisht për vezët e pulës, orizin e Maqedonisë, sheqerin e bardhë. Sapo të jenë gati analizat e të dhënave për këto produkte, do të vendosim nëse masa e ngrirjes së çmimeve do të shtrihet edhe në to. Të gjitha vendimet i marrim së bashku me shoqatat dhe odat. Presim solidaritet nga të gjithë biznesmenët në vendin tonë që kriza të mos jetë në kurrizin e qytetarëve”, tha Bekteshi për MIA-n.

    Ai më herët tha se pret që të gjitha kompanitë e përfshira nga ngrirja e çmimeve të makaronave dhe produkteve të qumështit të respektojnë vendimin dhe t’i bëjnë produktet më të lira sipas planit, ndërsa paralajmëroi se në të kundërtën do të pasojnë vendime të reja. Siç tha ai, janë bërë analiza të sakta dhe ka hapësirë ​​për ulje të çmimeve, pa qenë në humbje kompanitë.

    Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) njoftoi se do të jetë në terren menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimeve të Qeverisë. Gjobat për mosrespektim të vendimeve janë nga 800 deri në 10.000 euro, varësisht nga madhësia dhe lloji i operatorit ekonomik.

    Në datën 28-të të muajit të kaluar Qeveria e ngriu edhe çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.

    Previous ArticleMPJ: Nuk ka pasur indikacione për sulm të mundshëm ndaj Osmanit gjatë vizitës së tij në Moldavi
    Next Article Arbër Ademi takon ministrin e jashtëm të Suedisë, Billstrom: Suedia, një nga partnerët më të mëdhenj për integrimin evropian të RMV-së

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.