Synimi ynë strategjik – agjenda dhe perspektiva evropiane më në fund është në dorën tonë dhe nuk duhet ta neglizhojmë, tha nënkryetarja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në intervistë për Tv Knal5, përcjell Politiko.makdomen.net “Nuk kemi alternativë tjetër përveç ndryshimeve kushtetuese. Ata janë detyrimi ynë për të ecur përpara në rrugën evropiane. Nuk është perspektivë vetëm e LSDM-së, vetëm e kësaj Qeverie, por duhet të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithëve. Argumentet dhe dialogu politik duhet të na çojnë përpara drejt realizimit të kësaj çështjeje kyçe për vendin”, tha Llukarevska. Ajo theksoi se patriotizmi i rremë nuk të çon askund…
Author: Politiko
Shumica parlamentare nuk ka mbështetur propozim-Ligjin për amnisti ndaj personave të dënuar në ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017. Propozimi i opozitës maqedonase VMRO-DPMNE nuk gjeti mbështetje as për sjelljen e nevojës së ligjit. Opozita këtë veprim të shumicës e vlerësoi si akt i cili shtetin e bën të njohur për burgosje me motive politike.
Një aksion policor është duke u zhvilluar për kapjen e narkodilerëve në territorin e Shkupit, bëjnë të ditur burime jozyrtare nga MPB. Siç mëson “Fokus”, mes të arrestuarve është edhe një mësuese e shkollës fillore, përcjell Politiko.makdomen.net Aksioni i policisë ka të bëjë me parandalimin e tregtarëtisë me amfetamina. Nga policia thotë se me detaje për aksionin do të dalin pasi që të ketë mbaruar aksioni.
BE-ja është e përkushtuar që të punojë me partnerët tanë nga Ballkani Perëndimor në luftën kundër kërcënimeve hibride të cilat vazhdojnë ta minojnë sigurinë tonë kolektive dhe proceset demokratike dhe e mbështet sigurinë e tyre, si dhe mbrojtjen e tyre, thotë përfaqësuesi i lartë për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë së BE-së, Zhozep Borel në intervistë për MIA-n, përcjell Politiko.makdomen.net “Kam nderin që mund të njoftoj se ndajmë nëntë milionë euro nga Fondi Evropian Paqësor për mbështetje të Armatës së Maqedonisë së Veriut, për përmirësim dhe përsosje të pajisjes për Grupin e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë”, thekson…
Prej se u vendos sistemi shumëpartiak ndër ne, ndër të tjera, jemi ngirë nga potenciali demagogjik i politikanëve. Në fakt, demagogjia nënkupton komunikimin politikanë-qytetarë, përkatësisht mashtrimin, joshjen me fjalë të bukura e premtime të rreme të këtyre të fundit për t’i bërë për vete për qëllime e synime të caktuara politike. Dhe, për rrjedhojë na shpërfaqen politikanë me dy faqe, që ndryshe flasin e ndryshe veprojnë; rrahin gjoks me fjalë të bukura, por boshe, që kanë për qëllim të mbulojnë e të shtrembërojnë të vërtetën.Shikonie realitetin ke ne e mes nesh dhe do t’ju dalin përpara demagogët! Shkruan: Seladin XHEZAIRI…
Për dallim prej VMRO-DPMNE-së, LSDM i respekton marrëveshjet e koalicionit, këtë e tha mes tjerash kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili u pyet nëse do të respektojë marrëveshjen mes Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit, që në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, kryeministri të jetë shqiptar, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se kryeministri do të kryejë punë teknike. “Kjo, rreth kryeministrit që do kryejë rol teknik, do të ndodhë në fund të vitit të ardhshëm, do të thotë në 100 ditët e fundit të kësaj Qeverie, para zgjedhjeve, dhe jemi të bindur se në zgjedhjet që do të mbahen vitin e…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se pas rritjes së pensioneve për 8,4 për qind gjatë këtij muaji, pensionet do të rriten sërish në muajin shtator, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se edhe në shtator pritet që pensionet të rriten për rreth 7 për qind. “Në vitin 2023, përveç harmonizimit në këtë muaj, muajin mars të pensioneve, edhe një tjetër do të vijojë në shtator. E harmonizuar sipas shpenzimeve të jetës dhe rritjes së pagës mesatare, që do të thotë se për një vit kalendarik, rritja e pensioneve do të jetë rreth 16 për qind”, tha mes tjerash Kovaçevski.
Pas publikimit rreth një muaj më parë të lajmit se një shqiptare qëndron prapa zbulimit të ri ChatGPT, mediat britanike dhe pastaj edhe ato zvicerane sërish kanë nisur të shkruajnë gjerësisht rreth shkencëtares në fjalë, Mira Muratit. Këto të fundit, e pasqyrojnë “euforinë” që në mesin e komunitetit shqiptar mbretëron lidhur me shqiptaren 35 vjeçare që jeton në SHBA. “Kjo pasqyron ambicien tonë” , kështu e feston komuniteti shqiptar Mira Muratin, është titulli i një artikulli të publikuar në 20minuten.ch, ku përfaqësues të komunitetit flasin për “fenomenin”. Euforia që rrethon chatbot-in dhe gjeneratorin e tekstit ChatGPT është aktualisht e madhe.…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim filantropin amerikan dhe Zëvendës presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, Alexander Soros. Grubi ka shpërndarë në rrjetin social disa fotografi nga takimi i sotëm teksa ka treguar dhe temat për të cilat kanë diskutuar. Statusi i plotë: Bashkëbisedim miqësor mbi situatën aktuale politike, perspektivën europiane të vendit dhe mbarë rajonit me filantropin amerikan dhe presidentin e Fondacionit “Shoqëri e Hapur”, z. Alexander Soros.
Në emisionin “Pro apo kundër” në TV Alfa më 06.03.2023, i ftuari Kristijan Benito ka paraqitur dezinformata dhe analogji të rreme se me përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, vendi do të bëhet “Bosnjë e dytë”: “Është shumë e dëmshme përfshirja e bullgarëve në kushtetutë, sepse do të na bëjë një Bosnjë të dytë. E dimë, apo jo, se ekzistojnë tre popuj konstitutivë në Bosnje, këta janë boshnjakët, serbët dhe kroatët. Për dallim nga Bosnja, ne do të kishim shqiptarë, bullgarë dhe qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut”. Mirëpo, amendamentet e paralajmëruara kushtetuese nuk nënkuptojnë futje të “popujve konstitutivë”, si në kushtetutën e…