Author: Politiko

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se sot e ka pritur në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler. Siç shkruan Kovaçevski në Facebook, mes tjerash kanë diskutuar edhe për rolin e RMV-së si nikoqirë të procesi të negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë. “Në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-ve, Angela Price Aggeler, diskutuam për rolin tonë të rëndësishëm si nikoqirë të procesit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Ohër. Ramë dakord se paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të të gjithë Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”. “Në…

Read More

Në seancën e sotme qeveritare është miratuar vendimi për themelimin e Galerisë në Gostivar, institucion ky i cili do të promovoj trashëgiminë kulturore të rajonit të Pollogut. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook. Njoftimi i plotë: Realizimi i Programit tonë zgjedhor në fushën e kulturës vazhdon të zbatohet edhe në praktikë. Pas themelimit të teatrit muzikor në Tetovë, me kërkesë të artistëve dhe me iniciativë të deputetëve të BDI-së, sot në seancën e Qeverisë sollëm vendim për themelimin e Institucionit kombëtar “Galeria në Gostivar” me seli në Gostivar,…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski Qeveria sot edhe zyrtarisht ka përcaktuar ngrirjen e çmimit të vezëve dhe orizit. Çmimi i këtyre produkteve nuk guxon të jetë më i lartë se në periudhën e 15 marsit të vitit 2023. “Në seancën e sotme kemi marrë vendim për ngrirjen e mëtutjeshme të çmimeve të ushqimeve bazë, në mesin e të cilave edhe vezët e pulave dhe orizin. Me çka çmimet më të larta të tyre do të mbeten në nivelin e çmimit që është batuar me 15 mars 2023, me afat deri në 30 prill të vitit 2023”, tha mes tjerash Kovaçevski duke shtuar…

Read More

Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve do të zgjeroj veprimtarinë shkencore dhe kërkimore në disa qytete të Maqedonisë, duke hapur departamente për trashëgiminë kulturore. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Grubi shkruan se ky është realizim i madh programor. Njoftimi i plotë: Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kaluam informacion të rëndësishëm për realizim të programit tonë zgjedhor. Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të Shqiptarëve do të zgjeroj veprimtarinë shkencore dhe kërkimore në disa qytete, edhe atë: -Hapja e Departamenteve për kordinim me qendrat rajonale…

Read More

Kryeministri Dimitar Kovaçevski para nisjes së konferencës së sotme për shtyp, bëri të ditur se Dushko Arsovski nuk do të jetë më zëdhënës i Qeverisë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se Arsovski do të vazhdojë karrierën, por që nuk tregoi se ku. Largimi i Arsovskit nga kabineti i ekzekutivit vjen me kërkesë të tij personale.

Read More

Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, është shprehur i kënaqur, pasi që përpos gjashtë departamente rajonale të trashëgimisë kulturore, në kuadër të ITSHKSH-së në të ardhmen do të funksionojnë edhe Departamenti i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare Shkup, 21 mars, 2023 – Sot në mbledhjen e Qeverisë së MV ka kaluar propozim-projekti i ITSHKSH për formimin e gjashtë departamenteve rajonale të Trashëgimisë kulturore shqiptare. Gjithashtu janë miratuar edhe propozim-projektet për formimin e Departamentit të Mërgatës dhe Qendrës multimediale dhe dokumentare në kuadër të ITSHKSH. Drejtori i ITSHKSH, prof.dr. Skender Asani, është shprehur i kënaqur, duke falënderuar me këtë…

Read More

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen e sotme seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e parë të kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Polonisë. I gjithë grupi ka mbërritur në Shtëpinë e Futbollit dhe pas një seance të shkurtër shkrythëse në palestër ka zbritur në fushë për të zhvilluan stërvitje me ngarkesë të plotë. Këtë herë trajneri kuqezi, Silvinjo dhe stafi i tij ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët të cilët janë stërvitur normalisht për më shumë se një orë. Për momentin nuk ka asnjë lojtar me probleme fizike dhe punë ka vijuar sipas programit me lojtarët…

Read More

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se Serbia “asnjëherë nuk ka përdorur asnjë marifet” dhe se Serbia do të përmbushë, siç thotë ai, gjithçka nga plani i zbatimit për Kosovën, përveç pjesës që i referohet Kombeve të Bashkuara. Ai njoftoi se kundërshtarët e tij politikë “do të marrin së shpejti një përgjigje të merituar politike”. “Ajo që kam thënë në Parlament, në Ohër, në Bruksel dhe atë që i kam thënë “pesës” në Beograd, e përsëris çdo ditë. Qëndrimi im nuk ka ndryshuar për asnjë pikë para askujt. Po e përsëris edhe një herë – është ligjërisht e…

Read More

Kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për qytetarët me skanimin e llogarive fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” rritet nga 1.800 në 2.100 denarë për një tremujor, transmeton Portalb.mk. Deputetët dje pasdite i kanë votuar ndryshimet ligjore me të cilat rritet kufiri, ndërsa lajmin në rrjetet sociale e ka vlerësuar drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska. “Deputetët i dhanë dritën jeshile ndryshimeve dhe shtesave në Ligjin për kthimin e një pjese të TVSH-së personave fizikë. Me këtë ndryshim mund të rritet pragu për rikthim të një pjese të TVSH-së nga 1800 denarë në 2100 denarë për…

Read More

“Në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme do të kemi një përgjigje konkrete që do të jetë në drejtimin se çfarë ka bazë ligjore dhe çfarë mund të pranohet. Çdo gjë tjetër që nuk mund të pranohet dhe që kërkon ndryshime ligjore, nuk mund të shqyrtojmë kërkesa të tilla në këtë periudhë”. Këtë e tha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri lidhur me kërkesat e disa maturantëve për shkurtimin e materialit për provimin e maturës shtetërore, për të cilin ata protestuan të premten dhe u pranuan në takim në kabinetin e ministrit. Shaqiri tha…

Read More