Author: Politiko

Kuvendi sot duhet të nisë seancën e 115-të, në të cilën duhet të përcaktojë nevojën për miratimin e disa ligjeve që kanë të bëjnë me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d. Në rendin e ditës të seancës janë Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për realizimin e projektit për ndërtimin e Korridorit 8 infrastrukturor (seksioni: Tetovë – Gostivar – Bukojçan dhe Projekti për autostradën Trebenishtë – Strugë – Qaf Thanë) dhe Korridorin 10 (pjesa e autostradës Prilep – Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në procedurë…

Read More

Dijar Ibrahimi është hafizi më i ri i Kuranit në Shkup. Ai është vetëm 10 vjeçar. “Shkupi ka shumë arsye për t’u krenuar me Hafiz Dijarin dhe Mualimin e tij Hafiz Abdulkerim Ebibin. Hafizi më i ri i Shkupit është Dijar Ibrahimi, Allahu e ruajt! Dijari është vetëm 10 vjeçar dhe ka arritur t’a memorizon Kuranin f.l. në mënyrë të shkëlqyer. Allahu e shpërbelftë hafizin e nderuar, muafizin Abdulkerim Ebibin për mundin dhe kontributin që jep për hafizlerët e rinjë. Suksese në vazhdim!”, shkruhet në një postim në Facebook.

Read More

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e 9 majit, Ditës së Fitores mbi Fashizmin dhe Ditës së Evropës, tha se më 9 maj 1950, vendet evropiane bënë të pamundurën dhe se “deri më 9 maj, 2030, ne mund të bëjmë atë që është e mundur, dhe kjo është anëtarësimi ynë në Bashkimin Evropian”. “Sot ne po luftojmë për të njëjtat vlera dhe synime për të cilat Gjermania dhe Franca bënë hapa historikë pas Luftës së Dytë Botërore. Ky është bashkimi. Bashkëpunimi ekonomik. Të jesh i vetja, dhe në të njëjtën kohë t’i përkasësh diçkaje shumë më të…

Read More

Qëllimet tona strategjike janë specifike dhe të qarta. U bëmë anëtare e NATO-s, për t’u bërë anëtare e BE-së deri në vitin 2030. Është mirë të kemi një pikë referimi që do të shërbejë si udhërrëfyes dhe motivim për të ecur përgjatë trajektores së përcaktuar, theksoi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Universitetin prestigjioz Xhon Hopkins në Uashington me temën “Nevoja urgjente për zhvillim ekonomik në Ballkan”. Siç publikoi në profilin e tij në FB, kryeministri tha se “qytetarët e Maqedonisë duan të jetojnë në BE, por në shtëpi, në Maqedoninë e Veriut. BE-ja…

Read More

Komisioneri Evropian për Çështje të Zgjerimit dhe Fqinjësisë, Oliver Varhelyi, ka thënë të martën se draft-propozimi i Ekipit Menaxhues, duhet të jetë pikënisje në diskutimet për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Draft-statuti për Asociacionin është prezantuar më 2 maj në Bruksel, në kuadër të takimit të nivelit të lartë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti është përpiluar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb. Ky ekip është shkarkuar një ditë më vonë, nga autoritetet e Kosovës. BE-ja ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me “frymën dhe tekstin e marrëveshjeve“.…

Read More

I dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka folur për procesin e zgjerimit duke thënë se vendet e këtij rajoni ende i preokupojnë çështje nga e kaluara. Ai ka shtuar se të dyja palët duhet ta marrin më me seriozitet procesin e zgjerimit. “Nuk dua që të flas në terma të fajësimit të dikujt, por ka faktorë nga të dyja anët si nga Bashkimi Evropian ashtu edhe nga Ballkani që ka kanë çuar në një situatë kur ne jemi duke folur për të ardhmen e BE-së, por pa progres”, ka thënë Lajçak për agjencinë kroate të lajmeve,…

Read More

Dy persona, këshillat e të cilëve për kujdesin e lëkurës do t’i ndjekim gjithmonë janë: Kourtney Kardashian dhe facialistja e famshme (dhe mikesha e Poosh!) Sharlena Hassani.Kourt ka marrë trajtime të fytyrës nga Shar për dy muajt e fundit, një moment i rëndësishëm për yjet për ata prej nesh që merren me shpërthimet. Gjatë takimit më të fundit të Kourt, ato filluan të shkëmbenin këshilla për luftimin e akneve – dhe para se të dinim më shumë, më poshtë, gjeni të gjitha informacionet kundër akneve nga Kourt dhe Shar. Një alternativë antibiotike “Zakonisht marr një kapsulë vaj rigon çdo ditë,…

Read More

Një rast i rëndë raportohet të ketë ndodhur në rajonin e Gostivarit, ku një 51 vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e mitur të partneres së tij, përcjell Klan Macedonia. 51 vjeçari është arrestuar nga policia ditën e djeshme pas raportimit të partneres me të cilën ka bashkëjetuar. E mitura është vajza nga martesa e parë e denoncueses 40 vjeçare. Sipas denoncimit, i akuzuari për një kohë të gjatë ka prekur nëpër trup vajzën e mitur të gruas së tij 40 vjeçare me të cilën nuk ka kryer kurorëzim zyrtar, përcjell KlanM. Gjykatësi për procedurë paraprake i ka caktuar…

Read More

Me anë të një postimi në llogaritë e tyre respektive në Instagram, Rita dhe Fidani ndanë një lajm shumë të mirë me fansat e tyre. Çifti në jetë personale dhe atë profesionalë njoftuan se periudhës së tyre të pauzës i erdhi fundi dhe se diçka e bukur po vjen së shpejti. https://www.instagram.com/p/CsCBZdrqCjx/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading

Read More

Dy turiste të huaja, një belge dhe një franceze humbën jetën këtë të martë në vendin e quajtur Qafa e Valbonës në Tropojë. Ato ishin nisur për eksploruar zonën që lidh luginën e Valbonës me fshatin turistik të Thethit. Mësohet se vajzat e reja ishin nisur pa udhërrëfyes dhe duke mos e njohur zonën janë rrëzuar në një greminë. Burime në vendin e ngjarjes thanë se fatale për to ishte edhe rënia e një orteku më pas. Policia tha se trupat e pajetë u gjetën pas disa orësh kërkime. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe skuadra alpine e FNSH-së…

Read More