Gjatë seancës së Parlamentit Evropian ku u diskutua për raportin për Kosovën për vitin 2022, disa eurodeputetë kanë bërë thirrje pesë vendeve mosnjohëse të Bashkimit Evropian që të njohin pavarësinë e Kosovës. Sipas tyre, Spanja, Qipro, Rumania, Greqia dhe Sllovakia duke refuzuar njohjen për arsye të brendshme po e inkurajojnë Serbinë në përpjekjet për destabilizim si dhe një konflikt të mundshëm në rajon. Deputeti austriak Thomas Waitz u ndal edhe te marrëveshjet e fundit që janë refuzuar të nënshkruhen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq. Ai deklaroi se një marrëveshje e panënshkruar është një marrëveshje e pasuksesshme. “Një marrëveshje që nuk…
Author: Politiko
My AI është një chatbot aktualisht i disponueshëm për përdoruesit e Snapchat-it. Në një bisedë, My AI mund t’i përgjigjet një pyetjeje të vogël, të ofrojë këshilla për dhuratën e përsosur për ditëlindjen e shoqes tuaj, të ndihmojë në planifikimin e një udhëtimi ecjeje për një fundjavë të gjatë ose të sugjerojë se çfarë të bëni për darkë. Përdoruesit e këtij rrjeti, sidomos në Kosovë kanë ngritur pikëpyetje se si funksionon dhe sa i sigurtë është ai. Snapchat po prezanton një chatbot të mundësuar nga versioni më i fundit i ChatGPT i OpenAI. Sipas CEO të Snap, Evan Spiegel, është…
Dy vrasje masive ku humbën jetën 17 persona, shokuan Serbinë. Më pas filluan reagimet, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media ia arriti qëllimit të nervozojë të gjithë ata që e dëgjuan, raporton N1. Deklaratat e tij janë analizuar nga psikiatri kroat Ante Bagariq, i cili thotë se ato ndikojnë keq në opinion dhe përhapin paranojë dhe shkatërrim Pas të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku një nxënës i klasës së shtatë vrau tetë nxënës dhe një roje shkolle, presidenti i Serbisë fillimisht zbuloi se në cilin spital ishte shtruar djali, pastaj foli për…
Shkup, 10 maj – Nuk mund të jetë shpëtimtar i shqiptarëve, as VMRO-DPMNE, as Mickoski, i cili nga mëngjesi deri në darkë flet në emër të nacionalizmit maqedonas duke i fyer shqiptarët, vlerëson njohësi i rrethanave politike në vend, gazetari Urim Saliu, duke komentuar deklaratat e liderit të opozitares maqedonase Hristijan Mickoski se është koha për pension dhe opozitë për BDI-në dhe Ali Ahmetin. “Mickoski duket se bie dhe zgjohet me figurën e Ali Ahmetit dhe sado që ai tenton ta njollosë atë, është një fakt që ai s’mund ta ndryshojë, Ali Ahmeti është një fitues te shqiptarët, siç nesër…
Deputetët e shumicës parlamentare, me shumicë votash, kanë kaluar të gjitha propozim ndryshimet e ligjeve që kanë për qëllim lehtësimin e procedurave për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d. Këto ndryshime janë dorëzuar në Kuvend me flamur europian dhe nuk do të kenë mundësi të bllokohen nga ana e opozitës. Të njëjtat ndryshime ligjore kanë qenë në procedurë parlamentare, por nuk janë miratuar për shkak të bllokimeve jo-konstruktive nga opozita, VMRO-Levica. Në momentin kur deputetët e shumicës votuan “Pro” që këto ligje të kalojnë në lexim të parë e të kalojnë në komisione, opozita maqedonase lëshoi sallën dhe nuk mori…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri është i vendosur se më 27 maj duhet të ketë provim të maturës shtetërore. Që të realizohet procesi, nëse ka nevojë, do të përfshihen, siç paralajmëroi edhe punonjësit nga MASH-i, raporton MIA. Shaqiri edhe një herë ka bërë thirrje që të presin marrëveshjen e përgjithshme kolektive. Miratimi i një zgjidhjeje sistematike, sipas tij, është shumë i rëndësishëm. “Të realiziohet matura shtetërore dhe të pritet marrëveshja e përgjithshme kolektive dhe më pas edhe sindikatat e tjera të komunikojnë me institucionet për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive të degëve. Duhet të ketë provim të maturës shtetërore…
Për vendimet që janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të gjitha partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, në një moment të caktuar duhet të tregojnë pjekurinë e tyre politike, shprehet Petrovska Ndryshimet kushtetuese janë çështje e pjekurisë politike, sepse janë vendime të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, thotë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska. Petrovska merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë DEFEA 2023, i cili mbahet në Athinë. Ajo në margjinat e panairit takoi kolegun e saj grek Nikos Panajotopullos, ndërsa për MIA-n…
Shkrimtari serb, Vladimir Arsenijeviq ka folur për romanin e tij të ri, “Fantazmat”, në të cilin tha se trajton edhe “të kaluarën e cila po na ndjek pas”, ndërsa ka përmendur edhe tragjedinë e fundit në një shkollë fillore në Beograd. Arsenijeviq tha se për të analizuar dhunën që mbretëron në shoqërinë serbe “duhet të kthehemi në vitet ’90”, përcjell Gazeta Express. “Së pari duhet të kthehemi shumë larg në vitet 1990 për të rivlerësuar atë që është bërë në emër të kësaj shoqërie, e cila ka përgjegjësi ndaj asaj historie të kohëve të fundit që ndot mjaft marrëdhëniet me…
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Artë të Greqisë, kur një baba harroi fëmijën e tij në makinë për disa orë dhe për pasojë foshnja humbi jetën. Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së lajmit se foshnja ka ndërruar jetë prindërit kanë tentuar të vetëvriten, nëna është hedhë nga ballkoni i spitalit ndërsa babai ka tentuar që të vetëvaret me kabllo televizori. Ndërkohë pritet që të dalë autopsia e foshnjës për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën tragjikisht foshnja. Prokurori Artas ka proceduar dje babain e foshnjës 37-vjeçare për vrasje nga pakujdesia. Mësohet se ngjarja e rëndë…
Pasi u miratua nga Komisioni për Politikë të Jashtme në fillim të muajit prill, sot Parlamenti Evropian voton për Raportin e Parlamentit Evropian për Kosovën. Në të, krahas amendamenteve që janë dorëzuar ndërkohë, propozohet që të kërkohet nga Serbia që të tërheqë votën kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në të njëjtën kohë, qeveria e Kosovës dhe përfaqësuesit e serbëve nga Kosova janë të ftuar të angazhohen për një dialog të vërtetë, dhe e njëjta vlen edhe për Serbinë dhe Kosovën. Konstatohet se ritmi i procesit të anëtarësimit në BE për të dyja palët varet nga normalizimi i…