Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Eksperti kroat: Deklaratat e Vuçiqit ndikojnë negativisht te qytetarët e Serbisë
    RAJON

    Eksperti kroat: Deklaratat e Vuçiqit ndikojnë negativisht te qytetarët e Serbisë

    10/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Dy vrasje masive ku humbën jetën 17 persona, shokuan Serbinë. Më pas filluan reagimet, kurse presidenti serb Aleksandar Vuçiq gjatë një konference për media ia arriti qëllimit të nervozojë të gjithë ata që e dëgjuan, raporton N1.

    Deklaratat e tij janë analizuar nga psikiatri kroat Ante Bagariq, i cili thotë se ato ndikojnë keq në opinion dhe përhapin paranojë dhe shkatërrim

    Pas të shtënave në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Beograd, ku një nxënës i klasës së shtatë vrau tetë nxënës dhe një roje shkolle, presidenti i Serbisë fillimisht zbuloi se në cilin spital ishte shtruar djali, pastaj foli për prindërit e tij dhe përfundoi gjithçka duke deklaruar se do të ndryshonte ligji, kështu që në të ardhmen edhe ata nën moshën 14 vjeç do të mbajnë përgjegjësi penale.

    Dhe ndërsa opinioni ishte ende në tronditje, ndodhi një krim i ri i tmerrshëm. Një 20-vjeçar qëlloi dhe vrau tetë persona në afërsi të Mlladenovcit, dhe gjuetia për të zgjati gjithë natën.

    Në mëngjes ai u dorëzua në polici dhe presidenti serb tha se ishte terrorizëm dhe tha para gjykatës se “i keqi nuk do të dalë nga burgu”.

    Sipas fjalëve të tij, ai kërkoi kthimin e dënimit me vdekje, por kryeministrja dhe ministrat e refuzuan. Bagariq thotë se nëse Vuçiq, si politikanët e tjerë, përpiqen të gjejnë një zgjidhje që do të rrisë popullaritetin e tij dhe do të zvogëlojë dëmin.

    “Të flas sinqerisht, pa manipulim. Për fat të keq, politikanët në përgjithësi nuk i përmbahen kësaj, por shikojnë çdo mundësi për të shfrytëzuar çdo ngjarje dhe të paraqiten si luftëtarë për mirëqenien e të gjithëve”, tha psikiatri.

    Ai shton se deklaratat e presidentit serb kanë ndikim negativ në opinion.

    “Sigurisht që paranoja po rritet në shoqëri, po shtohet shkatërrimi. Shkatërrimi në shoqëri, si dhe në një individ, është një proces i natyrshëm. Detyra do të ishte zvogëlimi, monitorimi, kontrolli i tij. Me sa shoh unë, dhe lidhur me këtë rast, ishte një devijim nga temat e vështira në ‘ata janë kundër meje, kundër nesh…’, ajo paranojë që po përhapet në shoqëri. Shumë identifikohen me personazhe publike dhe kjo sigurisht nuk është mirë”, tha psikiatri, duke shtuar se “shumica e politikanëve përpiqen të krijojnë kontradikta, konfuzion, kaos…”, shtoi ai.

    /Telegrafi

    Previous ArticleAnalistët: Ali Ahmeti është i pakontestueshëm te shqiptarët, Mickoski bie dhe zgjohet nga gjumi duke ëndërruar fuqinë e tij!
    Next Article Çka është në të vërtetë “My AI” në Snapchat?

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.