Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»MAQEDONI»Petrovska: Për ndryshimet kushtetuese, deputetët duhet të tregojnë pjekuri politike
    MAQEDONI

    Petrovska: Për ndryshimet kushtetuese, deputetët duhet të tregojnë pjekuri politike

    10/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Për vendimet që janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të gjitha partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, në një moment të caktuar duhet të tregojnë pjekurinë e tyre politike, shprehet Petrovska

    Ndryshimet kushtetuese janë çështje e pjekurisë politike, sepse janë vendime të cilat janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, thotë ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska.

    Petrovska merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Mbrojtjes dhe Sigurisë DEFEA 2023, i cili mbahet në Athinë. Ajo në margjinat e panairit takoi kolegun e saj grek Nikos Panajotopullos, ndërsa për MIA-n foli për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes me Greqinë, për të cilin thotë se është në nivel jashtëzakonisht të lartë, për mundësitë për thellimin e mëtejshëm të tij, për mbështetjen greke për anëtarësimin tonë në BE, por edhe për problematikat aktuale në vendin tonë, si ndryshimet kushtetuese dhe të dënuarit në çështjen “Lagjja e Trimave”. Për amendamentet kushtetuese do të them vetëm një koment, që për mua nuk është më çështje nëse do të ketë një shumicë prej dy të tretash, apo numërim të deputetëve që do të japin mbështetje, por janë shumë më tepër çështje e shfaqjes të pjekurisë politike, sepse për vendimet që janë veçanërisht të rëndësishme për të ardhmen e vendit, të gjitha partitë politike, pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, në një moment të caktuar duhet të tregojnë pjekurinë e tyre politike dhe ta udhëheqin popullin në marrjen e atyre vendimeve”, thekson Petrovska.

    Në takimin me ministrin e mbrojtjes së Greqisë, i cili zgjati shumë më tepër se sa pritej, Petrovska dhe Panajotopullos ranë dakord se bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes dy vendeve që nga viti 2019 “me të vërtetë ka shënuar një përmirësim të dukshëm dhe është në një nivel jashtëzakonisht të lartë “, por gjithashtu u diskutua edhe për perspektiva të reja për thellimin e këtij bashkëpunimi. “Deri më tani kemi trajnime dhe aktivitete të shumta të përbashkëta mes ushtrive të dy vendeve ku marrim pjesë së bashku, pavarësisht nëse është në nivel dypalësh apo me disa vende të tjera. Ajo që ishte veçanërisht motivuese nga Panairi ishin kompanitë e shumta greke që ekspozonin prodhimet e tyre që janë pjesë e pajisjeve më moderne të armatimit të sofistikuar, kështu që unë dhe kolegu im grek folëm për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në atë segment, që nënkupton shfrytëzimin e kapaciteteve të industrisë ushtarake greke dhe çfarë mund të bëjmë në vendin tonë, por në veçanti folëm për shkëmbimin e përvojave nga përdorimi i instrumentit për prokurimin e këtij lloji të pajisjeve të sofistikuara përmes instrumentit të njohur Qeveri me Qeveri”, shton Ministrja.

    Previous ArticleShkrimtari serb: E kaluara po na ndjek pas, duhet të marrim përgjegjësi për krimet në Kosovë!
    Next Article Shaqiri: Më 27 maj do të ketë provim të maturës shtetërore

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.