DIALOGU NË NIVEL TË KRYENEGOCIATORËVE DO TË VAZHDOJË TË HËNËN NË BRUKSEL Për hapat e mëtejmë të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka diskutuar i dërguari i BE-së Miroslav Lajcak me kryeministrin Albin Kurti. Ai ka thënë se ka pajtueshmëri për hapat që do të merren më tutje ndërsa ka paralajmëruar takimin e radhës që do të mbahet të hënën në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. “Është shumë e rëndësishme që ne të kemi qartësi se si të kemi një marrëveshje, ne kemi aneksin, kështu që duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit 1, 2 dhe 3. Ky ishte…
Author: Politiko
Më pak se disa orë pasi Snapchat prezantoi chatbotin e tij My AI për të gjithë përdoruesit javën e kaluar, Lyndsi Lee, një nënë nga East Prairie, Missouri, i tha vajzës së saj 13-vjeçare që të qëndronte larg këtij funksioni. “Është një zgjidhje e përkohshme derisa të di më shumë për të dhe mund të vendos disa kufij dhe udhëzime të shëndetshme,” tha Lee, e cila punon në një kompani softuerësh, përcjell klankosova.tv. Ajo shqetësohet se si My AI u prezantohet në Snapchat, përdoruesve të rinj sikur vajza e saj. Funksioni mundësohet nga mjeti viral i chatbotit të AI ChatGPT…
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzën, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka ecur mbi urën e Ibrit. Ai ka thënë se vendimi për hapjen e urës së Mitrovicës duhet të merret përmes dialogut, njofton Klan Kosova. “Unë jam përkrahës i fortë i vendimeve të pajtuara, zgjidhjeve që janë pajtuar. Besoj që gjithçka që përfshinë të dy palët duhet të merret vesh po nga të dy palët. Ura e Mitrovicës ka qenë pjesë e dialogut, prandaj unë mendoj që vendimi për hapjen duhet në dialog”. “Gjithçka është në dorën e të…
Presidenti i Polonisë Andrzej Duda ka shprehur mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Teksa zhvillon vizitë zyrtare në Tiranë, në një konferencë shtypi me Presidentin Bajram Begaj, Duda theksoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të jetë edhe një nga prioritet e Polonisë kur të marrë drejtimin e Presidencës së BE në gjysmën e parë të vitit 2025. “Me mbështetjen e Polonisë, së shpejti shpresoj që Shqipëria të jetë anëtare e BE dhe do të jemi bashkë në këtë familje të madhe. Deklarova edhe mbështetjen tonë polake për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësimin në BE. I thashë…
RASTE NË RMV, BeH, MAL TË ZI, KROACI E SLLOVENI Pas ngjarjeve tragjike në Serbi, ku humbën jetën 17 persona, mes tyre edhe fëmijë, policia e rajonit ka ndërmarrë masa të përforcuara kontrolluese për shkak të rerziqeve nga kërcënime të njëjta, njofton KlanM. Në profilin zyrtar në Instragram në MPB-së në Serbi, sic percjell KlanM, njoftohet se që nga 8 Maji, në kuadër të aksionit për dorëzimin vullnetar të armëve të jashtëligjshme, janë dorëzuar rreth 6.000 copë armë, 290.572 plumba dhe 468 mjete shpërthyese. Ngjarjet në Serbi shkaktuan efektin domino në rajon. Në vendin tonë, një nxënës I shkollës fillore…
Në garën për president të 14 Majit në Turqi nuk do të jenë katër kandidatë, por tre. Njëri prej tyre është tërhequr nga gara vetëm 3 ditë para të zhvillohet procesi zgjedhor. Kryetari i Partisë Vendlindja, Muharrem Inxhe njoftoi përmes një deklarate për mediat se nuk do të jetë më pjesë e garës. Politikani tha para gazetarëve se gjatë ditëve të fushatës e kanë shantazhuar, ndërsa orët e fundit qarkullon në rrjetet sociale edhe një material me përmbajtje erotike për të cilën Inxhe tha se nuk ka lidhje. Ai e mori vendimin pas një takimi në kryesinë e parties, ndërsa…
Ministrja serbe e Bujqësisë, Jelena Tanaskoviç është kthyer në personin më të kërkuar në rrjet në orët e fundit dhe kjo jo për shkak të qëndrimeve të saj politike apo ndonjë reforme të shumë pritur. Tanaskoviç ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe kjo si pasojë e veshjes që kishte zgjedhur për t’u prezantuar në seancën e radhës të Kuvendit serb. Ministrja u shfaq me një bluzë sensuale, transparente, teksa komentet shpërthyen në rrjet se kjo ishte diçka joetike dhe se Tanaskoviç kishte thyer kodin e sjellës në Asamblenë Kombëtare. Rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së…
Ish-imami Drilon Gashi, gjatë viti 2018 kishte rrahur bashkëshorten e tij, për të cilën ishte gjykuar nga Gjykata Themelore në Pejë. Sipas aktgjykimit që e ka siguruar Peja në Fokus, pas një mosmarrëveshjeje për çështje familjare, ai kishte ushtruar dhunë fizike ndaj gruas duke e goditur me grusht dhe më dru, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Për këtë veprim ishte iniciuar rast për veprën penale: Lëndim i lehtë trupor. Gjykata Themelore në Pejë, konform kishte shqiptuar “Vërejtje Gjyqësore”, me të cilën Gashit i bëhet me dije se ka kryer vepër të dëmshme dhe të rrezikshme, që përbën vepër…
Imami i mirënjohur ndër trojet shqiptare, Ahmed Kalaja në një status në rrjetet sociale ka uruar Diarin nga Haraçina, i cili në moshën 10 vjeçar u shpall hafiz i Kuranit. Kalaja ka vlerësuar lartë 10 vjeçarin duke e ftuar që një ditë të kalojë nga Tirana dhe tu falë një namaz tironasve. “Po dole nga Tirana do të fusim imam në një nga namazet me zë. Dijar qofsh i mbar e i bekuar edhe një shembull i mirë për moshatarët e tu”, ka shkruar Kalaja. Ai ka thënë se këto mrekulli nuk ndodhin askund tjetër përpos në islam. “Askund sndodhin…
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar sot se është shkatërruar një grup i organizuar kriminal ndërkombëtar dhe është parandaluar kontrabanda e 105 kilogramëve kokainë në Greqi, me organizator një shtetas të Maqedonisë. Droga u kap në Selanik të Greqisë në një aksion të koordinuar të të dyja shteteve, ndërsa janë arrestuar disa persona nga Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Rasti u realizua si rezultat i shkëmbimit disa mujor të informatave dhe të bashkëpunimit të suksesshëm të vendosur me Shërbimet për Luftë kundër Tregtisë me Drogë në Selanik, për persona të cilët si anëtarë të…