Justin Siberel, president i Bechtel dhe Enka-s për Evropë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme në fjalën e tij në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të Korridorit 10 D tha se me padurim presim të fillojmë, të punojmë me përkushtim dhe të shohim rezultatin final të këtij projekti të madh infrastrukturor, informon Indeks.mk
“Kënaqësi që sot jam këtu, në këtë aktivitet përgatitor për këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor. Projekt që lehtëson qarkullimin e transportit dhe mallrave, rritje ekonomike, punësime të reja. Bechtel dhe Enka ka kryer punë të suksesshme në Kroaci, Kosovë, Shqipëri etj… Më padurim presim të fillojmë, të punojmë me përkushtim dhe të shohim rezultatin final të këtij projekti të madh infrastrukturor”, tha Siberel.(Indeks.mk)