Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»RAJON»Rama zyrtarisht shpall fitoren, PS-ja merr shumicën dërrmuese të bashkive
    RAJON

    Rama zyrtarisht shpall fitoren, PS-ja merr shumicën dërrmuese të bashkive

    16/05/2023
    Facebook Twitter Email

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq bashkë me strategun e fushatës së tij elektorale Endri Fuga, 24-orë pasi Partia Socialiste korri një tjetër rekord elektoral në zgjedhjet lokale të 14 majit.

    I pari socialistëve nuk foli me doza të triumfatorit, por me përulje, kur tha se fitoren e shikon si një shpërblim dhe barrë të madhe për PS-në.

    “Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u festuar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë nga Tropoja në Konispol.

    Kam dhe besoj kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Por tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin, ne do të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadalësuan nga fushata, jo vetëm në nivelin vendor, por edhe në nivelin e qeverisjes qendrore”- tha Rama.

    Për kaosin e fillimit të votimit nga problemet e pajisjeve elektronike Edi Rama fajësoi KQZ me tone të ashpra. Ndërsa për humbësit e zgjedhjeve Edi Rama tha:

    “Zgjedhjet nuk kanë pasur asgjë të veçantë në asnjë aspekt përveç dështimit spektakolar të KQZ-së për të garantuar fillimin në kohë të votimit në mbi 500 qendra për mijëra e mijëra qytetarë, që me korrektesë dhe dëshirë, që në orët e para të mëngjesit ishin futur në radhë për të ushtruar të drejtën dhe detyrën e tyre kushtetuese. Vërtetë është i pafalshëm dhe i pajustifikueshëm, por nuk dua të ndalem me tutje në këtë. Me siguri që ne nuk do ta lëmë me kaq këtë çështje, aq më tepër kur pamë skenat e tmerrshme të atyre pajisjeve që hidheshin si arka bosh, sepse asnjë arkë me çfarëdo gjëje të mbajë brenda, nuk mund të hidhet ashtu në kamion për të shkuar në destinacion.”-tha Rama.

    Edi Rama i dha një përgjigje të prerë retorikës me plot presion të Greqisë për rastin e Fredi Belerit.

    “Për sa i përket akuzave të opozitës, ju nuk keni nevojë të më pyesni sot; ju keni sinkronet, unë e kam parashikuar disa herë në takimet e mia publike. E vetmja gjë, që unë nuk parashikova ishte shpejtësia me të cilën u kthye në atë që është pozicioni i përhershëm, historik, i përjetshëm i tyre, mohimi i realitetit dhe fillimi i klithmave për vjedhje të zgjedhjeve ndërkohë që, deri sa dolën rezultatet e para, sidomos rezultati i Kamzës, ata ishin, si gjithmonë edhe në të shkuarën, të sigurt që kishin një fitore tronditëse.”-tha Rama.

    Por si e shikon Edi Rama besimin historik dhënë nga shkodranët Partisë Socialiste?

    “Shkodra më ka bërë mua sfidë kësaj here. Shkodra, kryefjalë e mandatit që nis pas disa muajsh. Shkodranët nuk janë dalluar asnjëherë për t’i bërë gjërat gjirokastritshe, i kanë bërë gjërat gjithmonë me gjithsej, kështu që në gjithsej na kanë hedhur një top që ne duhet të jemi të zotë ta kapim dhe ta çojmë aty ku duhet”- tha Rama më tej.

    Rama paralajmëroi një tur falënderimesh në të gjithë Shqipërinë të cilin do ta nisë nga Shkodra. /Top Channel

    Previous ArticleKrimet e luftës në Bosnjë: 25 vjet pas luftës, dënohet me burgim për dhunimin e një vajze
    Next Article Albina Kelmendi reagon për herë të parë pas përfundimit të Eurovisionit

    Related Posts

    Rafael Nadal do të hapë qendër tenisi në Durrës

    20/06/2024

    Zhduken nënë e bijë në Gjakovë

    15/06/2024

    Kuvendi i Kosovës mban një minutë heshtje për të gjithë të rënët që kontribuan në çlirimin vendit

    12/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.