Author: Politiko

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, duke i quajtur gjetjet si shumë shqetësuese. Sipas tij, performanca e qeverisjes është e vlerësuar dobët si dhe është përmendur edhe çështja e korrupsionit. Deputeti i AAK-së, sa i përket çështjes që Kosova nuk ka marrë rekomandimin për nisjen e negociatave, tha se kjo ka ndodhur për shkak të qasjes së Qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, në marrëdhëniet me BE-në dhe për shkak të sanksioneve. “Është pritur që vlerësimi do të jetë me mjaftë çështje që janë shqetësuese për vendi…

Read More

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka dalë në një deklaratë për mediat mesditën e sotme për të folur për paketën e zgjerimit të BE. Po ashtu, ajo u ndal te raport-progresi që është bërë nga KE për secilin vend të rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë dhe Shqipëria. Von der Leyen theksoi se këto shtete duhet t’i bashkohen BE-së për ta bërë akoma më të fortë, e rrjedhimisht duhen marrë më shumë masa sigurie. Presidentja e KE u shpreh se duhen rregulluar marrëdhëniet fqinjësore mes shteteve. “Në përmbledhje, ky ka qenë mesazhi im kryesor që kur…

Read More

Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir sot në Qeveri ia dorëzoi Raportin e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2023  zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.  Në takim u diskutua për Raportin, planifikimin e hapave të ardhshëm për realizimin e qëllimit strategjik për anëtarësim në BE, planin e rritjes dhe planin e reformave për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor. Zëvendëskryeministri Mariçiq falënderoi ambasadorin Gir dhe Bashkimin Evropian për monitorimin vigjilent dhe përgjigjen ndaj kërkesave tona, pasuar nga një analizë e hollësishme e raportit të Qeverisë dhe përkushtimi për vazhdimin e procesit…

Read More

Një incident i dhunshëm ka ndodhur në një restorant në Serbi, ku një ish-kickboxer i njohur, Miljan Vidoviç, ka rrahur një kamarier me shuplaka dhe grusht. Pamjet e sulmit janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të ashpra nga publiku. Sipas dëshmitarëve, Vidoviç ka reaguar kështu pasi kamarieri i kishte bërë komente të papërshtatshme vajzës së tij, e cila ishte në shoqërinë e tij. Në video shihet se si Vidoviç e godet kamarierin në fytyrë dhe bark, ndërsa dy burra tjerë e mbajnë atë. Kamarieri kërkon falje dhe bën sikur nuk ka ndodhur asgjë, por Vidovic vazhdon…

Read More

Besimi në sistemin e drejtësisë në anketat e fundit ka rënë në një nivel ulet rekord, atë nën 5% dhe në varshmëri nga anketimi i mendimit publik leviz brena gabimit statistikor. Praktikisht do të thotë se pothuajse tre apo katër qytetarë nga njëqind nuk kanë një mendim pozitiv për punën në sistemin e gjyqësorit , përfshirë ata që punojnë në gjykata ose kanë një familjar që merr rrogë në sistemin e drejtësisë, shkruan infomaks, përcjellë Top24 Më përgjegjës për këtë situatë janë njerëzit e parë të drejtësisë dhe në krye të asaj piramide është kryetarja e Gjykatës së Lartë, Besa…

Read More

Krijimi i kushteve cilësore për arsimimin e fëmijëve tanë është një nga përcaktimet bazë për të cilat angazhohemi si Qeveri dhe si subjekt politik që përfaqësojmë. Për shkak se objektet bashkëkohore, klasat dhe kabinetet e pajisura mirë, tekstet shkollore kreative, mjetet vizuale e kështu me radhë, japin inkurajim për angazhim më të madh dhe përvetësim të sa më shumë njohurive, të cilat, natyrisht, një ditë do të gjejnë aplikimin e tyre dhe çdo individ do ta çojnë në arritjen e synimeve që i vendos para vetes. Këtë e theksoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në ceremoninë që shënoi…

Read More

Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Kanadës, Giles Norman. Procesi i skriningut, ndryshimet kushtetuese, integrimi në BE, zgjedhjet e vitit të ardhshëm si dhe situata në rajon ishin pjesë e bisedës në takimin mes Grubit dhe Norman. Grubi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Kanada për partneritetin në kuadër të NATO-s, perspektivën për vazhdimin sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE përmes procesit të ndryshimeve kushtetuese, tash kur procesi i skriningut është në përfundim e sipër. Republika e…

Read More

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka mohuar akuzat e opozitës shqiptare se BDI-ja po bën presion në Gjykatën Supreme mbi rastin e faljeve që bëri ish-presidenti Gjorgje Ivanov. Osmani tha se opozita shqiptare duhet të përgjigjet se pse shqetësohet për përçarjen brenda VMRO-DPMNE-së. “BDI nuk ka asnjë interes të jetë e përfshirë në ndonjë presion lidhur me rastin konkret që flitet edhe për ish-kryeministrin Gruevski, kjo është betejë brenda partisë VMRO-DPMNE, atje është frika nga kthimi, përçarja e partisë, dobësimi i partisë, pse shqetësohen partitë e vogla për përçarjen e VMRO-së, do t’i pyesni ata ku e kanë hallin, por…

Read More

Një ekip i arkeologëve të Instituti Arkeologjik të Kosovës po kryejnë gërmime me karakter shpëtimi në lokalitetin arkeologjik në Hisar të Suharekës. Ky lokalitet është një nga pikat më të rëndësishme për studimin e kulturave prehistorike në Ballkanin qëndror, duke filluar nga neoliti i vonë deri te periudhat e bronzit dhe hekurtit. Gërmimet po bëhen në pjesën veriore të Hisarit, me qëllim të evidentimit dhe shpëtimit të depozitimeve arkeologjike para se të nisë ndonjë aktivitet ekonomik në atë zonë. Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar enë të ndryshme qeramike, fragmente të banesave të banimit, fragmente të furrave të gatimit, peshore të…

Read More

Sipas të dhënave të Shërbimit të Bashkimit Evropian për Ndryshime Klimatike, Copernicus, tetori i këtij viti ishte muaji më i nxehtë që është regjistruar ndonjëherë në nivel global. Temperatura mesatare e tetorit ishte 1.7 gradë më e lartë se ajo e tetorit para epokës industriale, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2019 me 0.4 gradë. Ky ishte muaji i pestë me radhë që ka arritur një nivel rekord të nxehtësisë, duke bërë të sigurt se viti 2023 do të jetë viti më i nxehtë në histori. Shkencëtarët thonë se kjo ngrohje e jashtëzakonshme është shkaktuar kryesisht nga ngrohja e…

Read More