Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Home»MAQEDONI»Grubi priti në takim ambasadorin e Kanadës: Ballkani Perëndimor vendin e ka në familjen e madhe europiane!
    MAQEDONI

    Grubi priti në takim ambasadorin e Kanadës: Ballkani Perëndimor vendin e ka në familjen e madhe europiane!

    08/11/2023
    Facebook Twitter Email

    Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Kanadës, Giles Norman. Procesi i skriningut, ndryshimet kushtetuese, integrimi në BE, zgjedhjet e vitit të ardhshëm si dhe situata në rajon ishin pjesë e bisedës në takimin mes Grubit dhe Norman.

    Grubi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme nga Kanada për partneritetin në kuadër të NATO-s, perspektivën për vazhdimin sa më të shpejtë të negociatave për anëtarësim në BE përmes procesit të ndryshimeve kushtetuese, tash kur procesi i skriningut është në përfundim e sipër. Republika e Maqedonisë së Veriut po legjitimohet si partner serioz dhe kredibil që dukshëm kontribuon në paqen dhe sigurinë e rajonit dhe jo vetëm.

    Duke e falënderuar ambasadorin Norman për mbështetjen e Kanadës për vazhdimin e integrimit europian, Grubi është shprehur se kjo rrugë është opsion i vetëm dhe i drejtë për gjitha vendet e rajonit, ndërsa ndryshimet kushtetuese janë hap i rradhës që duhet bërë për të vazhduar më tej këtë rrugëtim.

    Më tej u diskutua edhe mbi zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm si afat i rregullt zgjedhor për të konfirmuar nga ana e qytetarëve mbështetjen për të ardhmen europiane të vendit.

    Gjithashtu, u bisedua edhe mbi situatën e sigurisë në rajon me theks të veçantë raportet Prishtinë – Beograd, ku dy bashkëbiseduesit vlerësuan se vendi i Ballkanit Perëndimor është në familjen e madhe europiane dhe se gjitha shtetet duhet të punojnë në këtë drejtim për një prosperitet dhe të ardhme të sigurtë.

    Aktuale
    Previous ArticleOsmani: Shqiptarët nuk gjejnë rahati tjetërkund, përveç se në BDI dhe në Ali Ahmetin
    Next Article Shaqiri në Forinë: Buxheti për arsim po rritet vazhdimisht, sidomos në fushën e investimeve

    Related Posts

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2026 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.