Një incident i dhunshëm ka ndodhur në një restorant në Serbi, ku një ish-kickboxer i njohur, Miljan Vidoviç, ka rrahur një kamarier me shuplaka dhe grusht. Pamjet e sulmit janë bërë virale në rrjetet sociale dhe kanë shkaktuar reagime të ashpra nga publiku. Sipas dëshmitarëve, Vidoviç ka reaguar kështu pasi kamarieri i kishte bërë komente të papërshtatshme vajzës së tij, e cila ishte në shoqërinë e tij. Në video shihet se si Vidoviç e godet kamarierin në fytyrë dhe bark, ndërsa dy burra tjerë e mbajnë atë. Kamarieri kërkon falje dhe bën sikur nuk ka ndodhur asgjë, por Vidovic vazhdon të jetë i zemëruar.
Ky nuk është rasti i parë që bënhen thashetheme për sjelljen e dhunshme. të Vidoviçit. Ai dhe vëllai i tij, një tjetër kickboxer i njohur, janë të implikuar në disa krime, si rrëmbime, reket dhe trafikim. Një video tjetër që u publikua kohët e fundit tregon se si vëllai i tij, kërcënon pronarët e lokaleve me reket, duke u thënë se do të paguajnë një tatim për të mos u sulmuar. Ai më pas e quajti videon një shaka, por shumë njerëz nuk e besuan. Një raport i mediave në Bosnjë zbulon se Vidovic gjatë është filmuar në shoqërinë e banditëve të udhëhequr nga Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Serbisë, Novak Nediq, para tubimit të SNS-së në Pançevë. Ky fakt ngre dyshime për lidhjet e tij me politikën dhe krimin në Serbi. (politiko.makdomen.net)
Mafija nikad nije maltretirala građane, već su se rokali između sebe. Ovo današnji ne liče na mafiju 🤷♂️ pic.twitter.com/T1ID1j4Utb
— Dragan Vidaković Mrki P.S.Gerila (@protivdictature) November 8, 2023