Author: Politiko

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot bashkë me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, vizituan kompaninë “Birraria Shkup”. Në takimin me drejtuesit e kompanisë u bisedua për masat e Qeverisë për uljen e çmimeve dhe masa e “çmimit të garantuar” për disa pije. “Për t’u përshëndetur është hapi i kësaj kompanie vendase me cilësi botërore, e cila si kompani e përgjegjshme shoqërore ndër të parat u paraqit dhe mbështeti masën e Qeverisë për të siguruar “çmime të garantuara” duke ulur në mënyrë të pavarur çmimet e produkteve të tyre në tregjet e vendit. Me këtë…

Read More

Projekti i USAID-it për edukimin mediatik “Të rinjtë mendojnë” në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe Byronë për Zhvillimin e Arsimit filluan trajnimet për edukimin mediatik të destinuar për mësimdhënësit e grupeve kasore (klasa 1-5) dhe mësimdhënësit e gjuhës amtare nga klasat 6-9 në arsimin fillor. Trajnimet do të zgjasin deri në fund të muajit marsit të vitit 2024 dhe do të përfshijnë të gjitha shkollat fillore në vend, ndërsa realizimi i tyre tanimë po zhvillohet në gjuhët maqedonase, shqipe dhe turke. Nëpërmjet mbështetjes së projektit, gjatë këtyre 6 muaj do të realizohen më shumë se 250 trajnime…

Read More

Ashtu si afrohet afrohet fundi i nëntorit, shpresat për zbatimin e Propozimit Francez, po zbehen. Obligimi i marrë me këtë dokument janë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve etnik në preambulë, gjë duket e paarritshme pa votat e opozitës. Por, nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bajram Rexhepi, është optimist se më në fund do të mbizotërojë arsyeja dhe opozita do të votojë ndryshimet. Thotë se Plan B nuk ka. Në një intervistë ekskluzive për KDP Rexhepi flet për datën e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale, kandidatin e mundshëm për president të BDI-së, për koalicionet para dhe pastgjedhore dhe për…

Read More

Viber është një nga aplikacionet më të përdorura për komunikim, por a e dini se çfarë informacioni ka ky aplikacion për ju dhe çfarë të dhënash personale mbledh? Në këtë artikull do të shpjegojmë se çfarë lloj të dhënash ruan Viber dhe për çfarë qëllimesh i përdor. Sipas politikës së privatësisë së Viber, puna dhe shërbimet e ofruara nga ky aplikacion përfshijnë në mënyrë të pashmangshme mbledhjen e të dhënave personale, fushëveprimi i të cilave ndryshon në varësi të llojit të shërbimeve të përdorura dhe ndërveprimit me platformën. Kompania pretendon se nuk lexon ose dëgjon përmbajtjen e mesazheve private ose…

Read More

Ministrja e Qeverisë së Austrisë për BE dhe Kushtetutën, Karoline Edtstadler, ka bërë një propozim për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, duke kritikuar mungesën e angazhimit të BE-së në rajon. Ajo ka shprehur qëndrimin zyrtar të Austrisë që Bashkimi Evropian duhet të marrë drejtimin në rajon dhe të mbajë premtimet për vendet kandidate dhe aspirante. Edtstadler ka thënë se gjatë këtij viti duhet të hapen bisedimet për anëtarësim me Bosnje e Hercegovinën, ndërkohë përgjatë vitit 2024 thotë se duhet të organizohen konferenca ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo ka kërkuar të bëhet progres real…

Read More

Situata humanitare në Gaza po përkeqësohet me shpejtësi pasi spitalet luftojnë për të përballuar fluksin e civilëve të plagosur mes mungesës së madhe të furnizimeve mjekësore, karburantit, ujit dhe ushqimit. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të martën se disa mjekë janë drejtuar për të kryer operacione, përfshirë amputime, pa anestezi, për shkak të mungesës së qetësuesve dhe barnave të tjera thelbësore. Zëdhënësi i OBSH-së Christian Lindmeier tha gjithashtu se të paktën 16 punonjës të kujdesit shëndetësor janë vrarë gjatë detyrës dhe bëri thirrje për qasje të papenguar dhe të sigurt për rreth 500 kamionë ndihma në ditë për të…

Read More

Inspektorati i krimit ekonomik ka filluar hetimet për keqpërdorim të mjeteve financiare nga ana e Komunës së Tetovës dhe kreut të sajë, Bilall Kasami. Bëhet fjalë për 6.625.349.0 milionë denarëve që Komuna në formë të bllok dotacioneve është dashur t’ia lëshojë gjimnazit të Tetovës “Kiril Pejqinoviç”. Sipas informacioneve të indeks.mk, dy inspektorë nga inspektorati i Krimit Ekonomik kanë vizituar dhe kanë marrë në pyetje dje, kreun e Tetovës. Inspektorët kanë ardhur në Tetovë pasi ka qenë drejtoresha e Gjimnazit, Teuta Llalla ajo që ka bërë kallëzim penal kundër kreut të Tetovës, Bilall Kasami më 7 Korrik të këtij viti. Kujtojmë,…

Read More

Një artikull i botuar në revistën amerikane “Foreign Affairs” analizon situatën e tensionuar në Ballkan, ku Rusia dhe Serbia po përpiqen të destabilizojnë Kosovën. Artikulli shpjegon se si Rusia po përdor Serbinë si një aleat për të sfiduar NATO-n dhe SHBA-në në rajon, duke nxitur konfliktet etnike dhe fetare. Gjithashtu artikulli përmend se si Serbia po kryen akte dhune dhe provokime ndaj Kosovës, siç ishte rasti i sulmit të armatosur në Banjskë, ku u përfshinë edhe zyrtarë të lartë serbë. Artikulli bën thirrje për një angazhim më të madh të SHBA-së dhe BE-së për të siguruar paqen dhe stabilitetin në…

Read More

Ukraina po përballet me një situatë të vështirë në frontin e luftës kundër Rusisë, pasi kundërofensiva e saj nuk arriti të thyente mbrojtjen e armikut dhe tani po rrezikon të bëhet shënjestër e një ofensive të re ruse. Kjo është analiza e Richard Kemp, ish-komandant i forcave britanike në Afganistan, që shkruan për The Telegraph. Sipas Kemp, Ukraina duhej të arrinte një përparim strategjik para se të fillonin shirat e dimrit, që do t’i bënin të paqëndrueshme manovrat e blinduara. Por kjo nuk ndodhi dhe tani lufta po shkon drejt një ndalese, pa asnjë perspektivë për të fituar. Kemp akuzon…

Read More

Ministri i Ekonomisë në RMV Kreshnik Bekteshi, sot njoftoi se paketa e re e masave anti-krizë pritet të publikohet kah mesi ose fundi i javës së ardhshme. Ai tha se paketa e re e masave anti-krizë është ndarë nga Ministria e Financave me kabinetin e kryeministrit dhe me institucionet tjera të përfshira në krijimin e tyre, përcjell Politiko.makdomen.net “Ka gjasa që masat të shpallen dhe të fillojnë të zbatohen nga mesi ose në fund të javës së ardhshme”, theksoi ministri Bekteshi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve. Më herët, kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili së bashku me Bekteshin vizituan një…

Read More