Këtë të enjte është provimi i parë i Maturës Shtetërore 2023, ku mbi 30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen testit të gjuhës së huaj.
Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Sipas rregullores së re, provimet do të zhvillohen në korridoret e shkollave apo në palestra dhe i gjithë testimi do të monitorohet me kamera.
Mjediset e provimeve duhet të jenë të mjaftueshme për të paktën 150 nxënës që duhet të vendosen në largësi jo më pak se 1.2 metra.Në provim janë të përfshira të gjithë nivelet e vështirësisë dhe për herë të parë këtë vit do të ketë një test të veçantë për nxënësit me aftësi ndryshe. Një tjetër risi e maturës do të jetë heqja e fletëpërgjigjeve të provimeve.
Po ashtu, ndryshe nga vite me parë, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.
Pas provimit të gjuhës së huaj, maturantët do t’i nënshtrohen më datën 7 provimit të Gjuhës Shqipe, Matematikës më 13 Qershor dhe provimit të lëndës më zgjedhje më 19 qershor.
Top Channel