Më 5 qershor (nesër) Bashkimi Demokratik për Integrim me koktej festiv do të festojë 21 vjetorin e formimit të kësaj partie. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale këtë e bëri të ditur lideri i kësaj partie Ali Ahmeti, i cili për 20 vite me radhë fiton pothuajse të gjitha ciklet zgjedhore në Maqedoni, duke mos pasur konkurretin e tij.
Author: Politiko
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, e konsideron situatën në veri si më të vështirën që nga paslufta. Si shkak i kësaj situate, sipas Ymerit janë raportet aktuale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Ish-kreu i VV-së në një intervistë për Ekonomia Online thotë se situata do duhej të ishte një alarm, pasi sipas tij, Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hap pa ndihmën e aleatëve perëndimor. Ymeri thotë se sjellja e kryeministrit Kurti është e dëmshme dhe e rrezikshme, teksa shprehet se Kosova po shkon në një rrugë pa krye. Madje, e quan edhe kokëfortë…
sh ministri dhe kandidati për deputet nga radhët e Bashkimi Demokratik për Integrim, Bekim Neziri, njëherë edhe afarist i suksesshëm në disa sfera ndër vite, është i pari që ka shpallur kandidaturën për kryetar të degës së Çairit, vetëm disa ditë pasi integristët caktuan Ekrem Bunjakun si koordinatorë për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në degën e Çairit. Neziri ka një biografi të gjatë politike dhe para se të konkurrojë për pozitën e të parit të Çairit, në vitin 2015-të ka qenë kryetar i shtabit zgjedhor komunal, kurse në periudhën 2014-2016, për dy vite radhazi ka udhëhequr me Ministrinë e…
Maqedoninë e presin vendime të vështira, por Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të mbeten miku juaj më i madh, tha ambasadorja amerikane Angela Aggeler me rastin e përvjetorit të parë të fillimit të dialogut strategjik mes dy vendeve. Maqedonia është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që nis një dialog të tillë me Shtetet e Bashkuara, i cili u zhvillua në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Departamentit të Shtetit. “Përvjetori i dialogut tonë strategjik është një mundësi për të reflektuar mbi më shumë se tre dekada të partneritetit amerikano-maqedonas, atë që kemi arritur së bashku…
A janë cigaret elektronike një mik apo një armik? Dhe si krahasohen vendet evropiane për sa i përket normave të pirjes së duhanit – çfarë po ndodhë me cigaret elektronike? Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda kanë njoftuar një goditje ndaj cigareve elektronike të shitura ose të shpërndara për njerëzit nën moshën 18 vjeç. Qeveria britanike më herët zbuloi planet për të ndihmuar duhanpirësit të lënë duhanin duke kaluar te cigaret elektronike, por ajo e quan rritjen e numrit të të rinjve që pinë duhan një shkak për shqetësim dhe thotë se jo duhanpirësit nuk duhet të inkurajohen të fillojnë të…
Al Pacino ishte kaq i sigurt se nuk mund ta linte të dashurën e tij 29-vjeçare shtatzënë saqë nuk besoi se fëmija mund të ishte i tiji dhe kërkoi një test ADN-je, shkruan “TMZ”. Aktori 83-vjeçar ka probleme shëndetësore që normalisht do e kishin privuar një mashkull nga ngjizja e një fëmije. Pacino mësoi vetëm 2 muaj më parë se Noor ishte shtatzënë dhe lajmi ishte shokues për të. Partnerja e tij pranoi ta kryente testin e ADN-së i cili konfirmoi se atësia e fëmijës i përket Al Pacino. Çifti u përfol për një krizë në marrëdhënien e tyre, por…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 qershor, tha se nuk e di se cila është zgjidhja për ç’tensionimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe se po pret të dëgjojë propozimet e zyrtarëve perëndimorë që vijnë në Beograd. “Vetëm nga e hëna, kur të dëgjoj Lajçakun dhe Escobarin, atëherë do t’i thërras serbët nga Kosova për t’u konsultuar. Nuk e di se çfarë ka menduar dikush si rrugëdalje”, tha Vuçiq për televizionin Prva. Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun, Miroslav Lajçak dhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, javën e ardhshme do të vizitojnë Prishtinën dhe…
Së paku 238 persona kanë mbetur të vdekur dhe 850 të lënduar nga përplasja e disa trenave në Odisha të Indisë. Më shumë se 200 ambulanca janë dërguar në vendin e ngjarjes në distriktin e Balasore, ka thënë kryetari I Odisha, Pradeep Jena, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv. Besohet se një tren pasagjerësh ka dalë nga binarët para se të goditjes nga një tjetër të premten pasdite. Ky është aksidenti më I rëndë I trenave në Indi në shekullin 21. Zyrtarët indianë paralajmërojnë se numri I të vdekurve mund të rritet edhe më tutje.
Në një ndër gjashtë profesione mungojnë punonjësit e kualifikuar, sipas një studimi të Agjencisë Federale për Punës: Më 2022 në 200 nga rreth 1200 profesione ka mungesë personeli – shumë më tepër se një vit më parë. Agjencia Federale e Punës në Nyrnberg sapo ka publikuar studimin për punonjësit e kualifikuar gjatë vitit të kaluar. Rezultatet janë tronditëse. Numri i punonjësve është pakësuar me një të katërtën brenda vitit në profesionet më të prekura nga kjo dukuri. Ka mungesa në profesionet që kanë të bëjnë me kujdestarinë, personelin mjekësor, në zanatet në fushën e ndërtimit, në kopështe e çerdhet për…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi kanë qëndruar sot për vizitë në familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi. Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se drejtësia e krerëve të UÇK-së do të konfirmohet. Statusi i plotë: Bashkë me kryetarin Ali Ahmeti qëndruam sot për vizitë në familjen e ish presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për t’ju treguar se jemi në mbështetje të tyre dhe të bindur në fitoren e drejtësisë së djalit të tyre dhe bashkëluftëtarëve të tij. Hashimi me shokë janë themeli i lirisë dhe shtetësisë…