Të hënën në fshatin Lubizhdë të Prizrenit një grua ka raportuar që disa persona i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe revole. “Ankuesja femër kosovare raporton se persona të pa njohur kanë hyrë në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur para, stoli ari dhe një revole e vjehrrit të saj (me leje) i cili ishte jashtë shtetit për pushime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”
Author: Politiko
Të hënën në Piranë të Prizrenit një person ka raportuar se ia kanë goditur xhamin e veturës me plumb. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se xhami i veturës së tij që ishte e parkuar në parking është goditur nga një plumb që ka ardhur nga drejtimi i panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. “Në vendin e ngjarjes nga njësia e forenzikës është sekuestruar një predhë. Rasti në hetime”.
Shoqëria gjithnjë e më individualiste drejt së cilës ne ecim po vihet re me më shumë forcë në Korenë e Jugut. Atje, rreth 3% e popullsisë midis moshës 19 dhe 39 vjeç jeton në vetmi absolute, të izoluar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Ata e bëjnë këtë nga paaftësia për t’u përshtatur me shoqërinë dhe për të arritur suksesin e vendosur nga standardet atje. Ata njihen si “hikikomori”, një term i krijuar për herë të parë në Japoni, në vitet ‘90. Koreja e Jugut, që po lufton me një nga nivelet më të ulëta të lindshmërisë në botë, po përpiqet…
Rap-artisti i njohur nga Drenica, Don Xhon, ka paralajmëruar së fundmi projektin e ri muzikor. “Ike” mban titullin kënga e re, për të cilën tashmë ka ndarë me ndjekësit një insert të shkurtër nga videoklipi. Protagoniste në klip është edhe ish-e dashura e tij me origjinë ruse, Ariana Lirey.Dyshja, të cilët bënë bujë të madhe për ndarjen e tyre, duket se kanë bashkuar forcat këtë herë në një projekt. “Ike është vepër e jo hajgare. Tregu ynë ka pas nevojë për këtë këngë kështu që pritni këtë javë bombën”, ka shkruar reperi në një postim në InstaStory. Në një pjesë,…
Fotot mahnitëse krahasuese po dalin nga Ukraina që dokumentojnë sesi vendi, i cili është objektivi i një pushtimi të paprecedentë në shkallë të plotë nga Rusia, po rindërton qytetet e shkatërruara nga muajt e parë të agresionit. Fotot e publikuara nga Radio Sloboda se si dukej Buça gjatë një prej betejave më të ashpra në fillim të pushtimit dhe si duket tani, një vit më vonë, janë magjepsëse. Kjo tregon se ukrainasit po luftojnë për lirinë e tyre, por nuk ankohen shumë. Ata janë në fushën e betejës, por rindërtojnë edhe qytetet e shkatërruara.
Të mërkurën në të njëjtën tryezë do të ulen kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i VMRO-së Hristijan Mickoski. Nga Qeveria njoftuan se takimi do të mbahet në Klubin e deputetëve, ndërsa opozita shtoi se të dy do të takohen kokë më kokë. Kovaçevski paraprakisht e ka thirrur publikisht Mickoskin në takim me ekipin e tij partiak, por nga VMRO njoftuan se do të takohen vetëm dy liderët. “Ftesa i është dërguar VMRO-DPMNE-së, në të cilën është shumë e qartë se duhet të zgjedhin se në cilin format duan të jetë takimi… a duhet të jetë 1+0, 1+1, 1+2, varësisht nga…
Shkup, 6 qershor – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri sot do të realizojë takim me kryetarin e Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK), Jakim Nedellkov dhe me përfaqësues të Solidarity Center, organizata më e madhe ndërkombëtare për mbrojtjen dhe zhvillimin e të drejtave të punëtorëve me seli në SHBA, si edhe përfaqësues të Federatës amerikane të mësimdhënësve. Takimi do të mbahet në hapësirat e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (06.05.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 180 masa, nga të cilat 47 masa për tejkalim të shpejtësisë, shtatë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë vendosur 10 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, 14 masa për parakalim të paligjshëm, katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara…”, njoftojnë nga MPB.
Xhelil Abdulla sezonin e ri do të luajë me skuadrën e Gostivarit. Mbrojtësi nga Tetova ka arritur marrëveshje me skuadrën shqiptare që u rikthye në elitën e futbollit vendor. Sipas burimeve tona, Xhelil Abdulla ka firmosur kontratë dy vjeçare me Gostivarin, ndërsa ditëve në vijim pritet të prezantohet nga ana e klubit. Xhelil Abdulla së fundmi luajti për Shkupin, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Renovës, Shkëndijës, Llapit, Euromilkut, Duisburgut dhe Grafshapit.
Këto janë kufjet e gjeneratës së re të prezantuara nga Apple. “Apple Vision Pro” është ndërthurje mes botës reale dhe botës virtuale. Kufjet e reja të Apple nuk do të kenë një çmim të lirë. Ato do të kushtojnë 3499 Dollarë dhe do të dalin në treg në fillim të vitit të ardhshëm, së pari në SHBA. Cikli i baterisë së këtyre kufjeve do të jetë 2 orë, e më pas do të kenë nevojë që të karikohen sërish. Apple Vision Pro është tërësisht ndryshe nga kufjet e tjera në treg. Përmes ekranit, ndërthuret realiteti virtual me atë real. Objektet…