Të dërguarit e BE-së dhe SHBA-ve, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar edhe gjatë ditës së sotme pritet të qëndrojnë në Kosovë. Ata fillimisht nga ora 9:45 minuta do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Në njoftimin e presidencës bëhet e ditur se takimi do të zhvillohet në ora 09:45. “Në orën 09:45, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim. Pas takimit me Osmanin, këta dy të fundit do të zhvillojnë një…
Author: Politiko
Një bankomat i një banket private është hedhur në erë me eksploziv në lagjen Butel të Shkupit mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hristijan Todorovski-Karposh”, ndërsa për momentin nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Forca policie ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë kontrolle.
Aktivistja dhe analistja Zana Avdiu ka kritikuar opozitën për opozitarizmin e dobët ndaj Qeverisë Kurti. Avdiu ne Pressing T7, ka thënë se opozita parlamentare është e nënshtruar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. “Opozita nuk janë duke bërë kurgjo, janë tepër të heshut dhe të nënshtrun ndaj Vetëvendosjes. Nuk guxojnë as me ndi, as me dalë me kritiku”, ka thënë Avdiu. Tutje, ajo ka thënë se në kohën kur Kosova mori kritika të shumta edhe nga ambasada amerikane, opozita ka qenë kryesisht e heshtur. ”Ish dashtë me qenë një opozitë më e fuqishme, me kërku me dale njerëzit në përkrahje, jo me vepru…
Sot, në Prishtinë do të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, ku të gjithë pasionantët e librit takohen në një vend. Ceremonia e hapjes do të bëhet duke filluar nga ora 12:00, në amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, sallë e cila sot shërben si hapësirë e Teatrit Kombëtar të Kosovës Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00-20:00. Panairi do të mbyllet më 11 qershor në orën 18:00. Në këtë panair do të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Diaspora. Numri i titujve të rinj – rreth 2000.…
Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në Prishtinë. Më datë 29.05.2023, është raportuar se i dyshuari kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij – shtetase e Shqipërisë. Viktima më 05.06.2023 e ka paraqitur rastin si dhe disa fotografi të lëndimeve të shkaktuara nga i dyshuari, transmeton Klan Kosova. Më 05.06.2023, dy viktimat (nënë e djalë) kosovarë kanë raportuar se i dyshuari (bashkëshorti gjegjësisht prindi) ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. Më datë 05.06.2023, viktima kosovare…
Të hënën në mëngjes, një nxënës në Ferizaj është therur me thikë nga një nxënës tjetër. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ma pranuar trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova. “Raportohet se viktima mashkull kosovar nxënës i një shkolle të mesme ka pësuar lëndime trupore në këmbë nga një mjetë i prehtë thikë dyshohet të ketë shkaktuar nga i dyshuari mashkull kosovar nxënës i po të njëjtës shkollë”. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, sipas mjekut kujdestar jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.
Rafael Leao duket se ka konfirmuar raportimet se skuadra e Milanit ka shkarkuar Paolo Maldinin dhe Daniel Massara. Takimi i djeshëm midis drejtorëve dhe pronarit të klubit Gerry Cardinale ishte aq negativ sa menjëherë u shfaqën sugjerimet se do të ndaheshin. Leao, i cili u ul mes Maldinit dhe Massara vetëm disa ditë më parë për të nënshkruar zgjatjen e kontratës së tij, dukej se konfirmoi po aq shumë me një postim në Twitter. Të tjerë që thuhet se janë habitur janë edhe Sandro Tonali dhe Theo Hernandez, të cilët njohin rolin që Maldini ka në përfaqësimin e historisë së…
Reperi Don Xhoni ka paralajmëruar projektin e ri muzikor, përmes një videoje në Instagram. Diçka që i befasoi fansat ishte prania e ish të dashurës ruse në klipin e këngës së re të reperit. “Ike” do të titullohet kënga që do ta sjellë shumë shpejt Don Xhoni. Kujtojmë se ish e dashura ruse e Don Xhonit kishte bërë tato fytyrën e reperit.download
Pushimet vjetore në jug të Evropës janë përgjithësisht më të lira për gjermanët sesa pushimet në atdheun e tyre. Ndonjëherë dukshëm më të lira. Këtë e tregojnë të dhënat e reja të Entit Federal të Statistikave (Destatis), i cili krahasoi kostot e shërbimeve në gastronomi dhe akomodimit në hotele në vende të ndryshme evropiane. Rritja e kostove të energjisë dhe ushqimit ndikon në uljen e buxhetit të disponueshëm të shumë njerëzve në Gjermani për udhëtime turistike, theksojnë statisticienët gjermanë. “Megjithatë, veçanërisht në vendet e Europës Jugore apo vendet turistike të Europës Juglindore, niveli i çmimeve të shërbimeve në gastronomi dhe…
Kreu i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi ka reaguar ndaj idesë së Mickoskit për “Qeveri me unitet të zgjeruar maqedonase”. Xhaferi emisionin “ClickPlus” shtoi se historikisht është dëshmuar se nuk mund të bëhen kundër një komuniteti tjetër. “Brenda vetes kanë nevojë të kenë unitet sepse kanë dallime rrënjësore për qëndrime shtetërore dhe s’do mend që duhet të kenë unitet por uniteti nuk do të thotë të pranosh thënjen që them unë kundrejt qëndrimeve tua. S’do mend që duhet të kenë një unitet përfshirës, avancues të asaj çka është interesi i shtetit. Ai unitet nuk mund të…