Author: Politiko

Për ne është e rëndësishme marrëveshja me Ukrainën, me të cilën do të kemi eksport pa taksa të produkteve tona bujqësore, të ratifikuar nga të dyja palët, si dhe programin për blerjen e frutave, gjatë të cilit pjeshkët dhe kajsitë do të blihen për herë të parë dhe shumë produkte të tjera vendore, ndërsa në 28 javët e ardhshme çdo fëmijë do të marrë 1 kilogram fruta dhe perime të shëndetshme vendore për mëngjes, tha ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski. Ai sot pas inspektimit të sanimit të sistemit të ujitjes “Makaria” në afërsi të Rosomanit,…

Read More

Edhe skuadra nënkampione e FC Shkupit ka mësuar kundërshtarët e mundshëm në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga Çairi është shortuar në vazon e 6-të, ndërsa duke pasur parasysh se bënë pjesë në mesin e skuadrave favorite, në këtë fazë mund të peshkojë realisht kundërshtarë më të lehtë. Në mesin e kundërshtarëve të mundshëm të skuadrës së FC Shkupit, bënë pjesë edhe skuadra kosovare e Dukagjinit. Kujtojmë, skuadra shkupjane edhe para dy viteve kishte peshkuar kundërshtarë nga Kosova, kur po në të njëjtin kompeticion ishte përballur me skuadrën e Llapit nga Podujeva. Shpresojmë këtë…

Read More

Një person, me vendbanim në Zvicër, ka zbritur me 18 qershor në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Policia është duke e hetuar rastin. Njoftimi i plotë i policisë: PERSON I ZHDUKUR/ANP- Adem Jashari 18.06.2023-14:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se personi mashkull kosovar me vendbanim në Zvicër më datën 18.06.2023 ka zbritur në ANP “Adem Jashari” dhe më nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore.

Read More

Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bekim Rexhepi ka pritur sot në takim Jeton Jusufin, pilotin e parë shqiptarë nga komuna e Sarajit. Rexhepi në Facebook teksa ka shkruar për sukseset e Jusufit në shkollim dhe arritjet profesionale, ka potencuar se me vullnet arrihet çdo synim në jetë. Statusi i plotë: Sot në zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve prita në takim Jeton Jusufin, pilotin e parë shqiptarë nga fshati Çajlanë komuna e Sarajit. Jetoni është një arkitekt i diplomuar i cili vazhdoi ëndrrën e tijë për tu bërë pilot. E urova për arritjet e tijë në akademinë për pilot…

Read More

Një histori e veçantë ka ndodhur në Itali, ku dy të moshuar janë ritakuar pas 55 vitesh dhe kurorëzuan dashurinë e tyre. Paolo Noço, 74 vjeç dhe Regina Pinna, 71 vjeç i thanë “PO” njëri-tjetrit në komunën Perdaxius. “Nuk e harron kurrë dashurinë e parë, mendova se ishte një klishe, por mjaftoi të shihja sërish Reginën për një moment të vetëm për të kuptuar se ajo ka qenë gjithmonë gruaja e vetme në jetën time”, ka rrëfyer 74-vjeçari. Të dy u takuan përsëri pas më shumë se gjysmë shekulli dhe zbuluan se ndjenja e tyre i kishte mbijetuar të gjitha…

Read More

Paga mesatare neto në muajin prill është 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar në sektorët e mëposhtëm: Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (28,1 për qind), Aktivitetet e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (21,7 për qind), dhe objektet akomoduese dhe aktivitetet ushqimore (17,8 për qind). ). Rritje krahasuar me muajin paraprak është vërejtur në sektorët: Aktivitete financiare dhe sigurime (14.7 për qind), Furnizimi me…

Read More

Aktori i njohur shkupjan, Flakron Aliu, i ka dhënë fund beqarisë. Lajmin e ëmbël e dha vet artisti përmes postimit në ‘Facebook’, shkruan Indeksonline. Ai ndau një moment nga dasma ku shihet i veshur si dhëndër e vajza me fustan të bardhë. ‘E mora’, shkroi ai krahas mbishkrimit.

Read More

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka pritur në zyrën e tij disa semimaturantë, të cilët në zyrat e ministrisë që ai drejton kanë realizuar procesin e regjistrimit online në shkollë të mesme. Ai përmes kësaj ka përcjellur mesazhin e efikasitetit kësaj mënyre të aplikimit përmes e-uslugi.mon.gov.mk duke dëshmuar që aplikimi është i lehtë dhe sistemi funksionon në mënyrë të përkryer. Ministri Shaqiri inkurajon të gjithë semimaturantët të përdorin këtë mënyrë të regjistrimit në drejtimin e preferuar dhe ju ka uruar suksese të gjithë nxënësve në realizimin e aspiratave të tyre arsimore. “Ishte kënaqësi të përkrah disa semimaturantë nga…

Read More

Nga Shkodra, teksa zhvilloi një leksion të hapur me studentë të fakultetit të drejtësisë, ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu komentoi situatën në veri të Kosovës dhe rolin e Shqipërisë. Ai ironizoi përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun, Miroslav Lajçak, duke thënë se vijnë nga 2 vende që nuk e njohin Kosovën. “Është e vërtetë që Kosova është në një situatë të vështirë. Lufta për pushtet ngatërrohet me luftën për komb. Si mund të zgjidhet ky konflikt kur në krye janë 2 njerëz që vijnë nga shtete që nuk e njohin Kosovën, Borrell nga Spanja dhe…

Read More

Profesoresha serbe, Biljana Srbljanoviq ka nxjerr të vërtetën në lidhje me Kosovën dhe shqiptarët në një television serb. Sipas saj Kosova është humbur kur Serbia ka humbur luftën ndaj saj. “Ne kemi bërë krime, dhe e humbëm Kosovën duke e humbur luftën”, tha ajo. Rikujtojmë se tensionet mes serbëve dhe shqiptarëve vazhdojnë të jenë të shumta. https://twitter.com/drcelaj?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1670773322181648384%7Ctwgr%5E6cf30e27b8b9c7bbfc53a55cf87e2187f4722dff%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fprofesoresha-serbe-ne-kemi-bere-krime-e-humbem-kosoven-duke-e-humbur-luften%2F

Read More