Në pronën e bletarit Vladimir Gavrilovski në Neproshten të Komunës së Tearcës, gjatë natës së kaluar janë shkatërruar 20 koshere me familje bletësh, me gjasë nga një ari, informon AMI, përcjell KlanM. Kjo gjendje e vështirë me të cilën përballet bletari është pjesë e situatës së zakonshme këtë muaj në rajonin e malit Sharr theksojnë shoqatat e bletarëve. “Gjatë këtij viti, që nga sot (20 qershor) në SPB Tetovë janë raportuar gjithsej 33 raste të dëmtimit të shkaktuar nga gjahu. Numri më i madh i rasteve të raportuara i referohej zonës më të gjerë të Tearcës, dhe më së shpeshti…
Author: Politiko
Kordinatori për zgjedhje të brendshme partiake në degën e Çairit, Ekrem Bunjaku sot bashkë me anëtar të komisionit kanë dorëzuar kandidaturat për kryetar dege, anëtar të kryesisë së degës, kryetar të Këshillave vendor dhe anëtar të kryesisë së Këshillave vendor pranë Komisionit Qendror Zgjedhor të BDI. Ndryshe zgjedhjet e brendshme partiake pritet të mbahen më 2 korrik.
Partitë politike të gatshme të heqin “Qeverinë teknike”, VMRO-ja kërkon zgjedhje! Partitë politike kanë shprehur gatishmëri që të heqin “Qeverinë teknike”, ndonëse për dikë një çështje e tillë duhet të diskutohet deri në një mendim final. Në ngjarjen “Forumi i Prespës”, organizuar ditë më parë, zëvendëskryeministri i parë tha se përkrah largimin e qeverisë teknike, e një mendim të ngjajshëm e kemi dhe nga LSDM dhe opozitarja VMRO-DPMNE. Sipas këtyre të fundit, ata janë të gatshëm të diskujtojmë lidhur më këtë çështje. Kujtojmë se ky model i qeverisjes, me ministra të pushtetit dhe opozitës 100 ditë para çdo cikli zgjedhor,…
Grubi: Rritet paga mesatare në 600 euro Paga mesatare në Maqedoninë e Veriut ka arritur tashmë në 600 euro. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook. Grubi shkruan se qeveria vazhdimisht po punon për një standadart më të mirë jetese për qytetarët. Statusi i plotë: Një vit e gjysmë përpara përfundimit të mandatit e plotësuam përbetimin tonë zgjedhor për 600 euro pagë mesatare. Paga mesatare neto në muajin prill ka arritur vlerën prej 36.134 denarë dhe është rritur për 14,6 për qind në krahasim me të njëjtin muaj në…
I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës të cilët u rrëmbyen nga autoritetet serbe në kufirin Kosovë-Serbi. Këtë ai e ka kërkuar në një diskutim në Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik në Washington për dialogun Kosovë-Serbi, ku i ftuar është edhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Klankosova.tv. “Ne dëshirojmë që të shohim lirimin e menjëhershëm të tyre. Pozicioni ynë është, qoftë nëse janë rrëmbyer apo nëse janë gjetur gabimisht në territorin serb, ata nuk kishin qëllime të…
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se nuk kanë vendosur ndonjë afat kohor të caktuar për mbajtjen e zgjedhjeve elektorale në komunat veriore të vendit, pas zhvillimeve të fundit. Ai, në një intervistë me Ilva Tare, ka deklaruar se për mbajtjen e zgjedhjeve duhet të ketë një vullnet politik. “Nuk ka afat sepse gjithçka varet nga vullneti politik, ne vërtet besojmë se duhet të bëjmë thirrje që zgjedhjet të mbahen sa më shpejt që është e mundur”. “Sigurisht që ka procedura kushtetuese që duhet të respektohen, që kryetarët e komunave të japin dorëheqjen apo të shkarkohen…
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth rrëmbimit të tre policëve të Kosovës nga ana e njësisë speciale të Serbisë. Ai tha se kjo është hakmarrje nga ana e Serbisë për arrestimin e kapos së “Mbrojtjes Civile” Milun Milenkoviq-Llune. “Serbia përdori instrumentin më qyqar, atë të rrëmbimit të tre zyrtarëve policorë. Për harkmarrje ç’njerëzore kemi kërkuar denoncim të hapur nga gjithë partnerët tanë”, tha Kurti.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të krijohet pa një dekret të Qeverisë së Kosovës, vlerësojnë Enver Hasani, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës dhe Dushan Janjiq nga Forumi për marrëdhënie etnike në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 qershor, ka deklaruar se serbët në Kosovë do të marrin “vendime aktive” në periudhën e ardhshme, pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Ai ka theksuar se në kremten ortodokse Shën Vidi (Vidovdan) që shënohet më 28 qershor, serbët “në mënyrë paqësore, do të ndërmarrin hapat e tyre në rrugën drejt lirisë”.…
Hetimet për drogimin e fëmijëve parashkollorë në Tajvan kanë ndezur alarmin e gjerë në ishull. Mësuesit në një kopsht fëmijësh në New Taipei City janë akuzuar për qetësimin e nxënësve me shurupe kundër kollës që përmbajnë barna si fenobarbital dhe benzodiazepina. Policia ka hetuar për javë të tëra dhe thotë se nuk është e qartë pse fëmijët janë ushqyer me këto shurupe. Por skandali ka shkaktuar protesta familjare jashtë ndërtesave qeveritare. Qindra iu bashkuan një demonstrate në New Taipei City të dielën duke bërë thirrje për transparencë më të madhe nga hetimi i policisë, me shumë që kritikojnë autoritetet për…
“Nëse për 22 vjet kemi përfshirë shtatë etni, i kemi bërë pjesë në Kushtetutën tonë, çfarë dëmi mund t’i bëjë popullit dhe identitetit maqedonas nëse përfshijmë edhe gjashtë bashkësi etnike që jetojnë këtu. Për fat të keq, opozita vendosi të shqetësohet më shumë për vlerësimin e saj sesa për interesat strategjike të shtetit dhe vetëm kjo është arsyeja pse është e pasigurt nëse do të ndryshohet Kushtetuta”, thotë presidenti Stevo Pendarovski në një intervistë për Faktor.mk. Pendarovski poashtu ka përmendur dhe qëndrimet e fundit të opozitës maqedonase, siç i quan ai të ndryshuara tashmë. “Opozita bëri një ndryshim 180 shkallësh…