Sot në orën 18:00 do të bëhet varrimi i tre anëtarëve të familjes Pacolli që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjik më datë 17.06.2023 në lumin Lepenc të Maqedonisë së Veriut. Varrimi i të ndjerëve bëhet në varrezat e qytetit në Prishtinë./Gazeta10
Author: Politiko
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendi i tij është i vetmi në Ballkanin Perëndimor që nuk ka çështje të hapura me askënd në rajon dhe pa synimin për të ndërhyrë në marrëdhëniet e askujt. Ai i ka ofruar mundësinë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të mbahet në Mal të Zi, raporton RTCG. Ai ka thënë se i ka bërë apel Kurtit që të mos hyjë në konflikt më të thellë me ndërkombëtarët dhe të përpiqet ta zgjidhë këtë çështje me dialog. “Ai më tha se ata tashmë kanë…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka uruar sportistët Agron Hajredini dhe Juliana Petrovska për suksesin e arritur në Lojrat Olimpike Botërore për personat me aftësi të kufizuara që u mbajtën në Berlin. Grubi ndër të tjera shkruan se paraqitje të tilla na bëjnë krenar të gjithëvë. Statusi i plotë: Përgëzoj atletët tanë Agron Hajredini për medaljen e arit të fituar në disciplinën “kërcim në largësi nga vendi” në Lojërat Olimpike Botërore për personat me aftësi të kufizuara në Berlin, atleten Juliana Petrovska për medaljen e argjendit në të njejtën disciplinë…
Presidenti amerikan Joe Biden ka folur në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Connecticut, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, por tha diçka që habiti të gjithë. Ai siç duket ngatërroi audiencën pas mbylli fjalimin e tij me frazën “Zot ruaje Mbretëreshën”. Pamjet e kësaj deklarate të pazakontë filluan të përhapen shpejt në internet, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale pyesnin se çfarë donte të thoshte me këtë. Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në…
Pas ndalimit të mallrave serbe nga ana e Qeverisë së Kosovës, serbët nga ana tjetër e kufirit kanë bllokuar kalimin kufitar në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdare. Siç raporton Novosti, vozitësit e kamionëve me mallra serbe që po presin të hyjnë në Kosovë, po lejojnë të kalojnë automjetet serbe por jo edhe ato me targa të Kosovës dhe të huaja. Mediat serbe që i shërbejnë regjimit serb, raportojnë se rreth “30 vozitës të kamionëve” nga Kurshumlia kanë bllokuar rrugën kryesore Nish-Kosovë në fshatin Rudarë dhe nuk lejojnë kamionë dhe autobusë me targa të Kosovës dhe të huaja nga Kosova të hyjnë…
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të Dhunës Seksuale në Konflikt ka thënë së Serbia është adresa ku duhet drejtuar thirrja për drejtësi. Sipas të parës së Drejtësisë, dhuna seksuale gjatë luftës, e përjetuar mbi trupat e grave dhe të burrave, është krimi më i rëndë dhe mizoria e cila ende nuk është dënuar e as nuk është vendosur drejtësi. Ajo ka thënë se për dhunimet që u shkaktuan ndaj popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë, duhet ti kërkohet Serbisë ti dorëzojë kriminelët e luftës që i mban në Serbi. “Në Ditën Ndërkombëtare të Eliminimit të…
Futja e komunitetit bullgar në Preambulën e Kushtetutës së Maqedonisë së Veriut nuk është një kusht nga Bullgaria, por një nga pikat e marrëveshjes dypalëshe, kështu thotë në një prononcim për Indeks.mk, Aleksandar Markov – gazetar në Televizionin Nacional të Bullgarisë (BNT), i cili po ndjekë nga afër zhvillimet në kontestin midis Shkupit dhe Sofjes. “Futja e bullgarëve në Preambulën e Kushtetuës nuk është kusht i Bullgarisë, por një marrëveshje ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë nga 19 korriku i vitit të kaluar, me protokollin e nënshkruar dypalësh. Protokolli dypalësh hyri në Kornizën e negocimit të Maqedonisë së…
Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi foli në konferencën vjetore të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), ku u diskutua me temën “Sfidat e kompanive në RMV, në sigurimin e fuqisë punëtore në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit”. Bytyqi tha se sfidat e kompanive tona në ofrimin e fuqisë punëtore në epokën e globalizimit dhe digjitalizimit, janë një problem që tashmë e kemi zbuluar dhe se është një realitet i hidhur për të gjithë Ballkanin Perëndimor, por edhe për Bashkimin Evropian. “Vetë Bashkimi Evropian po vuan mungesën e fuqisë punëtore, pasi në analizën e publikuar së fundmi nga “Instituti…
Aktori i mirënjohur shqiptarë, Naser Rafuna, është një nga më të dashurit e skenës kinematografike. Përpos serialit “Çka ka shpija”, në rolin e Xhekut, ai është aktiv edhe në rrjetet sociale. Artisti poston imazhe të ndryshme për fansat dhe ndjekësit, shkruan “Kosovarja”. Së fundmi, ai mori vëmendje me një krahasim të një imazhi kur ka qenë adoleshentë dhe me një të sotme ku shihet i thinjur. Ndonëse pamja i ka ndryshuar ndër vite ai mbetet një nga aktorët më të njohur shqiptarë./Kosovarja/
Një hulumtim i madh mbi dëmin e ushqimeve zbuloi se një produkt që u përket produkteve të mishit shkurton ndjeshëm jetën Bëhet fjalë për hot-dogët. Siç zbuluan shkencëtarët, çdo hot-dog i ngrënë shkurton jetën për më shumë se gjysmë ore. Më saktësisht, indeksi i ri i cili vlerëson ndikimin nutritiv i pothuajse 6.000 artikujve ushqimorë zbuloi që çdo hot-dog i ngrënë që e ha një person mund të shkurtojë jetëgjatësinë e vetë për saktësisht 36 minuta. Ekspertët nga Universiteti i Michiganit shpjeguan se si funksionon ky indeks: ai merr parasysh të gjitha aspektet e ciklit jetësor të një ushqimi, duke…