Author: Politiko

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka pritur sot në takim nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj. Grubi në faqen e tij zyrtare në Facebook shkruan se me Hoxhajn kanë biseduar për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, me theks të veçantë për prioritetin për ruajtjen e stabilitetit dhe për një të ardhme më të zhvilluar. Postimi i plotë: Ishte kënaqësi të mirëprisja sot në takim Nënkryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe ish Zëvendëskryeministrin, z. Enver Hoxhaj. E ardhmja europiane e vendeve tona ishte në fokusin e bisedës sonë që kërkon kompaktësi të guximshme veprimi në nivel rajonal,…

Read More

Nëse dikur njerëzit bashkë me flokët e tyre humbnin edhe një pjesë nga sharmi i tyre, e dukeshin më të moshuar, sot ka zgjidhje edhe për këtë punë: Thjesht mbillni flokët. Për të mësuar se cili është historiku i mbjelljes së flokëve, procedura dhe detaje të tjera me rëndësi, u drejtuam në klinikën më të njohur me seli në Tiranë dhe në Prishtinë, në “International Hair Clinic’s”, tek Dr Erion Çela. “Në vitet 1950, një dermatolog në New York, Dr. Norman Orentreich, zhvilloi konceptin e “dominimit të dhuruesit”, i cili ende është parimi bazë i trasplantit të flokëve modern. Orentreich…

Read More

Eurodeputetët, lehtësuesit e Procesit të Dialogut, Jean Monnet, Marion Valsman dhe Ilhan Kyuchyuk sot do të kenë takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Në takim, siç njoftojnë nga Kuvendi, do të marrë pjesë edhe ambasadori i Delegacionit të BE-së, David Geer. Eurodeputetët Valsman dhe Kyuchyuk do të mbajnë edhe një seancë të shkurtër përgatitore me Grupin Punues për pjesëmarrje në Dialogun Jean Monnet. Në kuadër të vizitës, eurodeputetët do të kenë takime individuale me nënkryetarët e Kuvendit, Goran Misovski dhe Hysni Ismaili dhe Sekretaren e Përgjithshme të Kuvendit, Cvetanka Ivanova, si dhe me…

Read More

Ndryshimet kushtetuese akoma nuk kanë ardhur në rend dite në qeveri dhe askush nuk e thotë se kur kjo do të ndodhë. Anëtarët e ekzekutivit dje kishin seancë por në të nuk është hapur tema e draft amendamenteve të ndryshimeve kushtetuese. Kryeministri Dimitar Kovaçevski ndërkohë tha se askush nuk ushtron presion ndaj deputetëve tëVMRO-DPMNE-së që individualisht të vendosin të mbështesin ndryshimet, përkundër vendimit të partisë së tyre. “Dua të mohoj çfarëdo presioni ndaj cilitdo deputet të Kuvendit nga cilado parti politike. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë. Ju ishit dëshmitarë të votimit të propozimit francez kur edhe…

Read More

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (19.06.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 271 masa, nga të cilat 87 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 26 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 36 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave, nëntë masa për automjete me defekt teknik dhe të paregjistruara. Shtatë sanksione janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për moslejimin e rrugës për këmbësorët, tetë masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit, thuhet në kumtesën…

Read More

Qeveria e RMV-së në seancën e djeshme e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për pagesën e pensioneve për muajin qershor të vitit 2023, me të cilin Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore të Maqedonisë së Veriut është i obliguar që të dhënat për pensionet t’ua dorëzojë bankave komerciale, jo më vonë se 26 qershor. Shërbimi për shtyp i Qeverisë bëri të ditur se u ka rekomanduar bankave komerciale të sigurojnë që pensionistët të mund të disponojnë pensionet e qershorit përmes rrjetit të ATM-ve dhe në rrjetin tregtar nga data 27 qershor 2023. “Rekomandohet që bankat afariste, përmes filialeve dhe ekspoziturave të…

Read More

Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon kritikat ndaj ndërmjetësve të dialogut, në prag të takimit të mundshëm Kurti-Vuçiq në Bruksel. Sipas partisë në pushtet, qasja e përfaqësuesit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe ndërmjetësit të dialogut, Miroslav Lajçak është e padrejtë ndaj Kosovës. Deputetja e mazhorancës, njëherësh kryetare e Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, thotë për KosovaPress se Borrell dhe Lajçak po dëshirojnë ta dërgojnë dialogun në temat që i leverdisin presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Prandaj, sipas saj, ky i fundit përmes strukturave kriminale po krijon tension në veri në mënyrë që të nxjerr…

Read More

Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur përmes një njoftimi se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka vendosur ta zgjasë emergjencën kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor të paktën deri më 26 Qershor të vitit 2024. Kjo emergjencë ishte shpallur me urdhër ekzekutiv më 26 Qershor të vitit 2001, por Biden, në një deklaratë të lëshuar më 20 Qershor, bëri të ditur se ajo do të zgjatet edhe përtej 26 Qershorit të këtij viti shkaku i situatës në Ballkanin Perëndimor. Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se “veprimet e personave që kërcënojnë paqen dhe përpjekjet ndërkombëtare për stabilizim në…

Read More

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia ka thënë se falë profesionalizmit të pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s, në veri “u shmang një masakër”. “Ne arritëm t’i shpëtojnë 15 policë të bllokuar në turmë”, tha Ristuccia në një intervistë për agjencinë italiane të lajmeve, AGI. “Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua (më 29 maj) ishte fakti që ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj ta shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën ta menaxhonin forcën që të mos përshkallëzohej situata, kështu…

Read More

Pikat kufitare në Bërnjak, Jarinjë e Merdarë janë zhbllokuar për qarkullimin e automjeteve. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme sipas të dhënave të fundit të përditësuara. Kujtojmë se të hënën këto tri pika kufitare kanë qenë të bllokuara për shkak të protestave në territorin e Serbisë, andaj qytetarëve u ishte bërë thirrje të shfrytëzoheshin pikat e tjera kufitare.

Read More