Close Menu
Bild
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    • BALLINA
    • MAQEDONI

      Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

      21/02/2025

      Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

      18/12/2024

      Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

      18/12/2024

      FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

      11/08/2024

      BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

      11/08/2024
    • RAJON
    • BOTA
    • SHOWBIZ
    • SPORT
    • SHËNDETI
    • OPINIONE
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Bild
    Home»BOTA»Investime amerikane që rrisin rolin strategjik të Gjermanisë
    BOTA

    Investime amerikane që rrisin rolin strategjik të Gjermanisë

    24/06/2023
    Facebook Twitter Email

    Intel ka bërë investimin më të madh të drejtpërdrejtë të huaj në historinë e Gjermanisë. Investimi për dy fabrika mikroprocesorësh ka rëndësi të shumëfishtë edhe politike, shkruan Auron Dodi.

    Parametrat e investimit të Intel-it

    30 miliardë euro do të investojë koncerni elektronik amerikan Intel në Gjermani. Ky investim bëhet për ngritjen e dy fabrikave të mikroprocesorëve, apo të chips, si njihen me termin anglisht. Fabrikat do të ngrihen në lindje të Gjermanisë, në qytetin e Magdeburgut. Në fabrika do të vihen makineri të teknologjisë më të përparuar që ekziston: të teknologjisë ekstreme të litografisë ultraviolet. Në këtë mënyrë do të prodhohen mikroprocesorët më efikasë të mundshëm sot. 7000 vende pune do të krijohen në industrinë e ndërtimit, në fazën e parë për fabrikat. 3000 vende pune të përhershme të teknologjisë së lartë do të pasojnë. Kurse numri i vendeve të reja të punës që pritet të krijohen, me këtë rast, në ekosistemin e industrisë së gjysmëpërçuesve, llogaritet në dhjetëra-mijëra të tilla.

    Investimi i Intelit rrit rëndësinë strategjike të Gjermanisë

    Investimi i Intelit ka rëndësi të madhe strategjike. Me të forcohet pozicioni i Gjermanisë në një industri me rëndësi strategjike, atë të mikroelektronikës. Kancelari Olaf Scholz u shpreh se”me këtë investim ne bashkohemi me liderët botërorë në këtë teknologji”. Për nga vëllimi është investimi më i madh i drejtpërdrejtë i huaj në historinë e Gjermanisë. Kancelari gjerman tha më tej në një takim me shoqatën e industrialistëve gjermanë BDI (19.06.), se “Gjermania po zhvillohet në një nga qendrat më të mëdha në botë, të prodhimit të gjysëmpërçuesve”. Që tani, një ndër tre mikroprocesorë që prodhohen në Evropë vjen nga Gjermania – nga landi i Saksonisë, në lindje të Gjermanisë.

    “Në realitet, gjithçka po konvergon drejt Gjermanisë”, tha kancelari Scholz. Me këtë ai kundërshtoi kritikët, që me hyrjen në recesion të Gjermanisë u bien këmbanave të alarmit. Scholz-i tha se ata që kritikojnë “janë mësuar të shohin vetëm atë që nuk funksionon” te Gjermania.

    Në fakt “Silicon Junction”, siç e ka quajtur Intel-i investimin në Magdeburg të Gjermanisë, nuk është investimi i vetëm i huaj në këtë industri. Një fabrikë moderne e mikroprocesorëve do të ngrihet në jug të Gjermanisë, në landin e Zarës (Ensdorf) nga kompania tjetër amerikane Wolfspeed. Kurse koncerni amerikan Infineon do të zgjerojë fabrikën në Dresden dhe do të krijojë atje rreth 1000 vende të reja pune. Në Magdeburg, përveç dy fabrikave të gjysëmpërçuesvee, është planifikuar edhe një park i teknologjisë së lartë, për vendosjen e furnizuesve.

    Investimet e koncerneve amerikane – me rëndësi politike për Gjermaninë

    Investimi historik i fundit i Intelit dhe investimet e tjera të huaja janë gjithashtu vlerësime politike për Gjermaninë.

    Me zhvillimet në Ukrainë, politikisht qendra e Evropës po zhvendoset drejt Lindjes. Por nuk kemi (dhe as mund të kemi) një zhvendosje në kuptimin e kapaciteteve politike dhe ekonomike drejtuese – në fakt qendra e Evropës mbetet në Gjermani.

    Investimet masive të huaja dëshmojnë besimin që kanë, edhe aktualisht, të huajt te ekonomia shumë e zhvilluar e Gjermanisë dhe te aftësitë tradicionale të gjermanëve për të prodhuar instrumenta të precizionit të lartë. Megjithë problemet aktuale, ekonomia e Gjermanisë, më e madhja në Evropë, mbetet në tërësi një nga ekonomitë më të shëndetshme të Evropës.

    Më tej, industrializimi i lindjes së Gjermanisë, zonë më pak e industrializuar se perëndimi, krijon atje mijëra vende pune. Kjo godet mbështetjen për ekstremistët e djathtë të partisë AfD, të cilët sipas sondazheve arrijnë në disa zona 26% mbështetje.

    Subvencionet luajnë rol, por jo vendimtar

    Shumë vende janë të gatshme t’u japin subvencione koncerneve amerikane, që ato të vendosen e prodhojnë atje, megjithatë amerikanët nuk investojnë kudo.

    Fabrikat e reja të Intelit, sipas medieve, Gjermania i subvencionon tani me 9.9 miliardë euro. 6.8 miliardë euro planifikohej në fillim kjo shumë. Rritja e subvencionit gjerman ngjalli debate në Gjermani. Por kritikët harrojnë se Gjermania e rriti shumën vetëm pasi Intel-i vendosi ta dyfishojë investimin në Magdeburg: nga 17 miliardë euro në fillim, në 30 miliardë euro. Kështu që tani, pjesa e subvencionit gjerman në vëllimin total është ulur: nga 40 përqind, që ishte në marrëveshjen e parë, në 33 përqind tani.

    Në fakt, shefi i Intelit, Pat Gelsinger e përshkroi projektin e Magdeburgut, si “një pjesë kritike të strategjisë sonë për rritjen e Intel-it”. Inteli do të ndërtojë një fabrikë mikroprocesorësh edhe në Wroclaw, Poloni, për 4.2 miliardë Euro. Ajo pritet të përfundojë në vitin 2027. Atje mikroprocesorët do të montohen dhe testohen. Inteli tha se fabrika polake, së bashku me fabrikat në Magdeburg dhe fabrikën ekzistuese në Irlandë, do të krijojnë, “zinxhirin e vlerës së prodhimit të gjysëmpërçuesve…të teknologjisë së fundit, nga fillimi në fund në Evropë”.

    Rëndësia e investimit të Intelit për Evropën

    Për Bashkimin Evropian ky investim konsiderohet me rëndësi vendimtare për të rritur pjesën në tregun botëror të gjysëmpërçuesve – nga 10 përqind aktualisht, në 20 përqind – deri në vitin 2030. Bashkimi Evropian dëshiron të bëhet teknologjikisht më i pavarur nga Azia për prodhimin e mikroprocesorëve.

    Pas nënshkrimit të hënën (19.06.) në Berlin të kontratës për fabrikat e Intelit, nga kancelari Olaf Scholz dhe shefi i koncernit Intel, Pat Gelsinger, pritet aprovimi i Brukselit për këtë investim ndërkombëtar në Gjermani. Kjo konsiderohet megjithatë vetëm çështje formale. Varësisht sa shpejt do të jepet drita e gjelbër, brenda 4 ose 5 vitesh në fabrikat e Magdeburgut nis prodhimi i mikroprocesorëve./DW

    Previous ArticleLSDM: Të vazhdojë dialogu për ndryshimet kushtetuese, DPMNE ka shansin të bëjë diçka për vendin
    Next Article Cristiano Ronaldo “arratiset” në Sardenjë

    Related Posts

    Nxehtësia ekstreme vret mijëra njerëz në të gjithë botën

    21/06/2024

    Pesë të vdekur nga zjarret në Turqi

    21/06/2024

    Mark Rutte pritet të jetë shefi i NATO-s

    19/06/2024
    LAJMET E FUNDIT
    MAQEDONI

    Hiti i pavdekshëm i Agron Berishës, “Ëndërr” risillet nga Luiz Ejlli e Lindon Berisha

    21/02/2025

    Këngëtari nga Shkupi, Lindon Berisha së bashku me artistin nga Shqipëria Luiz Ejlli kanë lanësuar…

    Nëse është drejtësi, le të jetë për të gjithë! A do të mbajnë përgjegjësi Mickoski dhe Qeveria ashtu si Grubi dhe Kovaçevski?

    18/12/2024

    Hakmarrjet politike po shkatërrojnë drejtësinë!

    18/12/2024

    FOTO/ Këngëtari Jetmir Rexhepi- “kandidati i preferuar i Bilall Kasamit për drejtori të ansamblit” ishte i arrestuar për drogë në vitin 2023

    11/08/2024

    BDI dënon krimin urban dhe oligarkinë në komuna dhe kërkon Veting Ndërkombëtar

    11/08/2024
    Facebook X (Twitter) Instagram Pinterest
    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.