Author: Politiko

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për situatën në veri të Kosovës, duke thënë se demonstron rëndësinë e bashkëpunimit NATO – BE. Ai tha se NATO e përkrah angazhimin e BE-së për ndërmjetësimin në dialog, me prezencë të forcave të KFOR-it në terren. “Kemi rritur prezencën dhe u kemi bërë thirrje palëve të shtensionojnë situatën dhe të ndalen nga veprimet që mund të rrisin tensionet”, tha ai, njofton Klankosova.tv. Stoltenberg po ashtu iu kërkoi Kosovës e Serbisë që të angazhohen në mirëbesim të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Read More

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbështeti idenë për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe Serbinë, me qëllim uljen e tensioneve mes tyre. Michel i bëri komentet në prag të një samiti të BE-së, që zhvillon punimet sot dhe nesër në Bruksel. “Dua të them se ne e mbështesim edhe idenë për të organizuar, sa më parë që të jetë e mundur, një konferencë – së bashku me disa shtete anëtare të BE-së“, tha Michel, duke theksuar edhe nevojën e koordinimit me SHBA-në. “Mendoj se ka ardhur koha të kemi një qasje globale dhe të bëjmë hapa të qartë drejt…

Read More

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pasi Policia e Kosovës ndaloi djalin e tij, Danilo, në Trudë për shkak të bluzës me mbishkrimin “dorëzimi nuk është opsion” që pati në festën e Vidovdanit. Vuçiq ka thënë se Danilo ka ecur mes përmes Prishtinës me bluzën me atë mbishkrim deri në Graçanicë “vetëm t’i lutet Zotit”. “E përgëzoj Albin Kurtin për kurajën e tij. Ai nuk është kaq i guximshëm kur është përreth meje, por në rregull. Kur dërgojnë të tjerët që të sigurojnë jetesën me fëmijët e të tjerëve, është në rregull. Danilo nuk është i vogël, është pak më…

Read More

Mbetje të supozuara njerëzore janë gjetur brenda rrënojave të nëndetëses Titan e cila shpërtheu në thellësi të ujërave të Atlantikut gjatë një eksplorimi drejt anijes së fundosur Titanik. BBC, duke cituar Rojën Bregdetare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raporton se mes rrënojave që kanë nxjerrë në sipërfaqe dyshohet se ka edhe mbetje njerëzore. Shpërthimi i Titan i mori jetën pesë pasagjerëve të cilët ishin në bordin e saj ndërsa kanë nisur hetimet për të kuptuar se çfarë ka ngjarë në të vërtetë. Profesionistët mjekësorë amerikanë do të kryejnë një analizë zyrtare të këtyre mbetjeve të supozuara njerëzore, citohet Roja…

Read More

Në pesë muajt e parë të vitit eksporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut është rritur për pothuajse 1,7 miliardë lekë ( 15,7 milionë euro) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave zyrtare në Institutin për statistikë, INSTAT, për shkëmbimin tregtar të jashtëm, në periudhën janar-mars, në Maqedoninë e Veriut janë eksportuar mallra me vlerë rreth 9,2 miliardë lekë ose 82,2 milionë euro. Përkundrejt rritjes së eksporteve shqiptare, importi i produkteve të Maqedonisë në Shqipëri është në rënie. Në këtë periudhë raportuese është vërejtur rënie e importit të mallrave nga Maqedonia e Veriut për 813 milionë…

Read More

Noizy ka folur për herë të parë pasi u bë i njohur autori i disa zjarrvënieve në lokalet dhe pronat e tij. Pak orë pasi i dyshuari, djali i dajës së tij u zu në flagrancë në mëngjes duke përsëritur aktin, reperi ka zbuluar edhe arsyet. Me gjasë, shkaktari që e ka shtyrë atë të bëjë këto veprime është besimi fetar. Noizy e ka përshkruar familjarin e tij si ekstremist fetar që beson se lokalet nuk duhet të shesin alkool dhe muzika është haram. ‘Prandaj e bëri këtë akt terrorist’, u shpreh reperi. Noizy është shprehur se nuk mund ta…

Read More

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar se policët në Kosovë i “kanë drejtuar armët djalit të tij Danillos, i cili mori pjesë në festën e Vidovdanit në Graçanicë, duke kërkuar që ai të hiqte me çdo kusht bluzën me mesazhin “Dorëzimi nuk është opsion”, gjë që ai nuk e bëri. Vuçiq ka shkruar në Instagram pak pas mesnate se për atë që ka ndodhur në Kosovë “e ka marrë vesh vetëm atëherë”. “Vetëm tani mora vesh se çfarë ka ndodhur në Kosovë. Herën e fundit që ndaluan Danillon, jo larg Podujevës, policia shqiptare i kërkoi me çdo kusht të hiqte…

Read More

Në festën e Kurban Bajramit një imam në Kosovë i ka dhuruar një familje katolike në nevojë një shtëpi të re, shkruan agjencia AP. Prenk Nreca 41-vjeçar, jetonte në shtëpinë në Pjetërshan me pesë fëmijë të moshave nga 6 deri 11 vjet. Fshati është në afërsi të Gjakovës dhe rreth 80 kilometra nga Prishtina. Nreca përkujdeset i vetëm për fëmijët. Në Krishtlindjen e fundit, imami Abdurrahman Bejtullahu pa nëpër lajme kushtet e rënda në të cilat jetonte familja Nreca, dhe kështu vendosi të mblidhte fonde për t’ia ndërtuar familjes një shtëpi të re. Nreca është i papunë dhe kryesisht bazohet…

Read More

Pelegrinët në Haxh, edhe këtë vit, morën pjesë në ritualin e ‘gjuajtjes me gurë të djallit’ – herët të mërkurën në ditën e parë të Kurban Bajramit. Si pjesë e ritualit, pelegrinët hedhin guralecë në tri shtylla të mëdha që shënojnë vendet ku djalli u përpoq të ndërpresë sakrificën e Ibrahimit. Zona e Jamarat është një vend ku ka pasur edhe probleme për shkak të turmave të shumta. Megjithatë, vitet e fundit, Arabia Saudite ka përmirësuar ndjeshëm infrastrukturën dhe masat e sigurisë për të parandaluar rrëmujën dhe mbipopullimin, përcjell Telegrafi. Qeveria saudite ka zbatuar masa të ndryshme, si zgjerimi i…

Read More

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka realizuar paraqitje para mediave në Berlin. Ai ka folur për deklaratën e kancelarit gjerman, Olaf Sholz për pjesën ku thotë se “garanton se nuk do të ketë kushte të tjera përpos ndryshimeve kushtetuese”. “Unë e di se si sillen vendimet në BE. Unë vetë kam qenë pjesë e Samitit të Këshillit Evropian kur është miratuar korniza negociuese. Ajo u miratua me konsensus mes 27 shteteve anëtare dhe korniza negociuese është rezultat i konsensusit të 27 shteteve. Unë shumë qartë u shpreha në konferencë dhe u falënderova për mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive të…

Read More